Imer Mushkolaj: Berisha apo Rama? Rama është një kryeministër normal

Opinionisti i Gazetës kosovare Express ka ndjekur vizitën e Ramës në Pejë dhe ka parë tek ai një kryeministër të ndryshëm, që “nuk bërtet si Sali Berisha, [e që] as nuk shet pseudopatriotizëm e folklorizëm”. Nuk është se Rama i ka bërë ndonjë përshtypje kushedi se çfarë, por i ka bërë përshtypje që “Edi Rama është një kryeministër normal”.
Dhe saktëson idenë e vet: “Kosovarët tek Rama nuk e shohin dhe nuk duhet ta shohin një ‘baba’, udhëheqës të shtetit shqiptar, i cili në një ditë të bukur do t’i marrë të gjithë në gjirin e vet. Jo, jo. Ata tek Rama duhet të shohin një kryeministër të Shqipërisë, i cili duhet dhe po përpiqet të krijojë marrëdhënie korrekte me Kosovën, pa e përdorur kartën e shpifur të nacionalizmit për të ngrohur zemra, për të ngrehur gjakra e për të nxehur koka.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetaexpress.com/opinione-dhe-editoriale/nje-kryeminister-normal-5355/
Re.Pu.
Comments
Edi eshte normal, dmth
<p>Edi eshte normal, dmth Berisha eshte ab-normal ose ne zhargonin e rruges "i marre".</p>
Kujdes nga dinakëria
Kujdes nga dinakëria antishqiptare e Mushkolajt. Shikojeni premisën e argumentit të tij antishqiptar: Republika e Shqipërisë nuk duhet të bëjë paternalizma, pra duhet trajtuar dhe duhet të trajtojë shqiptarët si Republika e Serbisë. Mushkolajt nuk i ha palla as për Ramën e as për Berishën, atij i intereson çarja shqiptare, grimcimi i faktorit shqiptar në parcela mushkola në ku ai është i pari i katudnit. Ky lokalist mediokër nuk e kupton që Republika e Kosovës është e Edi Ramës as është Republika e Shqipërisë e Mushkkolës. Kujdes nga puthjet e Mushkolajt, ato ajnë kafshime. Por kam një lajm të mirë dhe të tmerrshëm per Imeri mondialist-- Imer, nuk të pyet kush-- Zoti dhe populli shqiptar do ta bëjnë një Shqipëri edhe po të çmendeni ju antishqiptarët dhe edhe po të merrni armët e krejt serbët e grekët me vete. Nuk ka bir none që na ndan, e ti hiç se hiç!
Add new comment