Ideja e legalizimit të marijuanës

Në shkrimin: “SHBA, Kolorado legalizon kanabisin”, komentuesi Rafael Koka ka lënë komentin e mëposhtëm, të cilin menduam ta nxjerrim më vete. Paraprakisht po shtojmë se në Shqipëri, nga subjektet politike, është bërë një propozim për legalizimin e kanabisit dhe ky propozim ka ardhur nga një forcë jashtëparlamentare sië është Partia e Punës e Riorganizuar
Përse nuk analizojmë cilat janë arsyet e mos propozimit demokratik, bashkëpopullor të një legalizimi të mundshëm, jo vetëm të kësaj bime mjekësore, që vetëm drogë NUK është, por edhe të shumë bimëve të tjera aktualisht të ndaluara? Apo është tabù të thuash se në këtë mënyrë do të shkatërroheshin kartelet mafioze të lidhura kokë e këmbë me politikën, të cilat janë gati t'i heqin kokën çdokujt që do të tentonte të propozonte një ndryshim të tille? Është e vërtetë, po aq sa dhe tabù të thuash gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar, me BE-në dhe SHBA-në në krye, i bën një presion e shantazh të paparë çdo vendi që mendon të hedhë këtë hap; siç ndodhi dhe po ndodh me Uruguajin. Është tabù të pohosh se institucionet fetare janë kundër këtyre bimëve të mrekullueshme që u kthjellojnë mendjet njerëzve, duke i larguar e çrrënjosur përfundimisht nga krahët ogurzinj të fesë? Atëherë lind një tjetër pyetje, mëmë e të gjitha pyetjeve: është Shqipëria vend i lirë e sovran? Se po të ishte, do të pyeste vetëm popullin me anë të formës më demokratike që njeh shoqëria e sotme: referendumin. Dhe nëse banorët e saj do t'i thoshin "Po" ligjërimit të marijuanës dhe bimëve të tjera të dënuara me vdekje nga kasta kriminele masone që qeveris botën sot, ky vendim do të respektohej deri në fund.
Comments
"Është tabù të pohosh se
<p> "Është tabù të pohosh se institucionet fetare janë kundër këtyre bimëve të mrekullueshme që u kthjellojnë mendjet njerëzve, duke i larguar e çrrënjosur përfundimisht nga krahët ogurzinj të fesë?"... Rafael?! Duke lexuar komentin tend u binda plotesisht se marijuana dhe drogat e tjera qenkan vertet shume te demshme per trurin dhe llogjiken!!!! Mos i perdor kaq rendshem, por me mase.</p>
Add new comment