I burgosuri shqiptar dhunohet për vdekje

I burgosur shqiptar Ilia Kareli, i cili vrau me thikë rojën e burgut në Malandrino u gjet i pajetë në qeli në burgun e Nigritas, Greqi.
Fillimisht, në mediet greke u raportua se vdekja e tij kishte ardhur nga shkaqe natyrale.
Por, ekspertiza ka treguar se vdekja e Karelit ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të. 40-vjeçari kishte thyerje të kafazit të kraharorit dhe shenja të tjera dhune në trup.
Raporti mjeko-ligjor thotë se, dhuna ndaj shqiptarë është ushtruar pak orë para se të ndërronte jetë.
Kareli ka mbërritur dje, rreth orës 16:00 në burg. Zyrtarë të burgut thonë se ai ishte ankuar për dhimbje por nuk kishte pranuar të dërgohej në spital.
Shqiptari gjatë kësaj kohe ka lëshuar akuza ndaj prokurorit që po hetonte çështjen e tij.Për këtë ngjarja ka reaguar edhe Ministria greke e Drejtësisë duke thënë se, ndaj shqiptarit nuk është ushtruar dhunë. Pritet që kontrolli i filmimeve të qelisë së shqiptarët të tregojë më shumë për këtë ngjarje.
Ndërkohë, ngjarja ka shkaktuar tension në burgun e Patras, ku të burgosurit shqiptarë janë revoltuar. Autoritet janë në alarm mbi mundësinë e ndonjë kryengritje në burg.
S.S
Add new comment