Hamiltoni ia dedikon fitoren Scherzingerit
Lewis Hamilton ka dhënë shenja se dëshiron të ribashkohet me Nicole Scherzinger duke ia dedikuar asaj fitoren e djeshme në “Formula 1”.
Vozitësi, i cili u nda nga e dashura e tij më herët gjatë këtij vitin, siguroi fitoren e parë në këtë sezon në “Hungaria Grand Prix” dhe pas garës pranoi se nuk ishte ndjerë mirë pa përkrahjen e saj.
“Kanë qenë muaj të vështirë. Më duhet të them se familja ime më ka përkrahur shumë”, ka thënë Hamilton pas garës.
“Ndjehem shumë çuditshëm pa dikë këtu, por dua të them se këto janë fitore të cilat duhet t`ia dedikosh dikujt”, ka shtuar ai.
Pas garës, 28 vjeçi falënderoi 1.6 milionë fansat e tij në “Twitter” për përkrahjen që ia kanë dhënë atij gjatë këtyre muajve.
“Kjo ka qenë njëra nga fitoret më të rëndësishme të karrierës sime. Shumë punë dhe përkrahje e madhe nga ekipi. Faleminderit #F1”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Pas ndarjes së dyshes, Nicole, 35, pranoi se po ndjehet e vetmuar pa Lewisin dhe gjatë qëndrimit të saj në Londër ajo ka darkuar vetëm me stafin e saj.
Add new comment