Gijotina që përdorte Hitleri për të vrarë armiqtë e tij
Një gijotinë, që përdorej nga Adolf Hitler për t’u prerë kokën armiqve të tij, është zbuluar në bodrumin e një muzeu.
Zbulimi i gijotinës ka provokuar një debat nëse ajo duhet të ekspozohet në nderim të viktimave Sophie Scholl, 21 vjeç, vëllait të saj Hans dhe të tjera viktimave të grupimit Trëndafili i Bardhë.
Pasi Hitleri erdhi në pushtet, ai i shpalli kundërshtarët e regjimit të tij tradhtarë dhe deklaroi se ata duhen ekzekutuar.
Për këtë arsye, ai porositi ndërtimin e 20 gijotinave, si ato që përdoreshin në Francë në kohën e revolucionit.
Pajisja që u përdor për të vrarë Scholl-ët u zbulua në bodrumin e Muzeut Kombëtar të Bavarisë.
Në vitin 1943, Sophie dhe Hans Scholl shpërndanin trakte kundër Hitlerit, kur u raportuan dhe u kapën nga Gestapo.
Në trakte tregohej e vërteta për krimet e nazistëve në Rusi dhe për humbjen befasuese në Stalingrad të Ushtrisë së Gjashtë Gjermane.
Më 22 shkurt, një gjyqtar nazist i dënoi me vdekje të dy dhe atyre iu pre koka po atë ditë.
Hetuesit e Gestapo-s i kishte thënë Sophie se ajo mund të mbijetonte në rast se do të fajësonte vetëm vëllain për traktet. Por ajo refuzoi.
Dhjetëra libra janë shkruar për ta, ndërsa rrugë e sheshe në Gjermani mbajnë emrat e tyre.
Add new comment