Gabime teknike të KQZ në fletët e votimit. Numrat e kandidatëve janë renditur gabim, pezullohet përkohësisht votimi në Tepelenë, Roskovec e Devoll

Zgjedhjet lokale kanë nisur me probleme teknike që lidhen me bazën materiale të shpërndarë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Pezullohet votimi në Tepelenë. Numrat e kandidatëve në fletët e votimit në disa zona janë të renditur gabim, ndërsa raportohen problem edhe me bojën. Renditja e gabuar e numrave të kandidatëve në fletët e votimit ka detyruar Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor në Tepelenë e Roskovec të pezullojnë procesin e votimit. Në bashkinë e Tepelenës kandidonë Tërmet Peçi për Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe Veip Çela për Aleancën Popullore për Punë dhe Dinjitet. Kjo problematikë është shqyrtuar në një mbledhje nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që ka urdhëruar rifillim të procesit zgjedhor në këto bashki.
l.m
Add new comment