Forumi i të Rinjve Myslimanë në Kosovë: Pritëm me hare rrëzimin e putës Tereza

Pas rrëzimit të bustit të Nënë Terezës në Mitrovicë, ka rënë në sy një reagim i Forumit të të Rinjve Myslimanë që, sipas gazetës Express, është pjesë e partisë LISBA (Lëvizja Islame – Bashkohu). Ky Forum ka dalë me një deklaratë, në të cilën Nënë Tereza quhet putë (ka kuptimin putanë?). Ja teksi i plotë i kësaj deklarate:
“Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar me gëzim dhe hare të madhe që në Mitrovicë, puta e misionares katolike-vllahe-maqedone Tereza është rrënuar.
FRM i cili ka kundërshtuar ndër vite proçesin e dhunshëm dhe anti-ligjor të katoliçizimit dhe sllavizimit të Kosovës, rrënimin më të fundëm të putës së Terezës në Mitrovicë, e shikon si një bekim hyjnor që ka ardhur nga qielli si shpërblim për popullin e vuajtur shqiptar.
Për këtë arsye e përshëndet putën e rrëzuar dhe lutet që në Kosovë të gjitha putat e Terezës të rrëzohen e të fundosen ashtu sikur në Ukrainë u rrëzua puta e Leninit pak javë më parë, apo ashtu sikur në Shqipëri, përpara 20 vitesh populli shqiptar rrëzoi putën e diktatorit Enver Hoxha, apo sikur në Maqedoni populli shqiptar sulmoi putën e Car Llazarit.
Edhe pse deri më tani puta e Terezës në Mitrovicë duket të jetë rrëzuar vetë, FRM i përkujton publikut shqiptar që në Shqipëri, në vitin 2005 qytetarët trima të Shkodrës rrëzuan në mënyrë publike putën e Terezës që Jozefina Topalli kërkonte të vendoste në hyrjen e Shkodrës.
Pra edhe nëse ndodh që puta e Mitrovicës të jetë rrëzuar nga ndonjë qytetar i guximshëm shqiptar, FRM mendon që ky akt duhet parë si pjesë e akteve patriotike dhe revolucionare të popullit shqiptar ndër shekuj kundër putave të Stalinit, Enver Hoxhës, Car Llazarit e Terezës.
Forumi i të Rinjve Muslimanë, ka lexuar në internet deklaratën e Fronti Demokristian Shqiptar, Shqiperi-Kosove-Maqedoni i cili ka premtuar që do të vendosë me mijëra puta të Terezës në Shqipërinë Etnike. Këtij palo-fronti katolik, FRM i përgjigjet e i thotë që kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë!
Ne do t’ju kundërshtojmë e putat mund t’i mbani vetëm në Kishat tuaja dhe jo në ambjente publike e laike!
FRM ka lexuar në internet edhe sharjet histerike të Alma Lamës nga Shqipëria, e cila ka sulmuar PDK-në dhe i ka kërkuar asaj që të marrë masa represive kundër popullit musliman të Kosovës.
FRM i cili ishte faktor kryesor në rrënimin politik të ish-muslimanit Ramush Haradinaj, i premton Alma Lamës që edhe ajo, ditët i ka të numëruara në politikën e Kosovës.
FRM paralajmëron LDK-në që ta dëbojë Alma Lamën nga strukturat e saj – nëse nuk do të përballet me zemërimin e popullit musliman të Kosovës dhe hoxhallarëve të saj.
FRM po ashtu i kërkon qeverisë Thaqi, që Alma Lamën ta deportojë nga Kosova, ashtu sikur puta e Terezës u vetërrënua në Mitrovicë.”
Re.Pu.
Comments
ed rama ka thene dicka te

ed rama ka thene dicka te bukur per kete menyre te foluri qe ne kete vend e ka instaluar si norme sali berish:

sajo sajo se dicka do ngeli

s'po te them gje tjeter

Edi Rama ka thene shume

Edi Rama ka thene shume budallalleqe dhe eshte mire te mos ia marresh per baze sepse ai nderron shpesh mendim.

kur ia qellon, ia qellon

kur ia qellon, ia qellon ama... t'i japim hakun, se ca gjera i ka me stil te arte

Sa qef kur na nderon dhe i

Sa qef kur na nderon dhe i famshmi OJ dora vete nga Kanadaja me pranine e tij. Hej ju qe po benit pyetje rreth qendrimit te Jazexhiut ne kete rast, hajdeni pyeteni se ja ku e keni...

ou jo OJ.... personalisht e

ou jo OJ.... personalisht e kam inat Olsi Jazexhiun se ka shajt nje shokun tim nga robt... ti tani po ben rolin e zezakut te shtepise....

Gjithashtu FRM nuk eshte

Gjithashtu FRM nuk eshte pjese e Lisbas dhe fotoja juaj eshte e gabuar ne kete rast...

Turpi qofte me ju radikalet

Turpi qofte me ju radikalet muslimane te arabizuar te Kosoves apo dhe te Maqedonise.Njerez si ju funderina e bejne te mallkueshem myslimanizmin ne mbare boten dhe te urrejtshem kur eshte nje fe paqedashese si fete e tjera qe respekton te tjeret.Duke vene ne shpirt "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria" mallkuar qofshi edhe njehere qe mbillni urrejtje mes shqiptareve or arabe te mjere qe vetem shqiptare nuk jeni.Nene Tereza i ben nder Shqiperise dhe mbare njerezimit or te mallkuar.

Feja e shqiptarit eshte

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria....

qe te vdesim si burrat qe vdiqen motit

e te mos marrohena para Zotit....

coje deri ne fund ate qe ka thene Vaso Pasha, dhe keta thjesht po tentojne ta cojne deri ne fund ate qe ka thene Vaso Pasha, ama sipas menyres se tyre "skandaloze"

Injoranca nuk ka brire. Per

Injoranca nuk ka brire. Per shumicen nene Tereza nuk eshte simbol i katolicizmit por i vetesakrifices, meshires e humanizmit. Qe do shperdorohet nga qarqe te ndryshme eshte e vetkuptueshme. Por si nene Tereza, Skenderbeu, etj eshte bota qe i vleresoi ne radhe te pare. Cdo shqiptar eshte krenar kur bijte e kesaj toke vleresohen nga bota. per ekstremistet e cfaredo lloj ngjyre problemi kufizohet vetem ne perkatesine. Per te kuptuar ekstremizmin islam shqiptar qe demton ne radhe te pare vete fene islame mjafton te lexosh blogun e Olsi Jazexhi per te kuptuar ku synon. Nje rryme utopiste e islamit te sotem qe shfaqet ne denigrimin e te gjithe figurave te shquara kombetare qe nuk i takojne besimit islam. Nder te tjera edhe ne injorimin e kombit ku per ne theksohet se u mashtruam e u vetequajtem shqiptare. Endrra e tyre eshte themelimi i kalifatit, ku te gjithe myslimanet e globit te bejne nje "shtet" te fuqishem me sharine si ligj. Utopike qe ne themel per vete faktin se ne cdo besim ka me qindra rryma te njohura edhe si sekte. Per cdo njeri do ishte e rendesishme te kuptonte cfare eshte feja, besimi. Feja eshte nje numer normash shoqerore qe u futen ne shoqeri te ndryshme nga njerez te mencur, te quajtur sot nga ndjekesit e tyre si profete. Keto norma ishin te domosdoshme ne ate kohe ne mungese te ligjeve qe kemi sot. Numri i profeteve te njohur sot eshte shume i vogel ne krahasim me "profetet" e vrare nga vete njerezit te akuzuar si sharlatane. Me vone u konsoliduan per interesa te ndryshme nje pjese e vogel nga besimet e shumta per te arritur ne besimet qe dominojne sot. Por mos te harrojme edhe keto besime sot zhvillohen ne qindra drejtime. Po te analizosh theniet "kurani ose bibla e vetmja e vertete" shtrohet pyetja perse ne keto dy besimet me te medha ka me qindra rryma qe perjashtojne njera-tjetren. Llogjika te thote se keto dy libra, "fjala e zotit", interpretohen sipas interesave te grupimeve te ndryshme. Feja ka patur e ka karakter edukues por sot masivisht eshte kthyer ne biznes e mjet manipulimi per interesa te caktuara.

Per ne si komb nuk ka qene dobiprures e ka sjelle rrudhjen e kombit. Me se gjysma e Greqise se sotme eshte e ditur si popullsi ortodokse shqiptare, ortodokset shqiptare ne jugosllavi etj. sot jane pothuajse asimiluar komplet per arsye te ndasise fetare. Cfare ne duhet te na bashkoje eshte gjuha e kombi. Nje gjuhe nje atdhe, feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

Vete komentaret e mesiperme flasin vete ku te con ekstremizmi.

ti nuk po kupton me duket:

ti nuk po kupton me duket: nuk thote njeri qe nene tereza eshte moster, apo dicka tjeter. nene tereza njeri per se mbari dhe e denje per te qene shenjtore katolike. nje nga njerezit me te mire te shekullit te kaluar ne mbare njerezimin. antipodi i hitlereve enverhoxhave stalinerve polpoteve dhe sa e sa te tjereve. si ajo ka dhe te tjere. por qe te besh me qindra buste te nje figure ne nje shtet te caktuar, ajo figure duhet te barti vlera dhe kontribute qe jane perfaqesuese per te gjithe njerezit qe kane ngritur ate shtet dhe ate identitet, ne kete rast identitetin shqiptar. kontributet e nene terezes ne kete rast jane minimale, nderkohe qe frasherlinje dhe vlorajt dhe shume e shume te tjere jane lene krejtesisht ne hije, apo ne periferi. ketu nuk flitet keq per nene terezen, por per perdorimin harbut te vepres se saj.

Po feja e Terezes kush ishte?

Po feja e Terezes kush ishte? Indianizmi qe edhe veshjen dhe gjuhen e kishte te tille apo katolicizmi sepse shqiptaria per te ishte e panjohur.

Nene Tereza vleresohet per

Nene Tereza vleresohet per humanizmin. Besoj e di qe India ka shume nuk ka fe kryesore katolicizmin dhe ze vendin e trete ne bote per popullsi myslimane, 140 milione. Pavaresisht se ishte murgeshe per shume studiues qe e kane njohur nga afer ajo nuk ishte fetare ne kuptimin e vertete te fjales. Misioni i saj ishte ndihma per te varferit pavaresisht cfare feje kishin. Mos bej gabimin e shume te verberve qe argumentojne pse duhet nderuar kur psh nuk ka qene kurre ne Kosove. Kombi yne si cdo komb ka shume heronj e njerez te shquar ne histori por nuk eshte argument se pse duhet te nderohen kur e kane zhvilluar aktivitetin e tyre ne vende te ndryshme e jo ne Kosove apo Shqiperi.

Njerezimi eshte me i lashte se fete aktuale. Katolicizmi 2000 vjet e islami 1400, cfare besonin njerezit para mije viteve para tyre. Bota nuk lindi para 2000 mije viteve por shume me heret. Zotit nuk i erdhi goja para 2000 mije viteve.

nuk e ve njeri ne diskutim

nuk e ve njeri ne diskutim vleren prej humanisteje te nene terezes, por ketu vihet ne diskutim bastardizimi i firgures se saj ne nje mjet per te shnderruar hapesirat publike e shteterore ne vegla misionarizmi... ne vend se te ngrihet sami frasheri, ne kete vend ngrihet nje "e huaj" per identitetin tone, por qe ka prinder shqiptare. pervecse e denje per pulla postash dhe ndonje bust ne nje zone ku rrihet nga nderkombetaret, ajo nuk vlen as per vepra letrare, duke qene se ne shqip nuk kemi asnje veper letrare ta kete perfshire zonjen ne fjale

ti gabohesh, ajo ishte

ti gabohesh, ajo ishte fetare, por teologjia e praktikuar prej saj, ndonese e cuditshme, eshte njera prej teologjive norme ne kishen katolike, quhet 'teologjia e erresires' dhe bazohet mbi dyshimin....

Sa shqiptare kane fituar

Sa shqiptare kane fituar cmimin Nobel!...kjo e "huaj" per ty nuk pati talentin per te shkruar por talentin e thjeshte per tu sherbyer te varferve, njerezve pa dallim feje a kombesie. Si komb na nderon thjesht prejardhja e saj, humanizmi i saj fatmiresisht i njohur e nderuar boterisht. Por thenia e vjeter eshte mese aktuale sot te ne " profetet nuk nderohen ne vendin e tyre"...

e ka fituar dhe ai qe shpiku

e ka fituar dhe ai qe shpiku viagren... mos do qe t'i bejme dhe atij buste ne te gjithe shqiperine... pastaj nuk ka nobelist ne bote qe t'i jene kerpudhizuar bustet... ketu s'behet fjale per nene terezen, por per faktin se me banalitete te tilla si bustet e panumerta bjerret edhe ai kuptim qe bart vepra e saj

Keto fjale te Forumit Rinor

Keto fjale te Forumit Rinor Musliman , tregojne se sa injorante dhe e prapambetur eshte feja islame. Islami ne vetvete nuk eshte as fe, po eshte nje kult totalitar qe ne thelb ka shtypjen e te drejtave dhe lirive te njeriut, dhunimin e te gjithe atyre qe mendone ndryshe nga ata, Islami nuk beson te liria por te totalitarizmi ku te gjithe te tjeret shikohen si inferiore. Nene Tereza eshte nje nga figurat e vetme te kombit shqiptar, me te cilen mund te krenohemi per sakrificen dhe misionin e madh humanitar. Dhe si ne antiteze dalin dhe shfaqen keto mjekrat e neveritshme si te kjo fotografia qe ngjallin vetem perbuzje.

tani ndaje pak muhabetin:

tani ndaje pak muhabetin: eshte islami i prapambetur, jane shqiptaret muslimane te prapambetur, apo eshte mentaliteti prej te kolonializuari qe pjell buste pa lidhje qe eshte i prapambetur, se jetuake dhe ne londer zotrote?

Ne cfare skutash ishin

Ne cfare skutash ishin fshehur keta ''shqiptare'' kur serbi po zhdukte shqiptaret? Sa keq qe nuk i paska vra serbi qe atehere. Dhe do te ishim rehat pa keta ndyresira qe po qelbin dynjane

maleve duke luftuar ose

maleve duke luftuar ose kampeve duke lenguar...

Hi
Put i thonë idhujve persisht.
Pages
Add new comment