Fëmijët në fushata elektorale nga regjimi i Hoxhës e deri tek Edi Rama

Postuar në 19 Qershor, 2015 06:52

“Kush tha se fëmijët po përdoren për fushatë?!” Nën këtë titull “Mapo” ka bërë publike në faqen e saj dhe disa fotografi të kryeministrit Edi Rama me fëmijë. Në të vërtetë, që nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, por dhe Sali Berisha e Fatos Nano, fëmijët janë përdorur për fushatë dhe kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë edhe pse konventat ndërkombëtarë për të drejtat e fëmijëve nuk e favorizojnë një gjë të tillë. Të pafajshëm në pafajësinë e tyre duket se fëmijët në këto raste nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndjekin shembullin e prindërve të tyre, ose këta të fundit janë ata që i marrin me vete në mitingjet elektorale.

Ndërkaq kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për shtyp se ai nuk po i përdor fëmijët për fushatë. Edhe pse faqja e tij është e mbushur me foto propagandistike, disa herë edhe si foto dite, duke përqafuar dhe puthur fëmijë në mitingje, Rama e ka një shpjegim: “Thuhet rëndom se fëmijët përdoren për fushatë. Ky konstatim nuk qëndron, pasi nuk di ndonjë metodë që të pengohen fëmijët të jenë pjesë në gjithë atë turmë njerëzish, që vijnë edhe me fëmijët, kur vijnë në takime. Përzierja e fëmijëve me eventin është tërësisht e pashmangshme”.

Comments

Submitted by miri (not verified) on

<p>obama ne shtepine e bardhe , ishte shtrire me nje femije &nbsp;duke lojtur ne tapetin e zyres ovale, care ka ketu per lajm, cfare ndikon per fushate...............</p>

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Kur njeriu do te shaje nuk ndalet edhe para ketyre opinioneve, qe jane feminore</p>

Submitted by Durrsi (not verified) on

<p>Keni harruar me te forten. Nje foto te Sali Berishes i cili ngre lart nje femije, dhe e leshon nga lart per te ngritur duart me dy gishta. Femija perplaset ne toke dhe ja plas te qarit. Shikoni ne arkive se eshte e forte.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Kjo qeka foto e cuditshme, foto me levizje....dhe me ze, degjohet e qara e femijes nga fotografia, sapo e pashe ne gazeten &quot;Zeri i Popullit&quot;, e djeshmja.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.