Emaili ynë është sërish në gjendje pune

Të dashur lexues,
Qysh prej kolapsit të serverit nuk ka qenë e mundur të marrim letra tuajat në adresën tonë email, gjë që na ka munguar. Ju e dini, se nuk publikojmë çdo shkrim tuajin, por ne kemi publikuar vazhdimisht shkrime tuajat, sa herë që këto të fundit kanë përmbushur kriteret tona. Prandaj, një numër lexuesish që kanë dërguar shkrime e shënime të tyret gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit, dhe kanë marrë përgjgjen “failed delivery”, mund të na i ridërgojnë shkrimet e tyre. Nëse u ka humbur aktualiteti, mund të na rishkruajnë për argumenta të tjera.
Mirëpresim bashkëpunimin me ju, dhe ju kërkojmë ndjesë për këtë problem që keni hasur.
Nga redaksia
Add new comment