A e gjeni dot kush është?
Një shall i kuq flakë, xhaketë me stil dhe mbi të gjitha flokë të gjata të bardha si bora, shoqëruar me mjekër.
Ja se si shfaqet Richard Gere në filmin e tij të fundit “Franny”, xhirimet e të cilit po zhvillohen në rrugët e Filadelfias.
Në film, Gere është një i moshuar i pispillosur që përpiqet të zërë miqësi me një çift të ri, interpretuar nga Dakota Fanning dhe Theo James. Gere, 64 vjeç, është konsideruar për një kohë të gjatë si një ndër meshkujt më seksi në botë. Së fundmi ai u nda nga bashkëshortja Carey Lowell, pas 11 vitesh martesë.
Add new comment