Cila është e vërteta?

Radio zyrtare (apo pranë) e qeverisë gjermane Deutsche Welle, në një koment të saj për punimet e Samitit të Berlinit, i cili nuk qe vetëm i Qeverisë gjermane por dhe i Bashkimit Europian, ndër të tjera vërente se shumë nga pjesëmarrësit ballkanas ishin keqas të korruptuar dhe me veprimtari të tjera të jashtëligjshme. Jo se ne ballkanasit nuk e dimë këtë, por nuk kemi as dhe më të voglin dyshim se ata, evropianët, gjermanët e të tjerë, e dinë më mirë e me fakte këtë. Në këtë këndvështrimi përgjimi edhe mund të jetë e drejtë e tyre, por, ne nuk ka pse të mburremi duke thënë se na duan shumë prandaj na përgjojnë,
Këtu vjen dhe habia e jonë dhe një pikëpyetje e madhe.
Kur e dinë këtë përse ata pranojnë të ulen në një tryezë me keqbërës ???? Por edhe : Përse nuk na ndihmojnë apo..???
E kundërta: në se DW flet veresie, domethënë jep opinionin personal të një gazetari, përse nuk kërkojnë shpjegime dhe të marrin masa të rrepta që guxojnë dhe të fyen miqtë e zemrës së Qeverisë gjermane ????
Kur kanë dashur të huajt kanë ndërhyrë në Ballkan dhe larguar qeveritarët e këqij ose që pengonin përparimin e vendit të tyre apo dhe qëllimet e tyre, madje dhe me pasoja për vendin. Kësaj radhe po rinë e bëjnë sehir prej vitesh, kur të gjithë presin shpëtim nga e keqja që i ka kapluar. Kjo nuk më duket aspak serioze, sepse do të krijoi probleme në stabilitetin e rajonit në të ardhmen, sepse i ligu parapëlqen të lidhet vetëm me të ligun, dhe këtë ata nuk e duan.
Pyetjet e mësipërme kërkojnë përgjigje në formën e rekomandimit (lexo: urdhrit) për largim deri dhe vënie përpara ligjit dhe sa më parë, të hajnave , të atyre që po na e nxijnë jetën. Ndërsa ne duhet të ndërgjegjësohemi se vetëm miqtë të shpëtojnë, ndryshe ata nuk.......
Keno Kotorri

Add new comment