AMA: Afati për kalimin drejt transmetimit numerik, nuk mund të respektohet

Siç ishte paralajmëruar procesi i dixhitalizimit të rrjeetit analog të RTSH-së nuk mund të përmbushet në afat. Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftonte në datën 15 qershor se “pavarësisht masave të marra nga institucioni ynë, është i pamundur implementimi i plotë i strategjisë së kalimit në transmetimet numerike dhe afati përfundimtar i mbylljes së transmetimeve analoge, 17 qershor 2015 nuk mund të respektohet. Shtyrja e këtij afati, vonesat në procesin e digjitalizimit, përveçse do të shoqërohen me kosto financiare, kanë për rrjedhojë mospërmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të shtetit shqiptar”. Po kështu AMA njofton se që më 3 qershor është dorëzuar aplikimi për përfitimin e licencave të rrjeteve numerike private kombëtare. Aplikuesit janë: “Digit-Alb” sh.a.! “Supersport” sh.a., “Tring TV” sh.a., “TV Klan” sh.a. dhe “Top Channel” sh.a..
s.z
Add new comment