1.000 emigrantë vijnë nga Athina për zgjedhjet në Himarë, kandidatët vendosin autobusë falas

Autobuzë falas për emigrantët në ditën e zgjedhjeve. “Panorama Online” raporton se rreth 1.000 emigrantë kanë mbërritur nga Athina në Himarë për të hedhur votën në kutitë e votimit të dielën e 21 Qershorit. Ata mësohet se kanë ardhur në Shqipëri me autobusë të cilët janë vënë në dispozicion nga kandidatët e partive politike në garë, kryesisht të kandidatit të mazhorancës Jorgo Goro dhe kandidati i PBDNJsë për Bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri. “Panorama Online” raporton se ka mësuar se emigrantët janë shprehur se vijnë në Himarë “jo të përdoremi për një ditë, por për projekte dhe zhvillimin e Himarës”
Add new comment