“Kryqëzimi” i vullnetshëm i laicitetit

Postuar në 23 Shtator, 2014 09:53

“Shumë mirë që i analizoni 'detajet e padukshme' të vizitës së Papës, si arrini të mos analizoni skandalet e dukshme të kësaj vizite? Ju thotë gjë fakti se rrugët e Tiranës u mbushën me kryqe dhe ftesa prozelitizmi katolik, prodhim i Bashkisë & Qeverisë njëkohësisht? A nuk mund ta priste shteti Papën si kryetar shteti që është dhe kisha katolike ta priste si kryetar kishe? Ku shkoi laiciteti i shtetit? Kështu i kontribuoi vizita e Papës 'tolerancës' dhe 'bashkëjetesës'? 

Një gazetar i sinqertë si Aleksandër Çipa ka shkruar këtë sot në gazetën “Shqip”:

“Mirëpo në këtë ditë, kur një pjesë e analistëve dhe komentonjësve tanë, stoikë të skepticizmit të tyre, sollën qasje dhe elemente të një brendie tjetër kritike, ngjau që shteti të braktiste pa shkaktuar pakënaqësi, laicizmin e vet. Shteti me gjithë protokollin dhe sidomos angazhimin e vet formal, krijoi perceptimin e dëshirueshëm të të qenët si i udhëhequr prej besimtarisë. Këtë besimtari fetare, e cila u shkri dhe u formësua e gjitha si forcë e ndërgjegje mikpritjeje dhe imazhi, opinioni publik duket se e pranoi”.

Komenti në fjalë është lënë në shkrimin e Mustafa Nanos “Detaje të padukshme” nga vizita e Papë Françeskut në Tiranë” nga komentuesi “Maliqi”. 

Comments

Submitted by Arnaut (not verified) on

<p>Maliqi ka te drejte. Ligji dhe laiciteti jane shkelur, por duket se jo-katoliket ia kane bere &quot;hallall&quot; kesaj here qeverise e bashkise. Sic e kemi dhe zakon, shtepia i takon me pare mikut, pastaj neve, apo jo?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.