Na duhen së pari ide, së dyti ide, së treti ide...

Para nja dy vitesh u ndodha, tok me një koleg timin (s’më kujtohet cili ish), në një debat në televizionin AS. Tok me ne ishin edhe dy politikanë, një i majtë e një i djathtë; më saktë, një i PS-së e një i PD-së (këta më kujtohen, por s’po ua përmend emrin, ngaqë nuk është e drejtë të ilustroj një dukuri tepër të shtrirë politike e mediatike me vetëm dy emra). Këta të fundit e pushtuan skenën në atë rast me protagonizmin e tyre, dhe na lënë në hije ne gazetarëve. Por problemi nuk ish që e rrëmbyen skenën. Protagonizmi nuk ka pse të shihet si një gjë apriori e qortueshme (përkundrazi, ka raste kur mund të jetë i lavdërueshëm), por në atë rrethanë ish fjala për një protagonizëm, që tani është bërë i udhës në të gjitha rrethanat. Të dy akuzonin e prisnin akuza, bënin biografira, shanin boss-ët e njërës parti apo tjetrës, iknin nga tema e bisedës e hapërdaheshin nga t’ua kish ënda, thoshin gjëra të menduara qysh më parë, të cilat synonin turpërimin publik të kundërshtarit, bënin si të fortë, ndërprisnin njëri-tjetrin krejt pa arsye, thjesht ngaqë kjo punë u shijonte e u dukej gjest inteligjent, hidhnin spica e batuta me synimin për të spikatur, dhe ky avaz vijoi deri në fund, duke paraprirë e pasuar intervalet publicitare që, edhe pse futeshin për të sjellë në vete bashkëbiseduesit, bënin efektin e kundërt.
Çfarë e dallon në mënyrë të veçantë këtë debat? Fakti që ata ngrenë zërin e ndërpresin? Që shajnë e fyejnë? Jo, këto janë gjëra që mund t’u ndodhin shumë njerëzve nëpër studio. Atë debat e dallonte tjetër gjë, e dallonte fakti që ata të dy nuk kishin asgjë për të thënë, ata nuk kishin se ç’të demonstronin tjetër, veçse luajalitet ndaj boss-it që ish duke i parë në TV e zotësisë për ta fëlliqur e poshtëruar faqe botës kundërshtarin. Ata, dhe soji i tyre, nuk kanë ide, nuk kanë besime, nuk kanë një marrëdhënie të tyren me botën, nuk kanë një vizion të tyren se si Shqipëria mund të bëhet një vend i mbrothët e normal, dhe se si mund të qeveriset mirë e në mënyrë të frytshme.
Ky është problemi i të gjithëve në këtë vend. Të gjithë aktorët e politikës shqiptare, kush më shumë e kush më pak, vuajnë prej së njëjtës patologji. Bartësi më i parë i kësaj patologjie është Berisha, fjalimet e ligjërimet e të cilit në Parlament, në grupin parlamentar, në qeveri, në tubime, në Kuvendet e partisë së vet, në festa, në studion e Fevziut etj., etj., janë të zhveshura prej ideve; në to ka në rastin më të keq vetëm pickime pa fund për kundërshtarin, sharje, fyerje, shpifje, e kacafytje, të cilat ai i shijon siç shijojmë ne të tjerët seksin, ushqimin, e gjëra të kësaj natyre e në rastin më të mirë (larg qoftë kjo e mirë!) çaprashitje si kjo e pardjeshmja për harbimin që do organizojë më 22 mars. Dhe tha: “[Do festojmë] njëzetvjetorin e përmbysjes me votën e lirë të regjimit më të egër, më çnjerëzor që kombi shqiptar njohu në historinë e tij. Ky 20-vjetor është i një rëndësie të veçantë, sepse e festojmë në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Asgjë nga koha e pavarësisë deri më sot nuk ka ndikuar më shumë sesa përmbysja e diktaturës komuniste dhe fakti se e festojmë sot të lirë. 22 marsi është ditë pushimi, por ne do e kthejmë atë në ditën e festës më të bukur. Ju kemi sjellë këtu për t’u angazhuar me të gjitha potencialet e seksioneve, që Tirana të përjetojë atë ditë festën më të bukur në historinë e saj që nga 22 marsi 1992”.
Mund të thuhet “lëre Berishën, pasi ai është rast klinik, e si i tillë, nuk mund të ilustrojë një dukuri socio-politike”. Por problemi është se të tjerët, të paktën në këtë pikë, nuk dallojnë shumë nga Berisha. Janë që të gjithë më normalë, më qytetarë, më të shtruar, e prandaj më të preferueshëm, por kur vjen puna tek idetë, janë një tokë e shkretë. Edi Rama ka zënë të organizojë tryeza programore e të flasë edhe për politika fiskale, për bujqësinë, për ekonominë, por ligjërimi i tij, i parë në tërësinë e vet, ka shumë retorikë, e pak ide, ja, si libri i tij Kurban. Ekziston ideja se nuk ka burrë nëne të gjejë kohë e mundësi të merret me ide, ndërkohë që përballë ka Berishën, por kjo është një alibi që mban deri në një farë mase. Po, Berisha të fut në kurthet e veta, por idetë, kush i ka, i hedh. Dhe të mendosh që të hedhësh e të mbrosh ide në Shqipëri është gjëja më e kollajtë. Dy-tri ide të hedhësh, dhe të tjerëve do t’u duket sikur ke shkruar tre libra. Pse? Janë ide të hedhura në një terren ku ka vetëm britma e zhurmë. Të hedhësh ide në mjedisin politik shqiptar është si të lëshosh ca shirita drite nëpër terr.
E dini? Më cyti për të shkruar lidhur me këtë temë një internaut që më qortonte për faktin se “unë po merrem ca si shumë me Kreshnik Spahiun, ndërkohë që problemi s’është ai; përkundrazi, Spahiu mund t’na ndihmojë ta zgjidhim problemin”. Cili është problemi? Berisha pra, kuptohet. Dhe në këtë pikë, unë pajtohem me internautin. Berisha është një problem i madh, dhe unë jam gati të bëj aleat, apo të mbështes, këdo që e synon rrëzimin e Berishës, e të regjimit që ka ngritur Berisha, por në të njëjtën kohë ma ka qejfi t’i tregoj çdo aleati së pari që nuk ka asnjë kauzë që mund t’më bëjë t’i lejoj të tjerët t’më marrin për budalla, e së dyti që ka një rrugë më të fisme për të mundur Berishën, d.m.th. është kjo rruga me ide, me alternativa. Dhe Spahiu s’po ecën kësaj rruge. Po ecën rrugës tjetër, asaj rrugës ku di të ecë (me sa duket), d.m.th. rrugës së politikës së karfosjes kotmëkot, të politikës pa ide, ose me ide belbacukësh siç është kjo e shovinizmit mistrec e të papërpunuar. Ja, më thoni ju, ide është të thuash që “nga zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen këtë verë aleanca kuqezi do dalë e vetme në mazhorancë”? Tani, t’ju them të drejtën e në instancë të fundit, unë jam dakord, shumë dakord, që Berisha të rrëzohet edhe me idiotësi të tilla (sepse, përsëris, bëj pjesë tek ata që e quajnë hall mbi hall këtë njeri), por puna është se kam frikë se ai nuk mund të rrëzohet kështu.
Dhe këtë bën mirë ta dijë edhe Bamir Topi që qasjen e vet konservatore e nënvizon vazhdimisht, por që, dreqi ta hajë, e redukton te pronat, tek ish-të përndjekurit, te denoncimi i spiunëve të sigurimit, e tek antikomunizmi. Kaq është pak, e ç’është më e keqja, kjo është kauza e të gjithëve (E Ramës, Metës, Berishës), të paktën në formë deklarative. Këto janë kauza që janë aktuale? Ndoshta, por më shumë janë kauza që na bëjnë t’i mbajmë kryet pas, e na e mbajnë orën të ngelur në vitin 1991. Ndërsa neve na duhen ide për sot e për nesër, dhe idetë dalin nga leximi i up-date-uar që i duhet bërë realitetit shqiptar, nga identifikimi i shqetësimeve reale e nga diagnostikimi i sëmundjeve të shoqërisë, të politikës, të ekonomisë, të shtetit, të institucioneve, të arsimit etj.
Ok, problem nr. 1 mbetet regjimi, dhe prandaj do të duhej të mirëpritej çdo kontribut që synon rrëzimin e tij, por forcat alternative me ide e bëjnë më të lehtë, më të shpejtë e më me kuptim rrëzimin e tij. Dhe dialektikën politike e fusin në binarët e ballafaqimit programor, ideologjik, doktrinor, gjë që, përveç të tjerash, do të nxjerrë jashtë loje politikanët e llojit të atyre që i nxirrnin sytë sho-shoqit, nja dy vjet më parë, në studiot e televizionit AS, e që i nxjerrin sytë sho-shoqit çdo ditë në studiot e sotme televizive.
Comments
Zoti Mustafa ! Sa thoni e

Zoti Mustafa !

Sa thoni e gjej shume me vend ! Per sa kerkoni (per idete) per mua eshte utopike !

1.Ka njerez qe kane ide si per vizion te pergjithshem ashtu edhe per probleme konkrete , por nuk iu jep askush zë apo vend neper mediume publike . Idete e tyre jo vetem nuk perqafohen per diskutim nerper tryeza , por vete ata si persona qesendisen , kur bejne qendrese , goditen dhe po u bene te "rrezikshem" mund te behesh "gjah" kur del per gjah . Ti mendon se ky pushtet eshte i dobet ?

2.Idete kane nevoje per perpunim dhe shtrim te problemit qe kerkon kohe dhe studim te thelluar , qe ideja te marre formen e nje platforme serioze per diskutim . Kete kategori njerezish (njerezit e ideve), si PD , si qeveria , ashtu edhe "partite" e tjera e lene pa buke , si njerez te papershtashem (apo dhe armiq) te tyre . Per keta njerez 2+2=4 . Ndersa pushteti ne Shqiperi i do 2+2=1 , 1 per mua dhe 2 per ty . Ku ta gjejne kohen kjo kategori ? Krimi me i madh i ketij "tranzicioni Ramo-Nano - Berisha etj... " , eshte pikerisht se kane asgjesuar pikerisht kete shtrese duke e lene ne mjerim dhe ku nje pjese hyn tek ajo shprehja "truri e ka braktisur Shqiperine" .

3.Kjo lloj bande qeverisese , mos mendo se ndodhet aty rastesisht ! Ne perzgjedhjen e burimeve njerezore te bandes , merren me zell edhe ambasada te huaja apo sherbime te posacme , qe perbejne fuqine reale te kesaj bande (por qe dirigjojne dhe mbeshtesin dhe vullnetin e mbrapshte te saj ) ! Ata e dine shume mire se cdo "ide" ne favor te autofunksionimit te mekanizmit te shoqerise , shkon kunder tyre dhe te atyre qe i kane miratuar , krijon pasiguri ne vendimarrje etj. etj. per te mos analizuar pasojat qe ka per "banden" dhe mbeshtetesit e saj.

Prandaj them dhe mendoj qe ky eshte nje pretendim luksi ne kushtet e ketij vendi ku diamantet hidhen ne plehra dhe vendin e tyre ne vitrina e zene kodrat e dheut te germuar per nxjerrjen e tyre . Nuk eshte pa qellim....

E para duhet te iki Saliu, e

E para duhet te iki Saliu, e dyta te iki Saliu, e treta te zhduket Saliu...pstaj fillojne idete.

Jo, jo. Saliu cohet ne fik me

Jo, jo. Saliu cohet ne fik me ide.

Po hoqen Saliun per te vendosur Aliun (dmth hiq Pjetrin e vendos Palin) nuk kemi bo shume perpara.

Me nji fjale ti Rilindo ,

Me nji fjale ti Rilindo , duhet me shujt zjarrin dhe pastaj te mbjellim bahcen ?

I ketij mendimi jam edhe une , prandaj e quajta utopi me siper ! Ketu , ne kete gjendje qe eshte Shqiperia , eshte veshtire te krijosh edhe klube ku mundet te shpalosen ide dhe diskutohen ato , pa paragjykime ! Zjarri talebanist , i bandes se pushtetit , nuk do te falte asnje "guximtar" ! Apo nuk jane ? Te vrasin naten dhe te qajne diten ! Lere qe cfare them une , keta te vrasin ne mes te dites dhe , haptas , te hedhin ne plehra duke genjyer ashiqare "vrau vehten" !

Shumë bukur. Propozoj që
Shumë bukur.
Propozoj që Respublica të hapë një rubrikë të re ku të diskutojmë idetë e programet e partive ose të politikanëve sipas tematikave.
Si mendoni?
Dakort jam, kur keto partite

Dakort jam, kur keto partite ti kene keto programe dhe kur njerezit e atyre partive te vleresohen ne baze te programeve.

E ke thene sakte Albi, asnje

E ke thene sakte Albi, asnje parti nga keto te medhate e ka programin (apo statutin) dhe ne pergjithesi as nuk ia plas fare per program. Kjo ndodh qofte per faktin se program nuk kane, qofte per faktin qe pjesa me e madhe e grupeve udheheqes te ketyre partive nuk jane te afte per te debatuar mbi cfare thote programi. Psh. e imagjinoni dot Kadillin dhe Bulkun duke u pyetur mbi programin e PD-se live ne nej konference shtypi? Apo Servet Pellumbin (emrin e mora pa lidhje, nuk kam qellim ta fyej) duke debatuar mbi socialdemokracite europiane (sic i pelqejne Blushit)? Asnjehere!!

Atehere mendoj se duhet ta keni te qarte qe shpallja e nje programi real te nje partie eshte e lidhur fort me dozen e demokracise se partise. Nqs. partia nuk eshte aspak demokratike, nevoje per program nuk ka, sepse e di Lideri programin. Keshtu ndodh sot 100% ne PD dhe le te themi 85% ne PS. Personalisht nuk shoh asnje shenje ndryshimi ne keto dy parti. Ashtu si per momentin nuk shoh ndonje shenje te tille tek AKZ. Ndoshta AKZ do te ndryshoje rruges dhe do te sjelle nje program sepse do te ndjejne nevojen per te folur per te tjera tema pervecse flamurit dhe kombit. Kam pershtypjen se partia e Topit&Co do te kete program qe ne fillim. Duke qene se do te krijohet nga ata njerez qe ne PD nuk gjeten vend per arsye se nuk iu la hapesire per debat ideshe, nuk do te gabojne dhe te nisin partine e re pa te njejten hapesire per te interesuarit. Jo se ka shume njerez te afte per te bere debat ideshe, por edhe te perjashtosh ata pak qe jane te afte te bejne kete debat, eshte gabim i madh. Edhe Saliu qe debatin nuk e njeh, me 2004 krijoi sa per te thene KOP-in, nen modelin e partive te medha amerikane te cilat prane tyre kane think-tanke te ndryshem.

Ciao!

Atehere mendoj se duhet ta

Atehere mendoj se duhet ta keni te qarte qe shpallja e nje programi real te nje partie eshte e lidhur fort me dozen e demokracise se partise. Nqs. partia nuk eshte aspak demokratike, nevoje per program nuk ka, sepse e di Lideri programin

A te lumte! +1000 vallaj, se nuk po dija ta shkruaja vete me mire se kaq.

Kjo pra eshte e gjitha, programi ekziston atehere kur perplasen rrymat dhe fiton dikush per momentin. Nese kryetari vendos gjithcka, ai eshte messiah, atehere nuk ka nevoje per program sepse dhe ate e di ai.

Shkurt: Po kërkoj thjesht një

Shkurt:

Po kërkoj thjesht një link aty sipër te fasha gri me postime të organizuara sipas temave, politikë, ekonomi, sociale, ndërkombëtare ku mund të ndjekësh fillin e një diskutimi sipas objektit. Si në çdo faqe tjetër gazete online moderne. Teknikisht, më duket se Drupal lejon "tag"-imin e artikujve sipas objektit të artikullit.

Gjatë:

Harrova të fus në listë të gjithë ata që nuk janë politikanë por kanë ide për të diskutuar.

Në qoftë se kërkojmë të diskutojmë ide dhe jo çfarë i tha Pali Prengës le të krijohet një hapësirë. Ja Blushi e tha pak lëmsh mendimin e tij por e tha. Zaloshnja, hedh herë pas here idetë e tij ekonomike (leku i ri fringo fare ;-) ) ose politike (hapja e dosjeve). Topi siç e thotë tani97, ka shumë mundësi të dalë me program qysh në fillim. Albi ka idetë e veta mbi ndarjen e pushteteve dhe kontrollin që meritojnë çik më shumë hapësirë sesa çfarë ka thënë këngëtarja Ismajli mbi suksesin e saj në Europë (për mendimin tim). Nuk është e thënë që të marrim programet (sikur të kishte programe) e partive fletë për fletë.

Cfarë më bezdis tek faqosja e Respublica është se diskutimet bëhen pa fill. Diskutimet ezaurohen brenda ditës dhe sapo shtohet një artikull i ri mbi çfarë i tha Hyseni Hasanit, ikin artikujt që mbartin ide e komente me vlerë (përveçse në rastin kur mbledhin më shumë komente).

Shëndet

Hapi, mund te besh propozimet

Hapi,

mund te besh propozimet e tua pa problem. Stafi teknik do t'i shqyrtoje dhe mund te te njoftojme per zgjidhjet e mundshme. Gjithmone duke pare deshirat e Mustafa Nanos nga kendveshtrimi editorial.

Pershendetje!

P.S. Mund te perdoresh edhe adresen e emailit qe eshte emri i autorit te ketij komenti.

Albi, propozimin tim e bera

Albi,

propozimin tim e bera me te vertete. Plotesisht nga kendveshtrimi teknik. Mundem realisht te shqyrtoj kerkesat e juaja nga ana teknike. Dhe e di qe edhe z.Mustafa eshte entuziast per ide te reja qe mund te kontribuojne ne permiresimin e faqes online, apo ne shumellojshmerine e ideve. Duhet pare se sa propozimet e juaja do te jene konform anes editoriale te faqes online. Z. Mustafa e ka thene ne nje artikull diku nga korriku 2012 qe eshte i hapur per shkrime te te tjereve dhe madje e ka treguar duke perfshire shkrime nga shume njerez (njepjese edhe te panjohur ose pak te njohur). Por nje rubrike e re ngelet per t'u pare. Por me entuziazem!

Pershendetje!

Kot se koti ja kepute,

Kot se koti ja kepute, plako!!!...Po qe rrogetar, e ke sakllam, po qe 'aksioner' e ke te pasakte. Kam bere dy prova 'eksperimentale; E para i dergova nje proze te vogel satirike per 'safarin' shqiptar pas liberalizimit te vizave dhe stafi o i hodhi ne kosh o i perdori ne hale. Se dyti i dergova ca fotografi qe qarkullojne ne te gjithe dynjane, madje i kerkova me nje koment aresyen e mospublikimit dhe pergjigje s'kish pasi nen dhembe mund te jete shprehur 's'me do t...i, c'me cave b....n'...Ky eshte pranimi i 'ideve' dhe i 'opsioneve' kunder editorialit te 'pronarit' M.Nano sponsorizuar nga Anastas Angjeli i universitetit mesdhetar...Pra, 'Caci' percaktoka drejtimin e ketij blogu...'vetem rrezimi i Berishes'...per te tjerat...'rrihni uje ne havan'...Pjasemarresit, komentuesit apo kalimtaret e rastesishem brenda gjithe 'budallalleqeve' qe shprehin lirshem kane edhe 'xhevahire' qe mund te sherbejne per te shkruar artikuj, opinione apo kolumna nga i mbingarkuari z.Nano...Dhe te gjitha jane 'free'...Ndoshta lipset nje 'kod' i qarkullimit ne kete blog...Tung!!!

1. Jam rrogetar por s'eshte e

1. Jam rrogetar por s'eshte e drejta jote te nderhysh. Mesoni te jeni qytetare.

2. Une edhe me lart e shpreha qe eshte e drejta e z.Mustafa te zgjedhe publikimet. Kryesisht per arsye editoriale dhe kohe. Jo cdo email qe vjen postohet.

3. Komentet jane te lira. Posto cfare te duash. Edhe artikullin qe s'te eshte publikuar.

4. ResPublica eshte blog online pa pagese kundrejt lexuesve. Nqs. ka ndonje reklame nuk shoh ku eshte e keqja. Dhe ka teper pak, per t'u ankuar. Dhe eshte turp te ankohesh se nga vijne reklamat. Cfare duhet te themi atehere per Ballkanweb, Shekulli, Panorama, Top Channel etj... ?

5. Pikerisht se pati lexues qe shprehen idene e ruajtjes se debateve interesante qe ndodhin brenda komenteve, i kerkova perdoruesit me emrin "hapi" te me shkruante idene e tij per kete rubrike te re. Nuk u talla me te. Realisht kisha ndermend te shqyrtoja teknikisht propozimin e tij. Dhe prape do ta shoh nqs. ai me dergon ndonje material. Nga kendveshtrimi editorial u shpreha qarte qe ngelet ne dore te z.Mustafa. Jo per burokraci por per ndarje te qarte te detyrave. Sjellja jote "e nxehur" evidenton qarte nevojen per kritere editoriale.

Pershendetje!

Po pergatis nje material dhe

Po pergatis nje material dhe do t'ju dergoj idene time sapo te mundem. Eshte komplet diskutim teknik e faqosjeje. Linjen editoriale e dini vete ju (drejtuesit dhe stafi i R.P.).

Edhe une nuk e kisha shaka dhe do t'ju dergoj e do ta postoj edhe si koment idene time.

Ju pershendes.

O Muc po mire keto

O Muc po mire keto politikanet po dhe ti o koke skraparlliu vetem nje ide ke pasur qe kur ke filluar te merresh me analiza e politike: saliu hall mbi hallet.

Ide??!! Po ai antikomunisti,

Ide??!! Po ai antikomunisti, Kadilli, qe doli prap ne TV24,( pa sqaruar ato historite me pushkatime, kur kerkonte llogari per varje) dhe jepte mendje per pronat! Mund te presesh ide nga ai? E ke durimin qe thjesht t'i degjosh kesij lloji....?

O Muc, nuk mungojne idete por

O Muc, nuk mungojne idete por duhen

se pari njerez

se dyti njerez dhe

se treti njerez qe dine te degjojne dhe te respektojne idete e tjetrit kur jane racionale, madje edhe ti vjedhin mire do benin. Na duhen njerez qe respektojne shtetin ligjor dhe demokracine. Na duhen njerez qe jane te pergjegjshem karshi asaj qe do i leme brezat e ardhshem. Kur keta njerez ti kemi me shumice do e shikosh se sa kollaj do shperthejne idete. Idete ne dimer jane fara qe rrine te fshehura ne pritje te largimit te acarit. Kush cel para kohe shkon per lesh.

Ti Muc je partizan i madh i demokracise, je trim, me raste edhe analiste i mire. Mbi te gjitha per mua je dashnor i te vertetes dhe patriot i vertete. Por ajo qe te karakterizon ty dhe gjithe klasen e opinionisteve dhe analisteve ne Shqiperi eshte qe ju mungojne idete, ju mungon racionaliteti, ju mungon vizioni se si behet gazetaria e vertete. Shumices tuaj (por jo ty) u mungon edhe karakteri.

Para tre ditesh po i thoja nje mikut tim per ilustrim: Kaq e tredhur eshte bashkesia mediatike ne Shqiperi sa qe edhe Muc Nano qe eshte nje gazetar pa ide dhe shpesh me analiza futja-kot na duket si yll qe ndricon.

Artikull tymues qe nuk ndihmon per asgje. Pacienti eshte tu vdek me arrest kardiak, ti i thua familjareve qe duhet te vere syze qe te lexoje me mire.

Sigurisht qe duhen ide. Po

Sigurisht qe duhen ide. Po idete nuk jepen badiava. Idete jane kapital, jane hipoteke e tapi intelektuale. Rastet ne bote jane te shumte e mjafton te permend nje: `Kush behet milioner` Ideatoret jane milionere dhe e kane patentizuar idene e tyre. dhe cdo televizion qe merr persiper ta cfaqe shou-n i permbahet skemes qe nga dizanji skenografia, ndricimi e kompozimi e tjer. Me kete dua te them qe ideatoret kane nje staus intelektual ku ne ne politike na mungojne. Na mungojne per arsye se intelektualin me intrigitet nuk e duan dhe e injorojne, apo se ja fabrikojne idete dhe ja taksojne liderit, apo se jane te gjithe shterpe dhe nuk kane ide. Nejse. Ne jetojme ne nje klime qe na duhen me te vertete njerez me ide, po mbi te gjitha na duhet respektimi i ligjit....

Analistet jo gjithmone, ne

Analistet jo gjithmone, ne mos asnjehere nuk hedhin ide, por hedhin fjale te zbukuruara me 'lulka', pasi kane kontrate per te mbushur nje hapesire ne gazeta, ose po deshet quajeni varr, me fjale apo 'te vrare', dhe rrjedhimisht ka veshtiresite e veta per te percuar gjithmone ide, pasi sic e dime te gjithe frymoret te pakten duan nje cikel nente mujor per te pjelle (ide).Ndersa ne televizione keta na paraqiten si 'vazo me lule artificiale' sa per te zbukuruar dekorin e debatit te nxehte ku nuk te ofrojne asgje te nxehte por bajatllek llafesh te pakrehura edhe pse jane te parapergatitur per temen qe do te diskutojne. Keta lloj analistash, opinionistash e kolumnistash na jane bere si ne ate kohe qe kur te pyesnin sa veta jeni ne familje pergjigjeshe 'kater dhe Rikardi pese' (te me fal R.Ljarja se nuk e kam me te keq) sepse cdo nate televizioni shteteror jepta filma shqiptar ku patjeter do te ishte aktor R.Ljarja. Keshtu dhe me keta te sotmit 'ideatore' ne editore...U pa puna le te kalojme dhe ne kohen duke pare nga keto 'filma', madje HD e3D !!!

O Muci, me pelqeve me ket

O Muci, me pelqeve me ket shkrim, por edhe ti nuk e shtyve i cik me pertej fjales IDE. Ngele duke e lakuar e sterlakuar ate fjale por nuk na the me shume. Sic duket do e kesh per shkrimin e dyte ose te 2013-te, sepse ne fund te fundit edhe ti do hash buke dhe do shesesh gazeten.

Porse kur mungojne idete, ata qe i kane eshte mire ti ndajne. Kush me mire se ju (qe pas Sales dhe Edi Rames jeni i treti qe dilni me shume neper TV-te e Shqiperise) mund ta bej kete?

Pra sikur nga nje ide te hidhni sa here dilni do e kishit bere nje liber me 1000 faqe me ide deri tashti .

Pershendetje !

Ka dy gjera te ndryshme, por

Ka dy gjera te ndryshme, por qe lidhem me njera tjetren. Shume e drejte ajo qe thote Muçi qe duhen ide. Por nuk duhen ide te ndryshme qe te ekzitojne ne menyre individualiste. Duhen ide qe te permbushin nevojat qe mund te kete nje strategji apo shume strategji qe do permiresojne sistemet e ndryshme qe ekzistojne ne Shqiperi, qe mund te jene sisteme ekonomice, sociale, politike. Pra keto dy gjera jane strategjite dhe idete. Te dyja jane te ndryshme nga njera tjetra por ne te njejten kohe nuk mund te ezkistojne pa njera tjetren. Pershembull, nje strategji "e madhe" po themi eshte qe Shqiptaret mendojne qe do i sherbeje atyre eshte futja ne BE per te permiresuar jetesen ne vend dhe ato kane shume ide se si mund ti'a arrijne kesaj gjeje. Problemi mendoj une eshte se eshte gabim qe te shikosh nga te tjeret qe te te ndihmojne dhe per mua eshte nje strategji e gabuar. Pse e them kete. Sepse nqs ti nuk je i zoti te ndihmosh veten tende, atehere pse mendon se tjetri do te te ndihmoje? Politikanet japin premtime se do na fusin ne BE apo do bejne te pamunduren. Ore, arsyeja qe une nuk ia jap voten asnjerit eshte se "une nuk dua te futem ne BE" por dua qe te keme nje jete te qete me prosperitet dhe te mire. Pak rendesi ka nese jam apo jo ne BE.

Hedh nje budalla nje gur ne

Hedh nje budalla nje gur ne lum dhe 100 te mençur lodhen dhe nuk e nxjerrin dot.

Shume interesante kjo "Idea" e ideve.

Por perse sherbejne idete? Kujt i sherbejne idete?

Gazetare,analiste,eksperta ne vend qe te luajne rolin e tyre kritike, u mbajne thesin kusareve.

E vetmja gje qe nuk keni shkruar ne lidhje me idete eshte " Alegoria": shprehja e ideve dhe mendimeve ne menyre te terthorte,nepermjet figurave dhe simboleve.

Idete sherbejne per te formuar nje ideologji,por asnje realitet nuk i pershtatet ndonje ideologjie dhe sapo fillon ta shikosh boten nepermjet filtrit te nje ideologjie je i mbaruar.

Ne restaurant nuk hahet menyja,por bifteku.

E keqja me e madhe qe mund t'i ndodh nje vendi eshte kur te gjithe banoret e tij jane ne gjume,kur vendi eshte i mbushur me injorant,me persona te pergjumur.

Nje sistem eshte i mire apo i keq aq sa ç'jane te mire apo te keq njerezit qe e perdorin ate.Mendoni se ka ndonje ndryshim te dukshem po te zevendesohet Saliu me Ilir Meten,apo me Fatos Nanon,apo me Edi Ramen ,apo me Iksin dhe Filanin?

E vetmja tragjedi qe ekziston ne bote eshte injoranca!

A e dini se per te ngrohur nje shtepi,perveç sobes a oxhakut duhen tre gjera:

1) Drute e zgjedhura,ne menyre konstante

2) Fluksi,korenti i ajrit te fresket

3) Heqja e hirit,pastrimi i perhershem i sobes.Sa me shume kohe kalon aq me shume hi do te kete:Falsitet,ipokrizi,egoizem,kompromise,krenari,keqardhje...

Mendoni se nje kapitalist do te kuptoje se çfare ka te mire ne sistemin komunist?

Mendoni se nje komunist do te kuptoje se çfare ka te mire ne sistemin kapitalist?

Te gjithe ne kemi pozicionet tona dhe nga ato pozicione fillojme te degjojme.

Jeni te burgosur te koncepteve tuaja,athere dilni perjashta dhe shikoni,shqyrtoni,kaloni kohe duke veshtruar.Cfare te veshtrojme? Gjithçka.

Braktisni konceptet e juaja,opinionet e juaja dhe keni per te kuptuar.

Fatkeqesite sherbejne per te na zgjuar nga gjumi.

Nje person i verber nuk ka koncepte mbi ngjyrat.

Jemi programuar gabim,duhet te ç'programohemi.

E vetmja menyre eshte VETEDIJA,TE ZEME MEND.

Kur te shikoni nje gur ,mos mendoni se eshte nje diamant.
Kur te shikoni nje cope leter ,mos mendoni se eshte nje çek prej 1 miliard euro.

Ju mendosi se zgjidhja eshte tek tjetri,njerezit e shpenzojne kohen duke akuzuar te tjeret,duke ja vene fajin te tjereve,jetes ,shoqerise,fqinjit.

Ne kete menyre nuk arrihet kurre,gjithsecili do te vazhdoje te jetoje ne ankthin e tij dhe s'ka per t'u zgjuar kurre.

Jene idealet ato qe bejne nje thes me deme.

"Jeta eshte nje banket dhe tragjedia eshte se pjesa me madhe e njerezve eshte duke vdekur nga uria." thote nje njeri i zakonshem.

Jetojme siper ujit dhe vuajme nga etja ,sepse " nuk e dinim."

Duhet te zgjohemi,duhet te kuptojme se kush jane idete e duhura ne lidhje me dashurine,lirine,lumturine dhe keshtu me radhe.

Deshironi te zgjoheni,doni te jeni te lumtur,doni lirine?

Athere braktisni idete e juaja false!

Mos u genjeni nga personat.

Ne qofte se nuk genjeheni nga vetja juaj,mos lini qe ta bejne te tjeret!

Mos i besoni askerkujt,e vetmja gje per te cilen nje njeri mund t'ju sherbeje juve eshte qe te vere ne diskutim idete e juaja.

Nese jeni gati te degjoni dhe t'i vini ne diskutim,diçka mund te beni,por askush nuk mund t'ju ndihmoje ne kete gje: t'ju jap nje metode,t'ju tregoje nje teknike.

Deshironi te ndryshoni boten?

Deshironi te ndryshoni boten? Cfare thoni sikur te filloni nga vetja juaj?

Gjerat duhen kuptuar,ky eshte ndriçimi,nepermjet shqyrtimit,mirekuptimit,pa nderhyrje e gjykime nga ana juaj.

Nuk ka gje me te bukur se te jesh i vetedijshem,i ndergjegjshme per ate qe ben.

Apo preferoni te rrini ne erresire,duhet te zgjoheni!

Eshte eksperienca me e shkelqyer e botes,me e rendesishmja.

Nuk ka gje me te rendesishme se sa te rizgjohesh.

Sokrati,filozofi grek me i madh i botes thoshte :

"Nje jete e pavetedijshme nuk eshte denje per t'u jetuar."

Nje e vertete qe s'ka nevoje per shpjegime,e megjithate pjesa me e madhe e njerezve ben nje jete te pavetedijshme,nje jete rutine,mekanike; me mendime mekanike,kryesishte te tjereve,emocione mekanike,veprime mekanike,reagime mekanike.Sepse shpesh ne jetojme per te kenaqur opinionin e te tjereve.

" Te rroje Partia ,pa ç'ka se po me vdes femija."

Nese doni te kuptoni dhe doni te ndryshoni gjeja e pare qe duhet te beni eshte :

GJENI VETEN TUAJ,apo e shprehur ndryshe : KUSH JAM UNE?

Dime shume gjera mbi shkencen,astronomine ,informatiken,bujqesine ,etjr,por nuk dime se kush jemi.

Te gjithe ne varemi nga njeri tjetri,per çfaredo lloj gjeje,sepse shoqeria eshte e organizuar ne kete menyre,funksione te ndryshme personave te ndryshem.

Por te varesh psikologjikishte nga nje tjeter,te varesh ne menyre emotive nga dikush tjeter do te thote do te thote te varesh nga dikush tjeter per te arritur lumturine.

Merrni ne konsiderate veten tuaj,shqyrtojeni.Fjala e urte eshte :Vetedija eshte vetedije.

Rritja ne vetedije eshte ndryshim,sepse kur kupton ndryshon,disa me ngadal,disa me shpejt: Iluzionet bien,fantazite eliminohen dhe shkohet ne kontakt me faktet.S'ka rregull absolut.

A e dini se çfare beri luani qe ishte rritur me delet qe i vogel ,kur u pa ne pasqyre? Uluriu si luan dhe u bashkua me luanet e tjere.Cfare prisni qe te ulurini?

Kur vetedija ndizet s'ka vend per mungese vemendje,sepse je i vetedijshem per gjithçka.

Vuajtja sherben per te na hapur syte perpara realitetit,per te kuptuar qe diku mbreteron falsiteti,ashtu si dhembja fizike qe na tregon se diku ka nje semundje,plage.

Diku ne nje vend tjeter kam treguar historine e nje djaloshi dhe nje krokodili ,eshte rasti qe ta ritregoje:

- Nje djal eshte duke ecur gjate bregut te lumit dhe sheh nje krokodil qe kishte ngecur ne rrjetat e peshkatareve ne breg.

Krokodile,qe eshte femer,i drejtohet djalit dhe i thot:

"Te lutem ,ki meshire per mua dhe me çliro.E di qe jam e shemtuar,por nuk eshte faji im.Dije se brenda meje rreh zemra e nje nene.Erdha sot ne mengjes per te kerkuar ushqim per te vegjlit e mi dhe ngeca ne kete rrjete."

Djali i pergjigjet:"Nese une te ndihmoje dhe te çliroje nga rrjeta,ti me kap dhe me mbyt."

Krokodili insiston:"Mendon se une mund t'ja beje nje gje te tille shpetimtarit tim dhe atij qe me ben mire?

Djaloshi bindet dhe fillon ta çliroje nga rrjeta.

Ndersa çlirohej krokodili e mberthen me nofullat e tij.

Djali i thote:" Ja kush eshte shperblimi per vepren e mire qe bera."

Krokodili i pergjigjet:"Mos e merr si ofeze personale,bir! Bota funksionon keshtu,eshte ligji i jetes."

Djali nuk eshte dakord dhe krokodili i thote:

" Nese s'te mbushet mendja pyet ke te duash nese gjerat nuk jane keshtu."

Djaloshi shikon rrotull dhe sheh nje zog qe qendronte ne peme dhe e pyet:

"Zog eshte e vertete kjo qe thote krokodili?"

Zogu i pergjigjet:"Krokodili ka te drejte.Me shiko mua, per shembull.Nje dite po kthehesha ne çerdhe me ushqim per te vegjlit e mije.Mendo terrorin tim kur pashe nje gjarper qe po zvarritej drejte çerdhes sime.Nuk munda te beje asgje,i hengri te vegjit e mije njeri pas tjetrit,dhe une s'beja gje tjeter veçse gerthisja e bertisja,por gjithçka qe e kot.Krokodili ka te drejte.Ky eshte ligji i jetes,ne kete menyre funksionon bota."

" E pe?" i tha krokodili.

"Lerme te pyes edhe ndonje tjeter " i tha djaloshi

"Ne rregull,beje" me pertim flet krokodili.

Anes lumit po kalonte nje gomar.

" Gomar!" i thote djali "Krokodili ka drejte kur thote keshtu?"

Gomari pergjigjet:" Pa tjeter,qe ka te drejte.Me shiko mua per shembull.Gjate gjithe jetes sime kam punuar si skllav per pronarin tim dhe me jepte per te ngrene vetem sa te merrja fryme.Tani qe jam plak dhe s'kam fuqi te punoje me ka lene te lire dhe jetoje me friken deri sa ndonje egersire te me shqyej.Krokodili ka te drejte,ky eshte ligji i jetes,ne kete menyre funksionon kjo bote."

" E pe?" i tha krokodili "Tani mjafte me kaq!"

Por djali insiston: " Me jep edhe nje mundesi te fundit.Kujto se kam qene shume bujar me ty!"

Krokodili i jep mundesine e fundit.

Djali sheh nje lepur qe po vraponte dhe e pyet:

" Lepur! Krokodili a ka te drejte ne kete qe me thote?"

lepuri ndalet,me ngadale ze vend dhe pastaj i drejtohet krokodilit:" I ke thene tama keshtu djaloshit?

Krokodili pergjigjet:"Po,i kam thene tamam ashtu."

"Prit nje minute" thote lepuri "Duhet ta diskutojme mire kete pune."

" Dakord " thote krokodili.

Por lepuri kembngul:"Si mund ta diskutojme nese ti e mban djaloshin ne goje.Lere te lire.Duhet qe te marri edhe ai pjese ne diskutim."

I pergjigjet krokodili: "Qenke dinak ti,ne momentin qe une e leshoje,ai ja mbath vrapit."

Lepuri replikon :" Mendoja se ishe me i zgjuar.nese ai tenton te largohet,ti me nje goditje te bishtit tend e le te vdekur shakull ne vend."

" Eshte e vertete" pranon krokodili dhe e leshon djalin.

Sapo e sheh lepuri,qe djaloshi eshte i lire i thot:

" Mbathja vrapit!" Dhe djaloshi largohet.

Pastaj lepuri i drejtohet djaloshit:

"Nuk te pelqen mishi i krokodilit? Njerezve te fshatit tend nuk do t'ju pelqente te hanin nje vakt te mire?

Per fat te mire nuk e kishe çliruar komplet nga rrjeta trupin e tij.Pse nuk shkon ne fshat dhe te therrasesh te tjeret dhe ne kete menyre beni nje banket te mire."

Djaloshi beri tamam ate qe lepuri i tha.

Shkon ne fshat dhe se bashku me fshataret me sopata dhe hunje e vrasin krokodilin.

Vjen edhe qeni i djalit,i cili sapo sheh lepurin i sulet dhe e mbyt.

Djaloshi arrin me vonese ne vendin e ngjarjes dhe ndersa lepuri po jepte frymen e fundit i thote:

"Krokodili kishte te drejte,kjo bote keshtu funksionon,ky eshte ligji i jetes."

Per ta mbyllur po shtoje:

Jeta eshte nje mister,gje qe do te thote,qe mendja racionale nuk eshte ne gjendje ta shpjegoje,prandaj eshte e domosdoshme qe te zgjohemi,qe te kuptojme qe problemi nuk eshte realiteti,por problemi jeni juve.

Njeriu zgjohet kur kur kupton dhe kur ze mend.Kur ai zgjohet dhe bota fillon te ec me mire.

A s'keni ndonje ide mbi idete

A s'keni ndonje ide mbi idete ,apo eshte ide dhe mospasja ide?

Add new comment