Shtypi pushtohet nga ‘polifotot’ e Berishës mes byroistëve

Ka ditë që disa të përditshme shqiptare publikojnë në faqet e tyre foto të ndryshme të Sali Berishës, ku ai duket mes anëtarësh të byrosë politike, apo me fëmijët e familjarët e diktatorit komunist Enver Hoxha. Nuk janë foto të sajuara; janë foto autentike, të cilat Berisha i ka pranuar si të tilla e për të cilat nuk ka demonstruar se është ndjerë ligsht. Përkundrazi, sa më shumë dalin prova të tilla që e nxjerrin atë si një pjesë të nomenklaturës sunduese para vitit ’90, aq më shumë e rrit ai dozën e denoncimit të regjimit komunist. Me sa duket, është ‘kompleksi i nakatosjes me regjimin’ që e bën kaq ‘të tërbuar kundër regjimit’. Mirëpo është ky ‘tërbim kundër regjimit’ që i bën gazetarët të ripublikojnë zdërhalljet fotografike të Berishës me eksponentë të diktaturës.
Për këto e pati fjalën Bamir Topi kur foli për ‘polifoto’ të Berishës të pashpjeguara ndonjëherë.
M.N.
Comments
Dhe ky popull këtë mostër e
<p>Dhe ky popull këtë mostër e quan lideri i Kombit sa turp</p>
"Polifotot' prit kur te na
<p> "Polifotot' prit kur te na thone jane 'Fotoshop'. Fotozhenik ai 'doktori', qe i zgjati jeten rregjimit me hyzmetin e vet te pakursyer, per ca dafina mbi kryet e veta, kur shume te tjere lengonin 'katakombeve' te tortures per nje foto ( a polifoto quheni po deshet) me zogiste, balliste apo diversante. Dhe 'fajtori' behet 'akuzatori' me i zellshem i kesaj farse. Dhe ne e besojme, dhe ne e duartrokasim, dhe ne e mbeshtesim, dhe ne shpresojme... dhe ai na 'shkerdhen' jo vetem me fjale...Te zgjuar keta komunistet antikomunist ! Ne dolem budallenj...Apo jemi ?!</p>
Po Zeneli, ç'mendon Zeneli?
<p>Po Zeneli, ç'mendon Zeneli?</p>
ah sikur te mendonin
<p>ah sikur te mendonin zenelat...</p>
Add new comment