Shtypi pushtohet nga ‘polifotot’ e Berishës mes byroistëve

Postuar në 07 Mars, 2012 03:03

Ka ditë që disa të përditshme shqiptare publikojnë në faqet e tyre foto të ndryshme të Sali Berishës, ku ai duket mes anëtarësh të byrosë politike, apo me fëmijët e familjarët e diktatorit komunist Enver Hoxha. Nuk janë foto të sajuara; janë foto autentike, të cilat Berisha i ka pranuar si të tilla e për të cilat nuk ka demonstruar se është ndjerë ligsht. Përkundrazi, sa më shumë dalin prova të tilla që e nxjerrin atë si një pjesë të nomenklaturës sunduese para vitit ’90, aq më shumë e rrit ai dozën e denoncimit të regjimit komunist. Me sa duket, është ‘kompleksi i nakatosjes me regjimin’ që e bën kaq ‘të tërbuar kundër regjimit’. Mirëpo është ky ‘tërbim kundër regjimit’ që i bën gazetarët të ripublikojnë zdërhalljet fotografike të Berishës me eksponentë të diktaturës.

Për këto e pati fjalën Bamir Topi kur foli për ‘polifoto’ të Berishës të pashpjeguara ndonjëherë.

M.N.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>&nbsp;&quot;Polifotot&#39; prit kur te na thone jane &#39;Fotoshop&#39;. Fotozhenik ai &#39;doktori&#39;, qe i zgjati jeten rregjimit me hyzmetin e vet te pakursyer, per ca dafina mbi kryet e veta, kur shume te tjere lengonin &#39;katakombeve&#39; te tortures per nje foto ( a polifoto quheni po deshet) me zogiste, balliste apo diversante. Dhe &#39;fajtori&#39; behet &#39;akuzatori&#39; me i zellshem i kesaj farse. Dhe ne e besojme, dhe ne e duartrokasim, dhe ne e mbeshtesim, dhe ne shpresojme... dhe ai na &#39;shkerdhen&#39; jo vetem me fjale...Te zgjuar keta komunistet antikomunist ! Ne dolem budallenj...Apo jemi ?!</p>

Submitted by Artemis (not verified) on

<p>ah sikur te mendonin zenelat...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.