Demokracia në Shqipëri është në grahmat e fundit

Postuar në 08 Shtator, 2011 05:26

Dimitar Bechev është një zyrtar i lartë i Brukselit, e në të njëjtën kohë një ekspert i çështjeve europiane e ballkanike. Ai ka shkruar një artikull për gazetën online euobserver.com, e cila mbulon politikat e BE-së, e më konkretisht të drejtat e njeriut, transparencën e qeverisjeve, betejat kundër korrupsionit, etj. Artikulli i dedikohet Shqipërisë, dhe mesazhi përcillet qysh në titull: Demokracia në Shqipëri po vdes me sot, me nesër. Kuptohet pra që shkrimi është shumë kritik. Ja disa nënvizime të tij, të cilat po i perifrazojmë:

1. Ka më shumë se dy vjet që Shqipëria është politikisht e paralizuar.
2. Gjithçka filloi me zgjedhjet e vitit 2009, për të cilat numërohen me gishta njerëzit që thonë se “ishin zgjedhje të rregullta e të ndershme”.
3. Pas këtij momenti opozita mori vendimin për të bojkotuar parlamentin, dhe kështu Shqipëria ka qenë i vetmi vend europian, ku nuk ka patur asnjë komunikim formal mes maxhorancës e opozitës.
4. Këtë vit situata kaloi nga “keq” në “më keq”. Gjatë një proteste të opozitës u vranë katër vetë.
5. Më pas erdhën zgjedhjet lokale, për të cilat ambasadori danez është shprehur se “ishin të pandershme e antidemokratike”.
6. KQZ-ja e kontrolluar nga qeveria e kaloi fitoren nga Rama tek kandidati i maxhorancës Basha.
7. Shkaqet e kësaj situate duhen kërkuar tek kacafytja mes Ramës e Berishës.
8. Berisha është njeriu që kontrollon gjithçka nga zyra e tij, komisionerët, gjyqtarët, prokurorët, gazetarët; është lloji i politikanit të papranueshëm në Europën moderne.
9. Rama ka një paltformë që dallohet më së pari nga urrejtja për Berishën.
10. Freedom House e ka përkufizuiar Shqipërinë si “një vend pjesërisht të lirë”, ndërsa Failed States Index e klasifikon në vend të 121-jtë (edhe Bahreini është më mirë, thotë autori).
11. Berisha është problemi i atij vendi. Ai, ish-komunist, ka dominuar jetën politike për njëzet vjet me radhë si antikomunist. Është rikthyer në pushtet në vitin 2005 e as që ka ndërmend të largohet deri në vdekje. Ka nën kontroll gjithçka. Presidentin e merr vitin që vjen, e nëpërmjet tij do të shtjerë në dorë shërbimet sekrete e prokurorinë.
12. Edi Rama nuk ka mundur të ndërtojë një marrëdhënie me udhëheqësit europianë, në mënyrë që ta bënte ndjellëse kauzën e vet.
13. Në një vështrim më të thellë, kjo gjendje është përgjegjësi e shqiptarëve, të cilët janë të dhënë më shumë pas klanit se sa pas kombit.
14. Diplomacia euro-atlantike duhet të ndërhyjë urgjentisht. NATO e para, e cila duhet të hapë një diskutim mbi Shqipërinë si vend anëtar në Këshillin e Atlantikut Verior (North Atlantic Council). Mbrojtja e idealeve të demokracisë është dhe detyrë e NATO-s.
15. BE-ja duhet të blokojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, dhe t’i tregojë Tiranës hapat që duhen ndërmarrë. BE-ja duhet t’u tregojë dhëmbët politikanëve shqiptarë.

E.G.

Comments

Submitted by paskali (not verified) on

po idrizi qe shkruante tek artikulli i zaloshnjes e kupton thoni ju qe po e lexoni tani kete te huajin cfare shkruan ??!!!!

Submitted by Altin (not verified) on

Problemi eshte se tashme askush nuk e mbron Berishen as fansat e tij me te ngushte. Te gjithe qe e mbrojne o kane interesa direkte ose kane si argument se Rama eshte me i keq, sic ishte me i keq edhe Nano edhe Meta nekohe te vet. Pra, BErisha mbijeton ne politike vetem ne saje te polarizimit te thelle. Prandaj cdo perpjekje e analsiteve  per barazi mes kampeve shpie  uje direkt tek Qeveria.

Shkrimi eshte shume i mire dhe i qarte, pritni kur ta shpalle puqist PD-ja kete.

Submitted by Anonim (not verified) on

O Bobi me duhet qe sa here lexoj ne faqen tende ta kthej Zoomin ne 75% qe te kem mundesi te lexj artikullin. Ne faqet tjera nuk me ndodh keshtu! Pra nuk qendron problemi te monitori i im po te pikselat e programuesit. Nejse ! Po njeriu nuk ka nerva dhe kohe dhe kjo nuk eshte komode.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.