Cërrik, protestë për pronat

Postuar në 23 Shkurt, 2012 11:38

Zvarritjet ne zyrat e administratës për çështjen e pronës kane detyruar 50-vjeçarin Sotir Panxhi të protestojë, duke hipur në një lartësi prej 100 metrash në antenat e radistacionit të Cërrikut.

Ai ka kercenuar aty se do te hidhej nderkohe qe policia ka rrethuar gjithe zonen. Ne mbeshtetje te tij kane dale edhe banore te zones qe kane protestuar per zvarrijet qe u behen për çeshtjet e pronave te tyre.

Panxhi pretendon se ka paguar një shumë prej 750 mijë lekësh të reja dhe punonjësit e administratës nuk i kanë prerë mandat arkëtimi duke kërkuar që të paguajë sërisht.

Pas kater oresh ai ka pranuar te zbrese nga shtylla dhe eshte shoqeruar nga policia, nderkohje qe u ka treguar gazetareve problemin e tij.

“Kam paguar të gjitha lekët. Nuk e japim më thanë certifikatën. Kam pesë vjet që merrem me këtë problem. Nuk mund të zgjidhet ky problem se aty, tek zyra e regjistrimit kanë hyrë të gjithë hajdutët dhe kanë bërë çerdhen e vet”, tha Sotir Panxhi.

Aktualisht, Panxhi ndodhet në Komisariatin e Policisë së Elbasanit dhe po i nënshtrohet pyetjeve nga grupi hetimor. Gjithashtu do të verifikohen edhe deklaratat e tij kundrejt administratës së zyrës së kadastrës.

top-channel.tv

Comments

Submitted by zeneli (not verified) on

I uroj Suksese Panxhit ne se eshte me te drejten.

Na duhet nje Qeveri qe di se cbehet dhe ne Zyrat e Tiranes dhe te Cerrikut dhe te Zalldardhes.

Ne se me Vote nuk e sigurojm nje qeveri te tille athere kot votojme ose kushtetuta eshte nje pacavure qe nuk i hyn ne pun fare popullit.

Do ishte me shum vlera qe gazetaret shqiptare te mblidhen e te ndermarrin nje aksion te pa zakonte ne rang kombetar.

Te bashkohen pa dallim partie e te ndahen ne ekipe e te kerkojne kartabianke qe 1 jav rresht nga e hena ne te premte mbas dite te ken te drejte te veshgojne si punon Kryeministri ne zyre te vet, si punojne ministrat ne zyrat e veta e si punon aparati shtetit ne Tirane e kudo e po ashtu te vezhgojne  neper Bashkite kryesore e ne shum komuna e mini bashki e deri tek Kryepleqte e qytezave e fshatrave dhe ne fund te dalin me raporte apo reportazhe me pershtypjet e tyre dhe keshtu populli te marre vesh se cbehet e se ke te votoje e kujt ti jape shkelmin nje her e mire nga lart deri posht.

Do i kisha dhene 100 euro kontribut ne mbeshtetje te kesaj aventure.

Gjithsesi pelivanet  ne kullen e Fidelit dhe ne anten te Radiostacionit te Cerrikut meritojne respekt.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.