66 apo vetëm 1

Ndërkohë që në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar kanë qenë zhvillimet e fundit dramatike rreth ngjarjeve të 21 janarit, etj., komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka vazhduar papushim punën për ndryshimet që do t’i propozojë Kuvendit nga mesi i marsit. Nga burime të mirëinformuara, kam marrë vesh se ka mirëkuptim mes anëtarëve të këtij komisioni për të zëvendësuar numërimin me dorë të votave me atë me skanim. (Për numërimin me skanim kam shkruar gjatë në artikullin “Si t’i numërojmë votat?” http://www.respublica.al/opinion/2011/12/14/si-ti-numerojme-votat). Sidoqoftë, burimet e mirëinformuara më lanë të kuptoj se ende nuk është rënë dakord për vëndin/vendet ku do të bëhet numërimi.
Disa mendojnë se numërimi me skanim duhet bërë në 66 qendrat aktuale të numërimit të votave (66 KZAZ-të), ndërsa disa të tjerë mendojnë se duhet bërë në një qendër të vetme në Tiranë. Unë votën time e jap për këta të fundit. Dhe ja përse.
Në zgjedhjet e shkuara mund të jetë bllokuar një qendër numërimi thjesht si kundërpeshë e bllokimit të një qendre tjetër, dhe është dashur të shkojnë atje ambasadorët, që të vazhdojë numërimi. Për shembull, po të mos kishte përveshur mëngët amabasadori amerikan në njësinë numër 5 të Tiranës (sa turp!), mund të ishim ngujuar për javë të tëra para televizorëve, në pritje të përfundimit të numërimit të votave të majit të 2011-ës. Ndërsa në 2009-ën, në qoftë se kutitë e Fushëkuqes dhe të Ndërmenasit nuk do të kishin ardhur në Tiranë (pas trysnisë së ambasadorëve të huaj - sa turp!), Zoti e di se kur do të kishte mbaruar numërimi i votave të qarqeve Lezhë dhe Fier.
Përveç bllokimeve si këto të sipërpërmendurat, të cilat pothuajse shkaktuan përplasje me pasoja të rënda për stabilitetin e vendit, numërimi i votave në 66 qendra është edhe shumë herë më i kushtueshëm financiarisht. Dhe kjo është e vërtetë si për numërimin me dorë ashtu edhe për atë me skanim.
Pra, si t’ia bëjmë që, larg qoftë, të mos përsëriten skena si ato të numërimit të votave të Fushkuqes, Ndërmenasit, njësive 5 e 8 të Tiranës, apo edhe të Bushatit, Uznovës, etj., etj.? Ndërkohë, si t’ia bëjmë që koston e numërimit ta kemi sa më të vogël? Një mënyrë është ajo e numërimit të të gjitha votave në një sallë të vetme në Tiranë (Pallati i Sportit ka sallën më të përshtatshme), ku prania e ambasadorëve, kamerave televizive dhe vëzhguesve mund të jetë e pandërprerë.
Në rastin e votimit me dorë, kjo zgjidhje do të sillte vetiu një vonesë të konsiderueshme në numërim – të numërosh me dorë 1.6 milionë vota në një sallë të vetme (sado e madhe qoftë ajo) mund të duhen dy-tri javë. Por, në qoftë se do të vendoset që votat të numërohen me dorë, është më mirë të presim 2-3 javë për të marrë vesh rezultatin, se sa të shohim përsëri skena të dhunshme si ato të numërimit të votave të Fushëkuqes, Ndërmenasit, Bushatit, Uznovës, njësive 5 e 8 të Tiranës etj., etj.
Nga ana tjetër, në rastin e numërimit me skanim, vonesa në numërim nuk përbën problem – 1.6 milion votat mund të numërohen për 24 orë në Pallatin e Sportit në Tiranë. Dhe ndërprerja e procesit të numërimit, për shkak të ndonjë ndërprerje të energjisë elektrike (si në zgjedhjet e fundit në Korçë, Durrës, etj.), mund të shmanget me përdorimin e një gjeneratori elektrik të vetëm. Ndërkohë, partive nuk do t’u duhen nga 66 specialistë elektronikë secilës, për të kontrolluar nëse makinave skanuese u bëhet ndonjë marifet. Do të duhet vetëm nga një specialist elektronik për parti – në Pallatin e Sportit në Tiranë…
Comments
Paske qene i mbarum per icik

Paske qene i mbarum per icik skanim elektronik mor Eduart!

Me te thene te drejten, nuk e besoj se do ti nxjerri te padyshueshme votat skaneri. Puna eshte gjithmone se po e pat marifetin brenda skaneri, atehere do te jete e veshtire qe inxhinjeret ta kapin live gabimin (vetem nese kontrollojne flete per flete cka do te ishte e paperballueshme ne kohe per 1,6 milione flete).

Tjeter menyre e sigurte per te kontrolluar se makineria nuk ka marifet, eshte tu jepet specialisteve aksesi i "kodit burimor" nga kompania qe e prodhon skanerin, çka eshte e pamundur. Kam punuar me sisteme te tille dhe kodin burimor kompanite e ruajne si syte e ballit, sepse mbi te i fitojne paret. Dhe nje analize e kodit burimor do te ishte shume e komplikuar dhe e kushtueshme ne kohe.

Nuk eshte puna se nuk e ben skaneri, por skaneri eshte thjesht makineri ne dore te atij qe e komandon. Berisha me kete rast do te krijoje iluzionin e transparences dhe do te mposhte zerat qe do te bertasin se ka patur manipulime.

Po i jepni hajdutit, celesat e shpise!

Po i jepni hajdutit, celesat

Po i jepni hajdutit, celesat e shpise!

Jam shume dakord me ty! Nese rezultatet dalin prej skanerit, jane akoma me legjitime nderkohe qe mund te jene po aq te manipuluara. Nuk eshte Shqiperia per IT ne kete fushe, ende.

Meqe qenke marre kaq shume me

Meqe qenke marre kaq shume me keto pune duhet ta dish se keto gjera nuk behen duke analizuar kodin burimor (sic e emerton ti). Mjafton qe pajisja qe do merret me numerimin e fleteve te plotesoje standartet e duhura dhe te kete certifikatat perkatese dhe per kete palet te bien dakord.

Z. ErionKush do ishte

Z. Erion
Kush do ishte eksperti juaj per certifikimin e pajisjeve . . . se te anses kundershatre e dim kush jane.

dhe pyetja 2.

A eshte nje nejri ne stafin tuaj eksperte teknologjik qe te kete licenc apo te drejte per te bere certifikim

Certfikimet e pajisjeve

Certfikimet e pajisjeve normalisht duhet te jene bere nga institucione dhe kompani te njohura nderkombetare. Detyra e politikaneve tone eshte te bien dakord per standartet, dhe nese nuk i dine standartet qe duhet te kerkojne le te marrin konsulence te huaj.

A mor Erion, mor Erion,

A mor Erion, mor Erion, dukesh i ri ne zanat!

Per disa milione euro personit te duhur, cdo kompani te jep cfaredo certifikate (Goldman Sachs mashtroi gjithe Europen duke i falsifikuar llogarite Greqise, Siemens ka histori te gjate korruptimi, qe te mos dalim te kompanite zvicerane e angleze e franceze qe kane "buxhete rryshfetesh"). Apo do ta certifikojne çeket???

O trim qe qenke ne dijeni dhe

O trim qe qenke ne dijeni dhe per korrusionin e Siemensin dhe Goldman Sachsit.

Preferoj me mire qe votat tona ti numeroje nje makine elektronike e certifikuar nga institucionet me te njohura nderkombetare dhe qe zbaton standartet e rena dakord nga te dyja palet, sesa shoket e PS dhe PD neper komisione.

Rrisqet gjithmone ekzistojne, puna qendron ne menyren qe ndjek per ti minimizuar ato.

Mos u merzit Eriono, se

Mos u merzit Eriono, se muhabet po bejme.

Ti thu, te marrin dy te pandershem nje njeri te panjohur (i panjohur nga pervoja e dy te pandershmeve) dhe ti thone na e garanto se kjo makina eshte e sigurt.

A thu nuk do te mundohen t'ia gjejne anen atij te tretit ata dy te pandershmit, dhe nuk do ti cojne ca miliona ne Qipro?

Dakort, po prap nuk ji

Dakort, po prap nuk ji pergjigjet pyetjes time: a keni ndonje person ne stafin tuaj qe mund te aprove nje analize rreth nje pajisje qe askush nuk e ka pare me perpara???
Apo do i besoni nje kompanie te jashtme me ekspert te huaj qe do bejne ligjin dhe do thone pajisja eshte ne rregull sepse keshtu themi ne. . .njelloj si per videon Meta - Prifti ku prokuroria sishte ne gjendje te argumentonte asgje?

Johnny kjo gje nuk ka asnje

Johnny kjo gje nuk ka asnje ndryshim nga ana e procedures nga prokurimi i nje sherbimi apo mall i ne nje tender bazuar mbi disa specifikime dhe standarte qe i ke percaktuar vete (ndoshta me ndihmen e konsulentit te huaj)

NUK JENI NE GJENDJE TE

NUK JENI NE GJENDJE TE SIGURONI MIREFUNKSIONIMIN E KESAJ PAJISJE, Z. Zaloshnja ka kohe qe ngulmon me kete fakt, por prap nuk e kupton . . . per zgjedhjet e fundit kishit ngritur nje salle nga ku benit numerimin nepermjet nje sistemi te ngritur ku hedhja e te dhenave behej me telefon dhe provuat qe nuk keni eksperte per te mirembajtur pajisje ne kete fushe . . . atere gjate kohes qe do jene ne trasport ose ne qendrimin e tyre prane KQZ-se kush do ju siguroje qe ato do rrine te paprekura, nuk eshte e thjeshte te gjesh celesiin e duhur kur di kujt porte ti drejtohesh

Une nuk kam asnje ide se

Une nuk kam asnje ide se cfare sistemi eshte ngritur per zgjedhjet e shkuara dhe kush eshte marre me mirembajtjen. Por po pate fonde mjaftueshem dhe sensin e mire per te kryer nje pune, nje pune si kjo perfundon pavaresisht se ca mendon shoku Zaloshnja (qe ska punuar ndonjehere gjithe jeten e vet)

Kam pershtypjen se Zaloshnja

Kam pershtypjen se Zaloshnja edhe pse me sensin pozitiv dhe qellimin e mire duke se nuk e ka kuptuar ende se nuk mund te kete zgjedhje te drejta, te pamanipuluara e demokratike ne Shqiperi perderisa Berisha dhe soji i tij te jene ne pushtet dhe madje ne politike dhe me kete sistem drejtesie qe eshte rezikshmerisht dhe totalisht i kontrolluar nga Berisha. Cdo diskutim teorik/teknik lidhur me kodin zgjedhor duke anashkaluar "elefantin ne dhome" te manipulimit dhe kontrollit shteteror te zgjedhjeve eshte humbje kohe dhe i shkon per shtat vec sherbetoreve te Bishes. Kodi zgjedhor eshte padyshim i rendesishem por zgjedhjet ne Shqiperi nuk jane shkateruar apo deformuar asnjehere per faj te kodeve por vec te krimeve elektorale te regjimeve antidemokratike e uzurpuese ku ky i Berishes eshte shembulli "par excellence". Sa per kodin une jam i sigurt se do te anashkalohet plotesisht nje nga ceshtjet mete rendesishme ne do zgjedhje qe eshte ajo e financimeve te 2 partive kryesore. Sic mendoj se kodi duhet te kete penalizime shume te forta (ekstreme madje) qe duhet te prekin kryesisht pushtetin, komisioneret e maxhorancave dhe administraten publike per cdo nderhyrje apo shkelje te kodit apo perdorim politik te ambienetve, shkollave dhe nxenesve, etj... Them komisioneret e maxhorances pasi ata jane me te interesuar per manipulim dhe me pas jane te mbrojtur nga presioni i regjimit.

Se fundi nje mendim .... Arritja me e madhe e vendeve te zhvilluara (kryesisht anglosaksone) ka qene pikerisht xhveshja e cdo pushteti politik nga adminstrimi i votes ne cdo hallke te tij. Tek ne kemi te kunderten ku cdo hallke te votimit eshte ne dore te Ujkut qe vjedh vota...

keta tipat si Zaloshnja,

keta tipat si Zaloshnja, fansa te ps-se tere ide dhe arrogance, te bejne qe te lutesh qe Saliu (ose Lulja) te na e kercase edhe njehere nga prapa me 2013. Sepse, ne pa na marre bytha flake nuk zeme mend. Po te mendosh me Edin, qe i ka marre flake qe ne rini, cfare te thuash pastaj...

Depolitizimi i komisoneve te

Depolitizimi i komisoneve te votimeve, po keshtu edhe te numeruesve do ishte nje hap cilesor ne kete vend per te pasur zgjedhje te lira dhe te pakontestueshme. Partite politike si direkt te ineteresuara per rezultatin e zgjedhjeve duhet te perfaqesohen me juriste neper komisionet e numerimit, vezhgues neper qendrat e votimit, mjafton kaq vullnet politik per te mos perjetuar me me makthin e zgjedhjeve te manipuluara. Me skaner apo pa skaner, me nje qender apo 66 qendra, nese nuk depolitizohen keto struktura, gjithmone do kemi zgjedhje te kontestuara.

Kaq per zgjedhjet dhe sistemin e tyre te votimit, numerimit ankimimit dhe kqz.se.

Pak perspektive...

Supozojme se kemi me te vertete zgjedhje te pastra...

Ps ne rastin me te mire mund te arrije ne 68 mandate dhe aleatet e saj diku tek dy apo tre mandate qe do te thote automatikisht se edhe nese vjen ne pushtet nuk do te kete kurre nje shumice te cilesuar por vetem nominale.

Pd ne rastin me te keq e penalizuar nga qenia e gjate ne pushtet, siguron 63-64 mandate, aleatet e saj 4-5 mandate te sigurta, çka perkthehet ne nje opozite te forte.

Ku qendron problemi me zgjedhjet shqiptare?

Dy partite kryesore duke pasur pak a shume te betonizuar elektoratin e tyre, te gjithe luften e bejne per elektoratin gri. Per ate elektorat gri, qe nuk shpreh kurre simpatine, per asnjeren parti politike, qe nuk voton ne shumicen e rasteve, duke qene se, eshte nje shprese dhe padyshim e vetmja "force politike" qe ben mrekullira, duke ndryshuar pushtetin pra qeverisjen, ne rastin konkret, ku kemi te bejme me figura te konsumuara politike, duke qene ata nga natyra konservatore nuk e trazojne shume kete çeshtje, do te vendosin ne fund fare per ke do te votojne, me pak ndryshime, duke votuar ata qe kane votuar gjithmone.

Iluzioni se mund te perjetojme kataklizmen e reduktimit te elektoratit te Pd dhe zgjerimin e elektoratit te Ps nuk duhet te manipuloje as edhe me naivin qe rreket me deshifrimin e elektorateve dhe te zgjedhjeve ne teresi pasi si i tille ai do te mbetet vetem iluzion. Kjo perkthehet se kushdo qe do te marre pushtetin me zgjedhejt e ardheshme pavarsisht rezultatit ai pushtet nuk do te jete kurrsesi i sigurte apo rehatues pasi nuk ka shprese qe asnjera alenace te marre, as mos pretendoje, me shume se 72-75 mandate ne parlament me gjithe kataklizmat e mundeshme.

Ky shpjegim i thjeshte llogjik dhe natyrisht i pa ndikuar nga partite apo deshirat dhe simpatite politike shpresoj se do tu sherbeje si antioksidant atyre qe pretendojne te rrine ne pushtet apo ata qe pretendojne ta marrin ate.

Add new comment