M. Nano i përgjigjet ermiri dajtan-it

Postuar në 30 Gusht, 2011 09:13

Në fund të shkrimit tim me titull “Duhen numra, jo dëngla morale” është një shënim i nënshkruar nga ‘ermiri dajtan’: “Në këtë vend, qysh prej vitit 2009, fiton ai që kap më shumë institucione dhe jo ai që kap më shumë aleatë; këtë mundësi dihet kush e ka dhe e shfrytëzon”.

Po filloj duke rënë dakord me lexuesin. Afërmendsh, kush ka me vete institucionet, ka dhe mundësinë të fryjë mbështetjen elektorale, e ta bëjë më të madhe se sa e ka në të vërtetë. Dhe në rastin tonë, Berisha e ka bërë këtë gjë. Në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 do ta bëjë dhe më mirë, sepse gjasat janë që të ketë nën hyqëm ca institucione shtesë, si presidentin, prokurorin, shërbimet sekrete, etj. Por fryrja e mbështetjes elektorale nuk është domosdoshmërisht fitore e zgjedhjeve, dhe e pushtetit. Në rrethanat shqiptare nuk ka qenë kështu.

A mos vallë Berisha i fitoi zgjedhjet e vitit 2009 me anë të përdorimit të institucioneve? Jo, të dhënat nuk e thonë këtë. Me ndihmën e institucioneve ai ka vjedhur vota, ndoshta edhe ndonjë mandat, por nuk ka fituar pushtetin. Të gjithë e dimë, se ai mori më pak se 70 mandate. Pushtetin ai e fitoi më pas në saj të aleancës me Ilir Metën. E njëjta gjë mund të thuhet për zgjedhjet lokale, ku ai i përdori në maksimum institucionet e procedurat. Lind pyetja: Ç’do të bënte ai me institucionet, nëse votat e Ilir Metës, të çamëve, etj, do të ishin nga krahu tjetër? Do t’i binte cyles. Asgjë më shumë.

Në fund, po saktësoj dhe njëherë. Aleanca Rama-Meta-Nano nuk është një gjë që mua më pëlqen; përkundrazi, ma shpif. Është thjesht një gjë që rrëzon Berishën e regjimin e tij, dhe kjo nuk ma shpif hiç; përkundrazi, më pëlqen.

Comments

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Z.Nano, mos e lini urrejtjen per  Berishen, edhe pse plotesisht e motivuar, t'ju erresoje llogjiken deri ne ate pike sa, edhe publikish, te sugjeroni qe do te ishte e pranueshme nje aleance Rama-Meta-Nano nese kjo sjell rrezimin e Berishes.  Kjo qasje juaja , gjykoj,eshte e gabuar dhe e demshme sepse, nese kjo aleance do te gjeje mbeshtetje te mjaftueshme  dhe do te tentohej nga opozita ne 2013, e shtyre nga e njejta urrejtje per Berishen, por edhe ne saje te zerave publike pro, si ai i juaji,  athere  kjo aleance do ndodhej para nje humbje edhe me te madhe dhe krejtesisht e dikredituar moralisht dhe do te shkrihej si kripa ne uje.

Po sjell, modestisht, argumentat qe njoh:

-Se pari, kjo aleance eshte e tejkaluar ne kohe. Pikun e mundshem te saj ajo e pati ne pragzgjedhjet e 2009, madje deri kur Meta  ja ofroi Rames tamam disa dite para dites se votimeve dhe Rama e injoroi, dukshem me te njejten miopi dhe mendjemadhesi me te cilen negocioi me Berishen per ndryshimet kushtetuese. Por, edhe se bashku, Rama-Meta-Nano ne 2009, do dilnin 70 me 70 me Berishen, ne rastin me te mire. Dhe Berisha i kishte gati kartat, kambialet dhe ujdite, mbi dhe nen tavoline, per te rreshtuar pro tij te pakten 4-5 deputete te kundershtarit. Nuk dua te spekulloj, por gjithkujt do ti vinin nder mend emrat e Priftit, Vasilit, Tavos e  deputeteve te tjere came, etj etj. Nuk eshte per tu c'meritur qe edhe tani qe flasim, pa pike zori, Berisha mund te rreshtoje ne anen e tij edhe 4-5 deputete te tjere te "majte". Berisha mundet sepse ai, tashme, ka me se, por mbi te gjitha sepse ai di se si, te bleje sa dhe cfare  i  duhet per te qene ne pushtet dhe per te akaparuar pasurite e vendit per vehte dhe per oborrin e tij, pa folur per zoterit dhe udhehapesit e tij jashte vendit.

-Se dyti, kesaj aleance, aktualisht, i mungojne motivet, arsyet dhe llogjika e krijimit. Nuk besoj se ndokush do te me sjelle ketu motive ideologjike , programesh te majta, interesash kombetare nga ana e Metes apo Nanos. (Po e le menjane Ramen per nje moment).  Eshte me se e qarte, sidomos pas zhvillimeve 2009-2011,  se  as Meta e as Nano, nuk i kane me ne axhenden e tyre politike e programore keto romantizma folklorike. Pushteti pragmatist dhe pasurues eshte motori politik i tyre. Por, Meta i ka te gjitha keto, pervec postit te kryeministrit, sigurisht , qe eshte tabuja e Berishes dhe e Rames. Athere pse i duhet te ndryshoje aleance? Apo qe te perfundoje ne Bence nga Berisha qe e ruan videon e Priftit si Biblen (ops, kuranin) dhe ti bashkohet tamam burgaxhinjeve si Nano me kompleksin e tmerrit para Berishes.

-Por le ta supozojme, per cudi, qe u arrit kjo aleance, sepse ne dime qe Meta nuk ka skrupuj per cfardo lloj piruetash dhe sepse per Nanon mund te kete vend akoma per kolltukun presidencial dhe sepse, se fundi, Rama mund te kete pranuar se nuk ja del dot vetem Berishes. Athere cfare i sjell opozites/Rames kjo aleance? Nano nuk ka as vote ne parlament, as elektorat ne baze, pa thene qe figura e tij, e denigruar me dhe pa te drejte, tani mund te sjelle vetem vota minus ne cdo votim real.  Meta, sic tregoi 2009, por sidomos 2011, ka rreth 100 mije votues.  Por a jane ata, realisht, votues te Metes apo jane akaparues te favoreve qe u ka ofruar pushteti i Metes?   Cdo njeri i pa anshem  e ka te qarte se ata, ne fakt, i ka blere Berisha nepermjet brokerit Meta. Ne rastin me te pare qe brokeri i tyre Meta do ndroje bosin e vet, ata do ta braktisin ate dhe do ti ofrojne aksionet e tyre(votat) per Berishen, sa kohe qe ai do t'ju ruaje benefitet. Por edhe sikur nje pjese e tyre ti binden Metes dhe te rreshtohen me kualicionin Rama-Meta-Nano, perseri, duke konsideruar  manipulimin shume planesh te votimit nga Berisha, zor se ky kualicion mund ta rrezoje Berishen.

Se fundi, te gjitha keto hamendje u bene rreth elektoratit qe praktikisht merr pjese ne votime ne Shqiperi, dmth rreth 50-60% e numrit te pergjitshem te listave dhe qe ndahen ndermjet te majtes dhe te djathtes, saktesisht pergjysem, sic ndan bajgen rrota e qerres. Me Berishen ne pushtet, me institucionet e kapitulluara para kulacit dhe kerbacit te tij, me nje shoqeri civile po aq te korruptuar sa edhe pushteti e politika, vetem ky elektorat i politizuar, nuk e rrezon dot ate. Duhet nje faktor i qenesishem, ekonomik ose kombetar, qe te preke ne themelet e egzistences tere popullin dhe te arrije te fuse ne lojen e protestave dhe te votimeve edhe pjesen tjeter 20-30% , te mbetur, te elektoratit, jo per ta bindur Berishen, por per ta gjunjezuar ate, me zgjedhje ose me force, qe te lere pushtetin dhe  te shkoje ne gjyq ose  t'ja mbathi ne egzil. Serbia nuk eshte larg prej ketej. Dhe kur te vije ky moment,  opozita duhet te jete gati per veprim dhe per te marre persiper pergjegjesite dhe sakrificat, se pari duke i argumentuar popullit ne kuvend dhe jashte tij, se vendi dhe demokracia jane ne rrezik dhe, se dyti, duke u vene ne krye dhe jo ne bisht te tij. Dhe kjo opozite nuk do te mund ta luaje kete rol , jo me me Meten e me Nanon, por as edhe duke pasur Ramen, publicistin, ne krye. Jo dhe jo!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.