Bushati e Baze për Becchettin: I pari e sheh konfliktin e interesit tek kryeministri Rama, i dyti tek paratë që italiani i ka dhënë Liri Berishës

Postuar në 15 Qershor, 2015 14:05

Cështja Becchetti dhe Agon Channel bashkëshoqëruar me të, ka shqetësuar sot analistët Andi Bushati e Mero Baze. Në një shkrim tek Lapsi.al, Bushati anatemon mediat shqiptare që janë të kapura, dezinformuese dhe jo në shërbim të publikut, pasi nuk ngrenë pyetje si psh: Pse flitet për pastrim parash kur nuk kemi asnjë provë se paratë për të cilat bëhet fjalë vijnë nga një burim kriminal? Si mund të sekuestrohet një biznes kur ende- ashtu sikurse thotë prokuroria- nuk kanë ardhur vërtetimet nga bankat europiane, të cilave u është kërkuar ky raport? Ç'është ky nxitim? Vallë bëhet kundër një televizioni opozitar, siç pretendon PD-ja, apo çështja është shumë më e ndërlikuar dhe në lojë kanë hyrë kompani aq të fuqishme sa mund të blejnë, që nga prokurorët e thjeshtë shqiptarë e deri tek shefi i qeverisë?

Bushati anon nga kjo tezë e fundit, teksa shton se një arsye pse qeveria Rama është inevstuar kaq shumë ndaj këtij biznesmeni padyshim mjeshtër i prapaskenave gjyqësore, që ka fituar një gjyq të majmë ndaj Deutsche Bank, qëndron tek fakti se ky proces është fituar “me një nga pjestarët e rëndësishëm të kësaj shumice shumë pranë kryeministrit Rama”. Me këtë rast, thotë Bushati, tv-të konkurrente rendën me ligësi provinciale t’i japin shkelmin e fundit Becchettit.

Nga ana tjetër, Baze në komentin e mbrëmjes tek Tema thotë se lidhjet e këtij investitori me “Deutche Bank” kanë nisur përmes këshilltares së Sali Berishës për ekonominë në vitin 2007 dhe Beccheti ka përfunduar tek ballot e bamirësisë së Liri Berishës, duke blerë pikturat mediokre shqiptare me mbi 150 mijë euro. “Dëshmia konkrete është në bilancin e vitit 2013, kur Beccheti ka harxhuar 300 mijë euro donacion për fondacionin e Liri Berishës dhe thuajse një shifër qesharake për studion ligjore që është marrë me problemet e tij”, thotë Baze, duke shtuar se gjyqet ndaj bankës gjermane, italiani rezulton t’i ketë fituar falë kontakteve politike dhe jo falë avokatëve. Shkurt, duke paguar shtrenjtë gruan e kryeministrit të djeshëm.

a.j

Comments

Submitted by qytetar (not verified) on

E forta eshte qe per kete mafiozin e dija dhe e kisha parashikuar qe para 5 vjetesh!

Per shkrimin,mire Mero qe eshte pale...po ti o Bushat je kokrra e legenit.

Submitted by Gjon- (not verified) on

qytetar,

Po per Top Median, Klanin cfare kishe parashikuar para 5 vjetesh? Jo per gje por tani keta kane marre edhe rolin e moralizatoreve kunder parave te pista.  Sa eshet vlera e parave te padeklaruara, piraterise dhe e evazionit te kryer nga keto dy grupe mediatike private? Perse ky selektivitet me Agonset kur edhe keta dy te tjeret kane bere te njejtat gjera e ne mos me keq. Kur shteti  ben dallime te tilla mbi luften ndaj krimit tregon qe ai eshte nje shtet i kapur nga krimi, aq me teper qe ne rastin e Top Medias ai kthehet ne sponsor dhe favorizues.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Nuk po shkojme fare as te Top Media e Klani, qe ashtu gjysma-gjysma ne boten shqiptare mediatike kane lene edhe ca shenja te mira. Po kur qeveria ngren nga hici nje siperarrje mediatike me Carlo Bollinon, cfare na thote ky qyetari-dele?

Submitted by tomorr (not verified) on

Personalisht nuk mundem kurrsesi te jap opinion per nje ceshtje te cilen ka mjaft burra te zgjuar te cilet mund ta analizojne dhe nje te vertete qe dikur do te dale; por ti besosh nje injoranti nga gerxhet e Tepelenes qe "fatmiresisht per ne" na eshte bere VIP gazetarie ne Tirane, si Mero Baze, me duket fare anormale.

Mero Baze, pasi e shpartalloi produktin e zorres se trashe te Sali Berishes, nuk i mjaftoi dhe zgjodhi te lepije fund-zorren e trashe te nje koalicioni. Fundja mire e ka; produkti i dy njerezve ne vend te njerit, mund ti jape variacion shijesh pavaresisht ngjalave te ngrena ne 1 Prill 2013.

Yyyytttt ndyresira te pabesa qe zot keni parane dhe shisni dhe blini flamure. Fatkeqesia kombit nuk mund te jene ata qe kakarisin tribunave per alterntivat e tyre, si per gra qe zhveshin burra ashtu edhe per ulje taksash me 40 deputete, por ju qe beni opinione sipas produktit jashteqites.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.