Basha akuzon Ramën se i ka futur dy “pyka” në rrota, të pavarurit Bojaxhi e Tafaj do të përçajnë votat e të djathtës

A mund t’ prishin punë kandidatët e pavarur Partisë Demokratike, nëse deri pak kohë më parë ky “i pavarur” ishte pjesë integrale e kësaj partie? Padyshim që do të merrte vota djathtas, meqenëse aq simpatizantë ka fituar në kohë i përkasin këtij spektri politik. Në këto zgjedhje dy kandidatura janë futur në garë si të pavarur,Gjergj Bojaxhi dhe Arben Tafaj. Deri pak kohë më parë ata kanë qenë të zgjedhur nga forumet e PD-së si administratorë të shtetit, gjatë kohës që pushteti menaxhohej nga kjo forcë politike. Ndërkohë Lulzim Basha, kryetari aktual i PD-së, në emisionin “Top Story” të moderuar nga Sokol Balla, tha se të “pavarurit” Bojaxhi e Tafaj, janë të sponsorizuar nga mazhoranca në garën për Tiranën. “Kandidaturat janë diversione të investuara nga kundërshtari ynë politik. Nuk është sekret që kandidati aktual i të majtës ishte me më pak pikë në anketat e PS. Megjithatë u këmbëngul tek ky. Pse? Sepse zoti Rama nuk e shikon si njeriun që do të ketë atë autonominë, vetëvendosjen, vizionin për Tiranën, por si njeriun që do ta kontrollojë siç kontrollohen ministrat”, u shpreh Basha.
l.v
Comments
Bojaxhiu i merr me shume vota
<p>Bojaxhiu i merr me shume vota te majtes, kjo duket qarte nga sondazhet ku Halimi merr votat e te djathtes ndersa Veliaj del 10-15% me pak se koalicioni i tij. </p>
Add new comment