Fatos Klosi thotë se ligji i hapjes së dosjeve, është meritë e guximit të ish-ministrit Erion Veliaj. Ky quhet solidaritet në fushatë?

Postuar në 11 Qershor, 2015 05:46

Fatos Klosi, ish-drejtor i shërbimit sekret, aktualisht i kthyer në militimin politik në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama”, ku ka folur ndër të tjera edhe për garën elektorale në Tiranë. Dhe Klosi nuk ka hezituar të shprehë konsideratën e tij për kandidatin e mazhorancës, Erion Veliaj, çka është e natyrshme po të mbahet parasysh angazhimi politik i tij. “Mua Erioni më pëlqen për grintën e tij, por edhe për faktin që duke qenë i ri që kërkon të evidentohet dhe të bëjë karrierë, e ka kuptuar se kjo arrihet përmes punës dhe rezultatave që merr nga puna”, thotë Klosi. Çfarë është vështirë për t’u gëlltitur, është mbivlerësimi që Klosi bën vullnetarisht për Veliajn, për një çështje që kurrsesi nuk mund të shihet si meritë e ish-ministrit. “Të gjithë jemi dëshmitarë për punën e suksesshme të Erionit në krye të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, veçanërisht për disa çështje që shumë qeveri nuk kishin guxuar t’i preknin, siç ishte dhe ligji për hapjen e dosjeve. Kjo është një meritë”, thotë Klosi. Të thuash se ligji i dosjeve, që përveç të tjerave mohon mundësinë e lustracionit për llogari thjesht dhe vetëm politike të brendshme, është meritë e Erion Veliajt, kjo me siguri që nuk i ka shkuar në mendje as vetë z. Veliaj. “Guximi” për të prekur gjëra të tilla ishte vullnet i qeverisë aktuale, mazhorancës, e cila propozoi një draft paralel me atë të dyshes Doda-Idrizi. Ku konsiston pra guximi i ish-ministrit në këtë rast?
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Tos Klosi e ka pas qysh kur ishte&nbsp;student ket ves. Fillonte te fliste ne rregull, pastaj merrte kot e ia vishte si kau peles, ngaterrohej me kembet e veta, po gjithmone shpetonte se profesoret e kishin shume qejf se u spiunonte (nje lloj presentimenti per ate qe do te behej me vone) shoket e vet e nganjeher edhe shoqet. Me kujtohet se kishte shume zili Rexhep Mejdanin se ne fakultet e mbain per me te zotin se Tosin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.