Ambasadori amerikan përsërit mesazhin: “Mos e shisni votën”. Kush vallë po kërkon të blejë votat e shqiptarëve?

Postuar në 10 Qershor, 2015 07:35

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka qenë sot në një takim me studentë në Korçë ku ka përsëritur thirrjen e tij për të mos e shitur votën. Lu ka shtuar se të gjithë duhet të votojën, në mënyrë që edhe kërkimi i llogarisë të ketë kuptim dhe efekt. “Ju keni fuqinë të refuzoni politikanë e kriminelë, por vetëm nëse votoni. Keni fuqinë të zgjidhni e për këtë arsye mos e shisni votën. Mos dëgjoni retorikën e inatosur politike, por të votoni, sepse nëse nuk votoni, mos u ankoni për ata që ju qeverisin”, tha Lu. Ky është mesazh i përsëritur i ambasadorit amerikan në Tiranë, çka na jep të kuptojmë se dukuria e blerjes së votës është prezente dhe për të ka shqetësime konkrete. Mirëpo askush deri më sot nuk ka dhënë edhe një rast të vetëm se në cilën zonë, apo cili kandidat po shërbehet me këto mekanizma që deformojnë edhe vlerën e votimit si të tillë? Partia e vetme që u angazhua publikisht kundër kësaj dukurie është LSI-ja, që dje prezantoi edhe spotin e vet publik, një akt që ngjan ironik në kulm, sa kohë në vitin 2013, ishte pikërisht kjo forcë që u akuzua se aplikoi blerje vote.  Ky mesazh i Lusë, nëse gjen konfirmim në raste konkrete me gjasë do të shërbejë edhe si argument për opozitën. Kreu i saj, Lulzim Basha, deklaroi nga Vau i Dejës se nuk do të njohë asnjë rezultat që buron nga blerja e votës. Dhe përderisa për diçka flitet, diçka edhe dihet.

s.z 

Comments

Submitted by gorezi.d (not verified) on

<p>Kete shitjen e votes,kam 25 vjet qe e degjoj.Kam qindra shoke e mijra te njohur,nuk di asnje qe ti kete ofruar dikush leke per voten.</p><p>Premtime per pune apo ndonje rryshfet,po,por pare kurre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.