Kryeministri njofton realizimin e një “projekti inovativ që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme të korrupsionit në shërbimet publike”

Postuar në 04 Qershor, 2015 08:23

Kryeministri i Shqipërisë ka folur sot në Parlament për një projekt të madh që do të transformojë rrënjësisht shërbimet publike. “Ne arritëm në një kohë të shkurtër, me një propozim bindës, të përfshijmë Bankën Botërore dhe BE-në në një projekt inovativ që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme të korrupsionit në shërbimet publike, duke adresuar edhe të gjithë atë proces që sot u kushton qytetarëve kohë, para, nerva dhe një dëshpërim të madh. Ky projekt do të jetë model edhe për shumë shërbime të tjera që do të përfshihen në këtë transformim. Shërbimet publike në Shqipëri do të kenë një projekt të informatizuar, të dixhitalizuar dhe kjo do të jetë një ngrehinë e re ku do të kryhen të gjitha shërbimet për qytetarët”, ka thënë Rama.

s.z 

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

<p>Kjo quhet tallje ne gjuhen shqip. Qe te mos kemi korrupsion na duhet nje projekt i cili do kapet me korrupsion. Ka lezet. Psh ashtu si portali e-albania te cilin e mori firma e Ilir Beqes me vleren 1 miliarde lek. Pse jo? Edhe Beqja duhet te beje ca pare...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.