Reagon biznesmeni Dzanashvili. Deklarata e plotë

Biznesmeni gjeorgjian, Amiran Dzanashvili, i përfolur së fundmi për afera të ndryshme në Shqipëri, ka bërë një deklaratë publike, në të cilën jep versionin e tij për ngjarjet dhe akuzat. Po e përcjellim deklaratën të plotë, ashtu siç publikohet nga gazeta “Dita”:
"Jam informuar nga avokati im në Shqipëri që mediat e këtij vendi janë duke shkruar dhe duke folur për mua dhe bizneset e mia.
Është duke u folur negativisht dhe jam akuzuar gabimisht dhe në mënyrë të paligjshme për sjellje kriminale.
Zoti Berisha ka shkruar gjithashtu për mua sot, duke pretenduar në mënyrë të pabesueshme që kam financuar fushatën e Edi Ramës në vitin 2013.
Jam shumë i keqardhur që emri im dhe bizneset e mia po përdoren për qëllime politike në një fushatë politike në Shqipëri. Më vjen keq që institucionet e pavarura janë përdorur politikisht për të hedhur baltë mbi emrin tim dhe bizneset e mia.
Unë mund të deklaroj solemnisht dhe me vërtetësi që kam bërë biznes normal dhe të ligjshëm në Shqipëri. Kam blerë Xhoilloto, së bashku me partnerin tim Ofer Nimrodi, dhe kam investuar edhe në biznesin e naftës, apo tregti në Shqipëri. Të gjitha këto biznese janë të ligjshme, të pastar dhe korrekte për çdo detaj. Unë kam paguar taksat rregullisht, miliona euro çdo vit në Shqipëri, dhe nuk kam përfituar asgjë nga të gjitha këto biznese.
Jam duke humbur besimin tim në Shqipëri. Investitorët e huaj, jo vetëm që nuk janë duke bërë para në Shqipëri, por janë sulmuar në mënyrë të paligjshme dhe janë përzier në lojëra politike për qëllime të liga.
Unë e kam takuar Sali Berishën në Shqipëri dhe Izrael. Kam takuar Edi Ramën në Shqipëri dhe Izrael. Kam takuar Ilir Meta në Shqipëri dhe Izrael. I kam ndihmuar ata, dhe Shqipërinë si vend, duke sjellë shumë investitorë të huaj aty. Unë jam mik i Shqipërisë dhe një investitor serioz i huaj.
Është e vërtetë që kam blerë 50% të aksioneve të Xhoilloto nga Mark Frroku, i cili dukej për mua një biznesmen normal, kur e kam takuar shumë vite më parë. Unë kurrë nuk e kisha takuar apo njohur Markun më para, dhe nuk dija asgjë për jetën e tij ose të aktivitetit kriminal në të kaluarën jashtë vendit.
Kurrë nuk kam bërë ndonjë biznes me të, përveç blerjes së aksioneve të tij në një kompani shqiptare, ku kam investuar. Marku nuk është miku im dhe as partneri im në ndonjë biznes.
Unë kam punuar me ndershmëri në Shqipëri për shumë vite. Njoh shumë politikanë, por kurrë nuk kam financuar ndonjë parti politike apo individ në Shqipëri. Çdo gjë e thënë në lidhje me këtë është një gënjeshtër.
Është gjithashtu e vërtetë se unë jam nën hetim në Rumani, por nuk jam i akuzuar apo i dënuar për ndonjë krim. Unë nuk jam i arrestuar dhe nuk jam në burg, siç pretendojnë mediat shqiptare. Nuk kam asgjë të bëjë me këtë aktivitet të paligjshëm, dhe shumë shpejt hetimet do të provojnë këtë.
Ky është një parim universal që çdokush është i pafajshëm derisa të shpallet fajtor nga një gjykatë në bazë të ligjit. Unë kurrë nuk kam qenë i dënuar për ndonjë krim, sepse kam drejtuar biznes të ndershëm dhe jam një biznesmen shumë i ndershëm.
Do të kërkoj nga politikanët dhe mediat në Shqipëri që të ndalin sulmet kundër meje dhe biznesin tim. Ky është një shembull i tmerrshëm që ju jeni duke dhënë për investitorët e huaj”.
s.z
Comments
Mor zoti S.Z. më duket se
<p>Mor zoti S.Z. më duket se sot t'u mbarua mielli që dje i shtove pa kursim deklaratës shpifëse të Berishës, dhe nuk të mbetet asnjë gram për përgjigjen e Amiran Dzanashvilit.</p><p> </p>
Zoti Skender, mendoj se miell
Zoti Skender, mendoj se miell shton tjeter kush ne keto cudira qe dalin muaj per muaj. Ose me sakte: qe ia nxjerrin vetes. Njehere reagon Damir Fazllic, njehere Dzanashvili. Me tutje ende nuk dihet.
Sipas teje asgje nuk duhet
<p>Sipas teje asgje nuk duhet besuar. Po si do eci ky vend, nese per te gjithe biznesmenet do organizohet fushate shpifjesh dhe ti quash te denuar kur ende per ta nuk ka nje vendim gjykate?... Ky gjykim fshataresk nuk te ka hije S.Z.</p>
po pse zoteri cfare te
<p>po pse zoteri cfare te qeteson ty nga deklarata e ketij tipit..pranon qe eshte nen hetim ne rumani e kjo do te thote qe duhet te kete nje akuze kundrejte tij,pranon qe ka bere bisnes me mark frrokun,ska asgje jo ligjore ne kete rast,po emri mark frroku instiktivisht nuk me lidh me boten e bisnesit te paster po me boten e erret te ketij vendi..dhe cuditerisht keta persona si fazllic e ky tipi gjejne gjithmon persona afer krerve te politikes per ti nenkontraktuar,mua si qytetar i thjeshte me ve ne dyshim,po te behem tifoz partie ateher jo,nuk me ve ne dyshim se cdo fjal e partis eshte ligje per mua....sikur ti mbajme ca pikepyetje hapur per gjithe politiken e mos te besojme qorrazi kedo do kemi mundesi nje dite te ndryshojme...</p>
Add new comment