Një akuzë e Berishës që nëse nuk përgënjeshtrohet hedh dritë për heshtjen e Ramës gjatë çështjes “Doshi-Frroku”

Postuar në 03 Qershor, 2015 10:53

Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë deri më qershor 2013, publikon sot një deklaratë në profilin e vet në “Facebook” që është në vetvete edhe një akuzë shumë e rëndë për mazhorancën aktuale. Sidomos kryeministrin. Deklarata lidhet me aferat ku po rezulton shtetasi gjeorgjian, Amiran Dzanashvili, veprimet juridike të të cilit i realizonte ndër të tjera edhe Ajola Xoxa, bashkëshorte e Erion Veliajt. Të paktën sipas disa raportimeve të deritanishme. Të kthehemi te deklarata e Berishës: “Te dashur miq, kunder qeverise se PD dhe Sali Berishes nuk u moblizuan vetem te gjthe vrasesit, trafikantet, boset e droges dhe te prostitucionit, pengmarresit, perdhunuesit hajdutet, pra qelbesirat e vendit por dhe eksponente kryesor te mafies nderkombetare. Njeri prej ketyre boseve te mafies nderkombetare, qe flitet se derdhi shuma te medha rreth 2 milion euro per Edi Ramen dhe kunder qeverise se PD ne zgjedhjet e vitit 2013, eshte dhe manjati i lojrave te fatit, kazinove, superbosi i nje rrjeti te madh prostitucioni, miliardieri Amiran Dzanashvili, qe aktualisht eshte i burgosur ne Rumani per veprimtari mafioze, rrjet prostitucioni. Me ardhjen ne pushtet te Edi Rames, sipas burimeve te policise kriminale, Amirani duke shfrytezuar kontributin e tij ne fushaten e PS, lidhjen e tij me Ramen dhe "çorapen", Gazhelin, qe kishte financat e PS, shtriu tentakulat e tij ne nje rrjet te gjere kazinosh, lojerash fati (me Mark Frrokun), nafte me njerez shume te afert te Rames dhe sipermarrje te tjera ne Shqiperi...Me kete rast i bej thirrje prokurorise te hetoje lidhjet e Amiranit me Edi Ramen dhe njerezit perreth tij, financimin e fushates se PS nga bosi i mafies si dhe rolin e "çorapes" ne veprimtarine kriminale te larjes se parave nga Dzanashvili ne Shqiperi!”. Kjo është një akuzë me shumë implikime dhe shpjegon disa sjellje të kryeministrit aktual. Së pari, nëse Dzanashvili është financues i fushatës elektorale të PS-së, pra nëse kjo vërtetohet, do të kishim të bënim me një kontakt të tij me kupolën e partisë, direkt kryeministrin. Ky kontribut do zbardhur në cilat kushte është dhënë dhe kundrejt çfarë kërkesash. Së dyti, ky kontakt, i jep tjetër dimension përfshirjes së Ajola Xoxës në këtë çështje, pasi aktiviteti i saj si juriste për llogari të gjeorgjianit, paraprihet eventualisht nga kjo marrëdhënie preferenciale me PS-në dhe kreun e saj. Së treti, në skenë me Dzanashvilin del edhe Mark Frroku dhe kompania e tij e basteve sportive. Të kujtojmë heshtjen e madhe që u mbajt për Frrokun nga PS-ja, sesi u përfol kërkesa belge që u mbajt gjatë në sirtar nga Policia, e “zbulimi” i së cilës solli largimin e Artan Didit. Qysh në atë kohë, ngjante shumë pak e besueshme që kjo të ishte çështje neglizhence e shefit të Interpolit. Po të ecim më tej në kohë, Frroku u përfol edhe në incidentin e para një viti e më shumë, kur në makinën e tij u “strehua” një i kërkuar nga policia. Sipas shkresës sekrete të policisë, që doli në media, për këtë problem ka qenë në dijeni edhe kryeministri. Sërish Frroku ka dalë i mbuluar sipas këtij skenari. Dyshime dhe çudi shkaktoi edhe pafajësia e të vëllait të tij, Arben Frrokut. Gjithë kjo çorbë risjell në vëmendje ato probleme të kriminalizimit të politikës, që po bëhen përherë e më të dukshme te PS-ja, e cila edhe për pastrimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet vendore po mban heshtje.

Në fund do theksuar se të gjitha këto mbeten në stadin e supozimeve dhe akuzave që ish-kryeministri i vendit adreson ndaj pasardhësit. Nëse edhe këtë radhë këto do të kalohen me heshtje, atëherë është pranuar se diçka e vërtetë gjallon poshtë kësaj historie. Përndryshe, kyeministri që bën padi për shpifje e që ka zakonin “të hedhë poshtë me neveri” edhe ndonjë akuzë apo aludim për emërim të paqëlluar të ndonjë miltanti, do të duhet të reagojë.

s.z

Comments

Submitted by Llogjike ligjore (not verified) on

Po shume mire. Do te dilte nje roman i bukur i verdhe. Pse nuk e shkruan Berisha? Them se do te shitej.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Rrushi, nuk eshte pune romanesh kjo. Keto jane akuza te drejtperdrejta qe nuk po merr mundimin ti pergenjeshtroje asnjeri. Kjo do te thote ose jane llogje, ose dikujt i ka djeg bitha fort e nuk po di si te pergjigjet.  A eshte Ajola Xoxja perfaqesuesja ligjore e ketij gjeorgjanit burgaxhi? Se po qe e vertete kjo, dhe eshte kollaj te verifikohet, shanset jane te medhaja qe ato qe thote Saliu kesaj rradhe te mos jene llogje.

Submitted by marta-nesh (not verified) on

Cila akuze e Berishes eshte provuar aman? Ate pune ka ai ka 20 vjet dhe duhet te jesh i lene nga mendte te merresh me akuzat e tij. Po mire Saliu qe dihet se ka shkare po paskan probleme psiqike edhe keta te Respublikes. Medemek po s'foli Rama qenka i implikuar ?! po pse lojen e Saliut do beje Rama, shpellari ate do : zhurme per te harruar deshtimin e rradhes. Akuzen e provoan ai qe e ngre mor zotni, as kaq nuk dini , apo kaq shkolle keni; edhe mundet , diplomat blihen, s'eshte ndonje cudi te degjosh cudira te fandaksura.

Submitted by tani97 (not verified) on

Po Rama per cfare nuk flet ama. Kurse per kete nuk paska kohe dhe nuk ia vleka sipas teje. Cfare duhet te beje tjeter Arjola qe ne te kemi rastin te shohim Ramen te shprehet? Rama nuk u shpreh kur u perjashtua Spiropali per 7 milione vjedhje. Rama nuk flet kur Kocos nuk i prishet ndertimi pa leje. Rama flet ama dhe kercenon me burg cdo kryetar bashkie te PD-se. Te duket normale ty?

Une them qe ky eshte fillimi i fundit te Rames. Po hyn ne spiralen e Berishes se vitit 1994.

Submitted by paolo Rossi (not verified) on

Njerezit serioze dhe me integritet moral, qofte dhe minimal, nuk flasin dhe shkruajne sic ben ky " gazetari " me inicialet S.Z.

Pike se pari, personi qe llomotit njihet nga te gjithesh qiptaret si kryemashtruesi dhe sharlatani i Shqiperise. Se dyti, ky sharlatani ne fjale, me emrin Sali Berisha, po te vihet re me kujdes, sa here llomotit dhe shpif i shoqeron me  foljen " thuhet ". Tani, une si lexues pyes: Nga kush thuhet. Nga jotembe. Detyra e politikanit nuk eshte vetem te lehe por edhe te paraqese provat, kur nuk jane sajime te mendjes se tij. Se  treti, te jesh perfaqsues /e ligjor i dikujt, qofte ky edhe kriminel, per aq kohe sa ti nuk ke dijeni per veprimtarine e tij kriminale dhe aktiviteti i tij tregetar ka qene ne perputhje me ligjin, ti nuk mund te jesh pergjegjes/e as moral dhe as ligjor per cfare ka bere tjetri.Veprimtaria mashtruese e berishes dihet se nekohe fushatash arrin majat me te larta. Disa sherbetore te tij pa dinjitet rrine ne gatishmeri te gjuajne jashteqitjet e tij dhe te krijojne nje gjendje konfuzioni total.

Submitted by Alo1 (not verified) on

Me aq sa pash une tek letrat qe kishin dalur, nuk eshte se ishte thjesht perfaqsuese ligjore, por perfaqesuese ligjore me te drekta te plota dhe e ngarkuar dhe me pjesen e shit-blerjeve te aksioneve. Per keto aksionete po akuzohet burri i botes per larje parash, qe do te thote truri ka qene perfaqesuesi ligjor ne kete rast

Submitted by Andon (not verified) on

Nuk eshte me e Muc Nanos kjo faqja, keshtu tha ne emisionin "Shqip" te henen, eshte larguar,prandaj mos u habit nga lajmet e komentet e ketyre gazetaruceve.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

zoti Andon ne cfare kuptimi e keni fjalen dmth qe te vertetat kunder Rames nuk i botonte Much-i, apo jane "gazetarucet" qe i shkruajne si te paverteta apo te vertetat qe akuzojne Ramen nuk duhen botuar dmth ai ka te drejte te beje mbrojtje  e bashkepunim me keqberes ?????????/

Submitted by Skender (not verified) on

Sapo lexova te "Shqiptarja" një letër të biznezmenit Dzanashvili me shtetësi të dyfishtë gjeorgjiane-izraeliane nisur nga Londra -dhe jo nga burgu sikurse shkruan S.Z.-, letër në të cilën kërkon t'u jepet fund shpifjeve të llojit Berisha që ka marrë përsipër S.Z. dhe Respublica t'u bëjë jehonë. Ju qofshi, por kjo Respublica e sotme vetëm gazetari s'është.

Submitted by Alo1 (not verified) on

Gazetati lart po thote qe ka pas perfaqesuese ligjore filanken. Kaq. Nuk tha a ka marr lek apo jo.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.