Meta zbulon ato që i quan parimet e veta: “Më mirë tolerant sesa arrogant”. Dhe bën një ftesë për shqiptarët: “Vota për PD-në është votë për konfliktin”

Gjithë shqiptarët duhet të besojnë vetëm te një parti, ose më saktë te një koalicion. Përndryshe ata i fryjnë konfliktit politik. Këtë ka lënë të kuptohet Ilir Meta në Lezhë, kur ka prezantuar kandidatin e shumicës. “Partia Demokratike është në drejtimin e gabuar, me keq akoma, është në drejtim të paditur sepse po përpiqet që përmes këtyre zgjedhjeve të shtojë konfliktin politik. Nuk ka çfarë i duhet Shëngjinit, Lezhës, dhe gjithë Shqipërisë konflikti politik. Boll kanë të enjten. Unë e di se ç’heq ditën e enjte me gjithë ato mesazhe që më vijnë. Por ne jemi tolerantë dhe përpiqemi të jemi tolerantë jashtë mase. Unë kam parim që më mirë tolerant sesa arrogant. Por nuk mund t’i kthejmë bashkitë në foltore të konfliktit politik sepse kështu nuk na zgjidhen problemet”, tha Meta.
s.z
Comments
Nard ndoka nr 2
<p>Nard ndoka nr 2</p>
Add new comment