Gati marrja e vendimit në Kuvendin e Kosovës, 84 vota të sigurta për themelimin e Gjykatës Speciale

Gazeta “Exspress” raporton se deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të marrin vendimin pothuajse më të rëndin prej pasluftës pasi do të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Deri më tash, koalicioni i ka të sigurta 84 vota të deputetëve me kusht që të gjithë ata që janë pro themelimit të jenë prezentë në seancën e sotme. Kështu, të gjithë 33 deputetët e LDK’së pritet t’i thonë “PO” Speciales. Ndërsa, të PDK’së do të jenë vetëm 32 pasi Nait Hasani, Fadil Demaku, Ganimete Musliu kanë paralajmëruar votë kundër. Ndërkohë, 10 deputetët e Listës Srpska pritet të japin votën për të themeluar Gjykatën. Njësoj pritet të votojnë edhe 6 deputetët tjerë e pakicave tjera në grupin 6 Plus. Sidoqoftë, koalicioni llogarit edhe në votat e tre deputetëve të pavarur siç janë: Blerim Shala, Margarita Kadriu e Nenad Rashic. Dihet se Lëvizja Vetëvendosje dhe NISMA për Kosovën prej fillimit kanë thënë se nuk do të votojnë për themelimin e Gjykatës Speciale. E krejt ndryshe është duke vepruar Partia e Ramush Haradinajt, e cila kishte qenë njëra prej partive më të zëshme pro themelimit të kësaj Gjykate. Tash, kanë paralajmëruar se vota e tyre do të jetë kundër, shkruan Gazeta “Exspress”.
Comments
Prendaj e shtyne votimin se e
<p>Prendaj e shtyne votimin se e dinin qe i kishin votat? Tani do fillojne pazaret dhe presioni majtas-djathtas per te blere deputetet.</p>
Add new comment