Opozita e shndërron çështjen e zgjedhjeve në debat për fabrikën e Fiqos. Pazari ka ndryshuar, Meta thotë se ka ikur koha kur zgjedhjet fitoheshin me miell

Postuar në 28 Maj, 2015 16:28

Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë për mediat, një pjesë nga replika e kryetarit të kuvendit me deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Debati lindi nga akuzat e opozitës për bllokimin me prapavijë politike të  fabrikës së miellit me pronar kryetarin aktual të bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili. Për t’I kthyer përgjigje shqetësimit të opzoitës për çështjen e zgjedhjeve dhe aludimeve për presion dhe blerje te votave, kreu i LSI-së ka folur me gjuhën e fushatës duke thënë një të vërtetë që mesa duket qarkullon në terren.  Sipas tij, ka perënduar koha kur zgjedhjet fitoheshin me miell. “Mos i politizoni gjërat në mënyrë absurde dhe të papranueshme. Dhe mos e ngatërroni historinë e miellit me historinë e zgjedhjeve, sepse ka ikur koha kur fitoheshin zgjedhjet me miell. Herë tjetër mendoj t’i masni gjërat më mirë se çfarë thoni. Unë nga z. Patozi e kam marrë vesh që kisha urdhëruar unë kontrollin e fabrikave të Fiqos, se unë nuk merrem me atë punë dhe nuk e di se çfarë ka Fiqo dhe nuk dua të mbaj njerëzit nëpër gojë për arsye se kandidojnë. Mielli që është bllokuar është jashtë çdo standardi më të papranueshëm që mund të mbahet një mall, jo më mielli që shkon për njerëzit, për qytetarët. Që duhet të ketë ventilim dhe këtu në magazinë siç shihet në foto nuk ka as dritare e jo më të ketë ventilim. Që duhet të jetë i mbrojtur nga lagështirë, ndërkohë që aty hyjnë edhe qentë e edhe macet, sepse ka vetëm ca teneqe për ta mbuluar dhe lagështira është katastrofike, etj”-ka theksuar Meta.

l.m

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Pra Meteliku e pranon hapur se na paska qene nje kohe kur zgjedhjet fitoheshin e jane fituar me miell. E denje per rubriken antiimperialiste &quot;Pohojne me gojen e tyre&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.