Statusi i paqëndrueshëm i viktimave të Kumanovës

Siç u bë e njohur sot nga Koha Ditore, grupi i shqiptarëve të përfshirë në incidentin e përgjakshëm të Kumanovës, ka qenë në bashkëpunim me shërbimet maqedone. Të paktën një pjesë e tyre. Madje po sipas kësaj gazete që referon shërbimin sekret të Kosovës, plani ka qenë edhe për sulm ndaj një burgu. Tani që këto të dhëna dolën pa nevojën e një hetimi ndërkombëtar, duke i marrë si të mirëqena, ç’ngelet atëherë për të gjithë tamtamet patriotike që u derdhën në gazetat shqiptare? Për tituj luftarakë si o Maqedoni, o luftë, apo për patetizmin moral të ndonjë këshilltari që bën thirrje për një Ohër të ri? Po për ceremeoninë e shpalljes dëshmor? Pse vallë Shqipëria kërkon hetim ndërkombëtar? Mesa duket edhe pas këtij skeçi të përgjakshëm dhe me zarar, aty do të jenë sërish Gruevski, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, duke folur për integrim e demokraci. Po vetoja e Shqipërisë në NATO? Me siguri duhet të jemi aq seriozë sa të mos marrim seriozisht gjëra të tilla.
s.z
Comments
Qe ishte loje e Gruevskit kjo
<p>Qe ishte loje e Gruevskit kjo dihej. Bile edhe ato qe ju i quani tamtame patriotike, jane sposzorisuar nga Gruevski.</p><p>Ama ajo qe tha Rama se -vini re-, - " nuk mund te kuptohet nje Maqedoni ne NATO, pa zbatim te marreveshjes te Ohrit", eshte e deklarueshme sot e gjithe diten, pikerisht per makinacionet qe kurdis Gruevski dhe sherbimet e tij ne kurriz te shqiptareve. </p>
Pse nuk qenka serioze veto ne
<p>Pse nuk qenka serioze veto ne NATO? Po deklaratat e Jankullovskes cfare jane? Ato nuk jane fjalet e saj, eshte nje pjese e mire e IRJM qe mendon si ajo. Thjesht i qelloi asaj te pergjohej.</p>
Add new comment