Spiropali ka bërë kërdinë në dogana, Rama u detyrua ta largojë me urgjencë, thotë lapsi.al

Postuar në 26 Maj, 2015 09:01

Largimi i Elisa Spiropalit nga Doganat shqiptare, sipas Lapsi.al, është bërë për shkak se informacione të rezervuara që mbërritën në dorë të kryeministrit Rama, bënin fjalë për një abuzim të tmerrshëm në dogana që arrinte në miliona euro. Disa struktura të informacionit i kanë raportuar numrit një të qeverisë se një grup doganierësh, që njihej si "grupi i drejtoreshës" i kishin hapur rrugë kontrabandës duke përfituar shuma të mëdha në mënyrë korruptive. Kështu, pas shumë vitesh ndërprerje, i ishte hapur rruga zhdoganimeve fiktive të mallrave që vinin nga Kina, ku mendohet se për një maune abuzimi shkonte rreth 30- 40 mijë euro. Deklarimi i ndryshëm nga ai i mallit që hyn në Shqipëri, i hapte rrugë një korrupsioni të pastër, ku ishin të përfshirë një zinxhir funksionarësh publikë, nga doganierët e thjeshtë, tek drejtorët e turnit, shefat e degëve e deri në zyrat qëndrore në Tiranë. Bashkë me mallrat kinezë, nuk mungonte edhe futja e cigareve kontrabandë dhe mjaft shkelje të tjera.

Rama në këto kushte i dha kompetenca të plota numrit dy të doganave, hetuesit të vjetër Zamir Shtylla dhe kërkoi menjëherë largimin e Elisa Spiropalit duke komanduar përkohësisht në vend të saj, zëvendësministren e Financave Irena Beqiraj.

a.l

Comments

Submitted by Andoni (not verified) on

Sa te zote keta te lapsit! Pse keshtu raportohet, pa asnje investigim, ose pa permendur asnje te dhene se sa e vertete eshte kjo. Mund te jete edhe e sakte, por me shume mund te jete edhe tymnaje, qe te verdalloset ca kohe shtypi, duke bere hamendesime si dime te bejme ne. Ushqim per konferenca shtypi kundershtareve politike ta quajme, apo do kete te dhena te sakta!? Te presim!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ce o ne burg nuk futen keta, apo vetem ata qyqaret qe nuk paguajne dot elektrikun perbejne rrezik social.

Submitted by Poseidon (not verified) on

Puna eshte se kur del nga goja e Shkullakut lajmi mban ere...ere te qelbur.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Poseidon,

Mire se problemi yt qenlka Shkullaku, por mbetet fakti qe Spiropali iku prej atij posti ne heshtje pasi na shpalosi "suksese" te njepasnjeshme. Sikur nuk shkon edhe e suksesshme edhe te lesh vendin e punes. Justifikimi i Spiropalit nuk eshte aspak bindes duke pasur parasysh se nga kontrolli i FMN-se puna ne dogana rezultoi nje deshtim. Dedikimi i Spiropalit ndaj familjes u harrua sapo u shfaq ne listat e keshillit bashkiak. Ti cfare shpjegimi ke? Po te kishin qene shpifje minimalisht do te duhej te kishte nje padi per shpifje ashtu sic na meson lideri maximo Edi Rama.

Submitted by Tufe hajdutesh ... (not verified) on

Jane klonime te nje fundamentalizmi qe rrenon cdo norme morali dhe dinjiteti njerezor.
Nuk kane as cipe as fytyre, per tu skuqur apo permbajtur.
Spiropali ka kryer misionin per te cilin u ngarkua: te bejme valute per vitet qe vijne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.