Shqipëria nuk është konkurente me fqinjët në planin ekonomik. Ambasadori francez, Fitoussi: “Vende të tjera të rajonit ofrojnë tarifa fiskale më avantazhuese”

Ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, i ka dhënë një intervistë revistës me drejtim ekonomik, “Monitor”. Ai është pyetur për investimet franceze në Shqipëri, për njohjen e vendit tonë në Francë dhe pse Shqipëria tërheq kaq shumë pak investitorë nga Franca. Dhe Fitoussi ka thënë ndë rtë tjera: “Nga kontaktet që ne kemi me ndërmarrjet franceze, më duket, pikë së pari, niveli i taksave ka shumë rëndësi, sidomos kur vende të tjera të rajonit ofrojnë tarifa fiskale më avantazhuese. Do të citoja së dyti, mbrojtjen nga korrupsioni: asnjë ndërmarrje franceze nuk do të marrë “riskun e reputacionit” që do të kishte të bënte me aplikimin e praktikave kriminale. Një rast korrupsioni do të bënte që shoqëria në fjalë të humbiste shumë në termat e imazhit të saj, sidomos në tregje ekzigjente si tregu i BE apo SHBA. Do të ishte e padrejtë të mohohen përpjekjet e rëndësishme që kanë ndërmarrë autoritetet shqiptare për të luftuar korrupsionin, por përpjekjet duhet të thellohen më tepër”. Sipas diplomatit francez, Shqipëria nuk është konkurente as me fqinjët në planin ekonomik dhe të klimës së biznesit: “Një analizë e strukturave ekonomike të këtyre vendeve tregon se secili ka avantazhe të krahasueshme dhe të veçanta. Për shembull, disa prej vendeve që ju citoni propozojnë taksa më avantazhuese. Por Shqipëria, nga ana e vet, ka një pozicion gjeografik të mirë, pasi ka dalje shumë të mirë në det. Qeveria ka deklaruar se do të adoptojë së shpejti tre ligje të rëndësishme, njëri mbi projektet strategjike, tjetri mbi zonat e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik dhe i treti mbi turizmin. Të shpresojmë që këto ligje jo vetëm të adoptohen, por mbi të gjitha të aplikohen, për t’ju përgjigjur nevojave të investitorëve shqiptare dhe të huaj”.
http://www.monitor.al/ambasadori-francez-shqiperia-jo-konkurrente-me-fqi...
s.z
Comments
Shkaku qe Shqiperia asht ma
<p>Shkaku qe Shqiperia asht ma pak konkurfuese se fqinjte asht se Shqiperia ka qendrue jashte Europe ma shume kohe se vendet fqinje dhe asht mesue te qeveriset me menyra joeuropiane.</p>
Add new comment