Incidentet e ministrit të Jashtëm në Bundestag. Vonohet 30 minuta; deputetët gjermanë kritika për deklaratat e Ramës dhe ndarjen territoriale. Edhe në vizitën në Japoni, një takim dështoi

Postuar në 23 Maj, 2015 14:21

Takimi i Ditmir Bushatit në Komisionin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, duket se nuk ka kaluar edhe aq mirë. Ministri i Jashtëm shqiptar ka marrë një shuplakë për një vonesë 30 minutëshe në takim. Këtë raporton “Lapsi.al” sipas të cilit deputetët gjermanë e kanë mbyllur takimin në orarin  e paracaktuar, pra duke I hequr mundësinë Bushatit që të kontribuojë me 30 minuta më shumë për Shqipërinë. “Ajo që e prishi që në fillim atmosferën ishte vonesa 30 minutëshe e ministrit të jashtëm shqiptar që nuk u pa me sy të mirë nga deputetët gjermanë. Sapo Bushati është ulur kanë filluar kritikat e deputetëve gjermanë mbi reformat dhe gjendjen në Shqipëri. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se deputetët gjermanë i mëshuan me forcë mospërmbushjes së reformave të vendosura nga BE. Në takim u ngrit edhe çështja “Doshi” si dhe reforma territoriale që sipas tyre ka krijuar “salamandra territoriale”. Ministri i jashtëm shqiptar i gjendur “në breshrin” e kritikave i ka kundërshtuar, por deputetët gjermanë nuk janë ndalur. Ata kanë kërkuar shpjegime për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Shqipërinë e Madhe, për situatën në Maqedoni, etj.. Gjermanët e kundërshtuan ashpër deklaratën e Ramës për bashkimin kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ata nënvizuan se Bundestagu gjerman nuk ka respektuar asnjëherë deklarata të tilla të papërgjegjshme, jo-serioze dhe që sjellin shqetësime në rajon”, raporton “Lapsi.al”(http://www.lapsi.al/lajme/2015/05/23/ekskluzive-ditmir-bushati-nën-“breshrin”-e-kritikave-të-bundestagut-gjerman#.VWDSp3yNIQc). Bushati është ndër ministrat e vetëm që përflitet rëndom për dredhi burokratike. Le të kujtojmë këtu incidentin mes tij dhe Presidentit në takimin vjetor në OKB, pra dy vitesh. Po kështu Presidenti deklaron publikisht se Bushati nuk e ka njoftuar për ftesat që vijnë në ministri për të. Por edhe në vizitën e fundit në Japoni, një takim mes delegacionit shqiptar të drejtuar prej tij, u anulua për çështje të përfaqësimit. Çka nuk iu bë e njohur publikut. 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Darde, z. &nbsp;Bushati nuk eshte i poshter, eshte KOQE nga mendja, pak si puna jote.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Shkurt, ky asht efekti ERDOGAN.</p>

Submitted by Call of Duty (not verified) on

Më falni, Po ç'puna ka Gjermenia që fut hundet në politikat vendore të një shteti sovran!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.