Fushata në Elbasan, Kryeministri: “Ardian Turku, burrë i mirë, por “s’kam ndonjë motër t’ia jap për gru”. Qazim Sejdinin se vëmë se është i mirë, por se është i zoti”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me fushatën elektorale në Elbaan ku mazhoranca ka propozuar si kandidat Qasim Sjedinin. Kryeministri është ndalur te përfaqësimi i grave në këshillat bashkiakë, ka replikuar në distancë me kritikat e deputetit Ben Blushi, që është deputet në Elbasan, por ka ironizuar edhe kandidatin e PD-së, Ardian Turku. “Çfarë është fushata e PD-së. Unë nuk e kuptoj, më saktë e kuptoj, por nuk e kuptoj që një parti që ka qenë në pushtet të flasë kaq përçart dhe pa lidhje. Ti lërë njerëzit pa zgjedhje. Zgjedhja bëhet kaq e qartë, se ata kanë kandidatë, por nuk kanë asnjë vizion. Premtojnë uljen e çmimit të dritave. Çfarë lidhje ka Turku me çmimin e dritave. Nuk e rrit as e ul dot. Habitem si pranon Ardian Turku të kandidojë për atë parti, sepse është burrë i mirë. Burrë i mirë, por ka një shprehje ‘i mirë i mirë po s’kam ndonjë motër t’ia jap për gru’. Ne na duhet për punë. Dhe Qazimin se vëmë se është i mirë, po se është i zoti, se po të ishte vetëm i mirë e linim të rrinte me gruan”, u shpreh Rama.
s.z
Comments
Politika ne Shqiperi po ngjan
<p>Politika ne Shqiperi po ngjan gjithmone e me shume si loje kalamajsh kopshti. TURP!
Ke te drejte, serish,
Ke te drejte, serish, Plako...
Kryekalamani Ed, ia kaloi ish/kryes tjeter, me oret e pafund ne Tv. Ndjehet ngushte edhe Pellumb Kulla, kam frike po, se Rama nuk i le grate as te gatuajne pwr shtepine, as te flene me burrat e tyre! Per cdo subjekt, qe bje fjala, Rama ben me faj Opozitrn...gjer edhe per detin qe c'ti besh, eshte afer projektit te Lungo Mares!!!
Ce do jete plak matuf per
Ce do jete plak matuf per elbasanin o Edi.. Me mire votojme Ardian Turkun. Sesa kete plakun qe ka pasuru vetem familjen e vet.
Add new comment