Huffington Post: Ç’po ndodh me Shqipërinë dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike? A është në fuqi Marrëveshja e Detit e vitit 2009 me Greqinë?

Postuar në 21 Maj, 2015 04:38

Zhvillimet e fundit në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë janë analizuar edhe nga portali i njohur Huffington Post. Në edicionin grek të këtij portali, në shkrimin me titull “Ç’po ndodh me Shqipërinë dhe Zonën ekskluzive ekonomike” thuhet se nota e protestës e ministrisë së jashtme shqiptare u dorëzua në kohën që është duke u zhvilluar tenderimi për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në detin Jon, dhe kur brenda kësaj vere pritet paraqitja e ofertave. Sipas Huffington Post, kjo lëvizje e Shqipërisë përbën vazhdimin e një historie tjetër, atëherë kur Greqia arriti kaq afër delimitimit për herë të parë të zonës ekskluzive ekonomike me një vend fqinj, por diçka ndodhi në momentin e fundit, nënvizon huffington post. Artikulli përshkruan lëvizjet e opozitës socialiste të kohës dhe anullimin e marrëveshjes nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. “Atëherë pati dyshime serioze se ishte bërë ndëhyrje nga pala turke, duke korruptuar madje edhe gjykatësit, për të influencuar vendimin”- thuhet në artikull. Sipas portalit, Turqia ishte shqetësuar nga arritja e marrëveshjes, pasi ministrja e jashtme greke kishte deklaruar se kjo do të përbënte precedent edhe për caktimin e shelfit kontinental me Turqinë. Huffington Post vëren se pavarësisht anullimit nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, marrëveshja formalisht mbetet në fuqi, pa dhënë ndonjë argument në lidhje  me këtë.

http://www.huffingtonpost.gr/sofiapapaioannou/-_524_b_7343030.html

l.m

Comments

Submitted by Demua (not verified) on

Mos bini pre e shtypit qe komandohet nga lobi grek . Dhe mos u beni vegel e grekeve duke u bere jehone pretendimeve te tyre.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne nje kohe qe trojet shqiptare komandohen nga Erdogani asht gabim te thuhet: "Mos bini pre e shtypit qe komandohet nga lobi grek" !!

Submitted by Klevis (not verified) on

Paul,

Huffington Post eshte krijuar nga Arianna Huffington (Stassinopoulos).

Ky emer nuk te tregon asgje ty?

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Eshte "Huffington Post Greece", ndiqni linkun. Autore Sofia Papajani. Jo ai amerikan.  Cfare prisni ju te thone greket? Sinqerisht, shqiptaret presin tu vije ndonje gje te mire nga Athina?

Turp per "grupin e punes" se Ministrise se Mbrojtjes qe e "zgjidhen" kufirin per 2 jave, per Bashen qe e firmosi, dhe Berishen qe zgerdhihej ne sfond me Karamanlliun. Dhe per shqiptaret qe u japin vota.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

O Tedeschini, po c'lidhje kane turqit ketu? Pse ngaterrohesh kot?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.