Pse Basha e Berisha nuk e sulmojnë Erjon Veliajn?

Rruga e Erion Veliajt për në bashkinë e Tiranës është e shtruar dhe për këtë duket se kontribuojnë edhe dy krerët e Partisë Demokratike, Sali Berisha e Lulzim Basha. Si një kandidat i katapultuar garancia e vetme për Veliajn është magazina e votave të Partisë Socialiste në Tiranë që pavarësisht firos i japin atij avantazh të dukshëm ndaj kandidatit tjetër në garë Halim Kosova. Fushata ose dëgjesat publike siç parapëlqejnë t’i quajnë kandidatët dhe partitë takimet me banorët e zonave të kryeqytetit kanë treguar se dy kandidatët janë komodë pasi nuk kanë presionin e kundërshtarit dhe aq më tepër të publikut për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve reale që kanë të bëjnë me disa çështje të nxehta të Tiranës. Ka një konsensus mes palëve për të mos diskutuar për temën e konçesionit të parkimeve që u anullua në momentet e fundit nga Bashkia e Tiranës apo ndërtimit që po ngrihet tek diga e liqenit artificial. Erjon Veliaj mban shënime dhe flet deri për lindjen 4 vitet e ardhshme të një Stiv Jobs-i në Tiranë, por nuk e ka sulmuar dhe as e ka kritikuar projektin e parkimeve. Çështja tjetër e nxehtë për të cilën dy palët janë në sintoni është ndërtimi tek diga e liqenit artificial. Për Halim Kosovën kjo çështje duket e panjohur, çuditërisht edhe nga publiku nuk i adresohen pyetje për ndërtimin tek diga e Liqenit Artifical. E njëjta medotë ndiqet edhe në takimet e Erjonit, ku publiku duket se nuk ka asnjë shqetësim për këto dy çështje. E vetmja frazë që ka deklaruar kandidati i Partisë Socialiste për ndërtimin në digën e liqenit është se Basha ka hapur një gropë të madhe. Më tej nuk tha nëse këtë gropë do ta mbyllë ai apo do ta lërë që të mbushet me beton. Interesat e dy palëve duket se përputhen në dy çështjet më të debatuara për kryeqytetin, ndaj dhe gara dhe dëgjesat publike të dy kandidatëve janë fasadë e një gare të stisur. Erion Veliaj është komod se po sulmohet sa për sy e faqe nga opozita, që ka treguar se luftën e saj politike e çon deri tek çështjet më intime kur është fjala për të sulmuar kundërshtarin. Humbja e Halim Kosovës në Tiranë nuk ka asnjë kosto për Partinë Demokratike, pasi nuk rrezikon asnjë ekuilibër brenda partisë. Basha e Berisha nuk humbasin asgjë nëse e sakrifikojnë atë për një betejë elektorale e projektuar për t’u humbur. Alibi për disfatën mund të gjenden siç është bërë edhe në të kaluarën, por kjo në fund të fundit është pa kosto për t’ia servirur publikut, që edhe këtë radhë do të votojë pa e ditur për ndërtimin teg diga e liqenit dhe koncesionin e parkimeve.
l.m
Comments
Si nuk e sulmon,po ai cdo
<p>Si nuk e sulmon,po ai cdo dite ne FB ate pune ben,pastaj cdo te enjte ne parlament.</p>
Add new comment