Peleshi “mbron” Ramën te Krasta: “Apeli për të votuar vetëm kandidatët e mazhorancës, sjellje normale politike”

Numri dy i qeverisë, Niko Peleshi u jep përgjigje kritikave të ardhura pas thirrjes së kryeministrit për të mbështetur me votë vetëm kandidatët e mazhorancës, me qëllim që pas 21 qershorit kryebashkiakët e rinj të mund të bashkëpunojne me qeverinë qendrore. I ftuar në studion e Adi Krastës, Peleshi tha se eksperienca ka dëshmuar se kryebashkiakët e opozitës nuk kanë aplikuar për projekte dhe se kanë qasje refuzuese ndaj qeverisë, me qëllim që të krijohet zhgënjim. Sa i përket deklaratës së kryeministrit, Peleshi e konsideroi atë si një sjellje normale politike. “Ju besoni se Merkel bën thirrje për të votuar socialdemokratët?! Është sjellje normale politike. Në këto zgjedhje, po shkojmë me dy qasje; një qasje është ajo e kandidatëve tanë me projekte dhe qasja tjetër, e opozitës, që flet për mungesë shprese”tha Peleshi.
Sa i përket komunikimit publik në fushatë, Peleshi tha se qëllimi kryesor i mazhorancës është evidentimi i asaj çfarë është realizuar deri më tani.”Në këtë fushatë jemi për të treguar se cfarë mundëm të bënim në kaq pak kohë. Do vazhdojmë të tregojmë se mund të bënim më tepër nëse nuk do kishim fatura për të paguar. Tani që shlyerja e borxheve po shkon drejt fundit, burimet e financimit për pushtetin lokal janë më të mëdha. Ne shkojmë për t’u treguar shqiptarëve se ka shpresë, se ka mundësi” tha Peleshi.
n.k
Comments
Ad Krasta shkelqeu ne biseden
Ad Krasta shkelqeu ne biseden me Peleshin. Njeriu i zgjedhur prej Kryeministrit mbeti pa fryme ne kete bisede. Pyetjet e gazetarit ishin shqetesimet me te dhimbshme te kesaj fushate, ku mashtrimi dhe premtimet e dy vjeteve me pare vazhdojne, pa asnje pergjegjesi per cfare esjte realizuar deri tani.
Krasta theksoi: Pse jeni te nervozuar ju?! Pse kerkoni qe Opozita te behet sic e doni ju?!
Pse nuk i gezoheni idese suaj qe Opozita eshte e dobet?!
Krasta shfaqi imazh te larte qytetar ne kete bisede. Po ai qe u perballe me Berishen dikur.
krasta e ka quajtur
krasta e ka quajtur "interviste me qeverisjen" dhe ishte nje leksion i vertete se si intervistohet nje qeveritar. Ishte per tu mbajtur shenim cdo pyetje . . Peleshi u tregua po aq qytetar dhe shume here me i hajrit e i pergatitur se Kryeministri, pavaresisht veshtiresise per tu perballur me pyetjet.
Kur Krasta i tha " Ju ish kryetaret e bashkive po kujdeseni te lini benjaminet tuaj ne krye te qyteteve qe keni drejtuar. ..Peleshi tha "Kjo eshte e vertete" Ky duhet te ishte lajmi.
Add new comment