Kryeministri del me teza krahinore në fushatë. Rama thotë se e djathta e urren Gjirokastrën si qytet (Video)

Postuar në 15 Maj, 2015 15:49

Në këtë parafushatë të zgjedhjeve të 21 Qershorit, që zyrtarisht duhet të niste në 22 maj, por që asnjë nga partitë nuk e ka respektuar pavarësisht thirrjes së kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, argumentat që japin palët për të mos votuar kundërshtarin janë të shumëllojshme.  Një prej tyre është qasja krahinore që partitë kanë me elektoratin.  Në prezantimin e ekipit të 61 kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane në Pallatin e Kongreseve kryeministri Rama foli për raportin që e djathta ka krijuar me Gjirokastrën në vite, duke deklaruar se  Partia Demokratike  e urren atë qytet, ndaj dhe e ka lënë në gjendje të rrënuar. E perifrazuar mund të lexohet si një thirrje; mos votoni ata sepse nuk ju duan ose ju urrejnë. A është ky argument për të kërkuar votën?

“Këta patriotë të mëdhenj, këta njerëz që të marrin gjak në vetull për flamur. Lezhën e lanë copë-copë. Beratin copë-copë. Gjirokastrën, duke rënë nga dita në ditë me një urrejtje që edhe pse nuk e thonë, është e ndjeshme, - se duhet ta urresh një qytet, që është një nga vlerat më të mëdha të trashëgimisë tonë kombëtare dhe një vlerë e shkruar e trashëgimisë botërore, - për ta lënë të bjerë dhe të kalbet, në atë farë feje”-është shprehur kryeministri.

 

l.m

RAMA PER GJIROKASTREN by trelosjermatis

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Je person qe u flliqe si vasal i Erdoganit. Nuk kuptoj se si ke ftyre te dalish para publikut.</p>

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Te thuash se PD urren Gjirokastren nuk do te thote se e djathta urren Gjirokastren. Aq me teper qe Rama ne vidio thote &quot;keta njerez&quot; dhe nuk permendet as &quot;e djathta&quot; &nbsp;as &quot;e majta&quot;. Eshte spekullim i paster ajo qe na sjell komentuesi ne titull. Pale pastaj Tedeschini qe nuk ka haber fare per ate qe shkruan, mjaftohet me sharje ndaj Rames. Ore, une nuk jame ndonje partizane i flaket i Rames, as i thur ati ditirame, por me pelqene korrektesia ne kritikat, demaskimet e denigrimet dhe jo thurje thashemnajesh.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.