Blendi Gonxhe te Adi Krasta: “Nuk e kuptoj gjuhën që Rama flet si lider i një projekti. Kjo ndoshta më krijon një lloj mungese sintonie”

Postuar në 15 Maj, 2015 15:36

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Gonxhe ka shpjeguar arsyet e rikthimit të tij në politikën aktive përmes përfshirjes në garën e 21 qershorit si kandidat për anëtar këshilli për Partinë Demokristiane. Duke e pranuar se kjo zgjedhje e tij mund të mos jetë kuptuar, Gonxhe tha se nuk ka asnjë mesazh apo skenar në kandidimin e tij por vetëm “një përpjekje të sinqertë” për të dhënë kontribut në një kohë kur “vendi nuk i ka punët mirë”. “Unë do lë nga jeta ime disa orë më shumë për këtë që po bëj, deri me 21 qershor, dhe do lija me kënaqësi edhe disa orë të tjera nga jeta ime pas datës 21 qershor në Këshillin Bashkiak. Dhe ata që më njohin, që e dijnë se si punoj, besoj se janë të garantuar në maninë time për cilësinë e gjerave me të cilat do të merrem. Dhe është ky pasion që më bën të kërkoj, nuk ka asnjë lloj skeme tjetër. Ky nuk është një film i PDK-së dhe PS-së për Blendin dhe as nuk është një film që Blendi t’i thotë indirekt Ramës përmes PDK-së një mesazh të fshehtë. Nuk ka asnjë gjë të tillë” tha Gonxhe në studion e  Adi Krastës në “Agon Channel”.

Ndërsa fliste për kandidimin, Gonxhe ka dhënë edhe detaje të marrëdhënies së tij me Edi Ramën, ku pavarësisht se forca për të cilën garon është në koalicion me forcën e drejtuar nga kryeministri, nuk i ka kursyer as rezervat ndaj këtij të fundit. “Mua nuk më ka pëlqyer shumë politika në kuptimin e jetës. Një person që jep dorëheqjen nga Partia Demokratike në janar të ’91, që rrëzon monumentin e Enver Hoxhës në shkurt, që krijon Aleancën Demokratike për të kundërshtuar atë që PD-ja bëri gabim 2 vjet më vonë dhe pastaj në 96-97 rrihet rrugëve për zgjedhjet...Domethënë, eksperienca ime nuk është një eksperiencë e lumtur partie. Unë gjithmonë kam pasur qejf projektin dhe kjo më ka bashkuar dhe me Ramën. Unë prandaj ndoshta sot nuk e kuptoj gjuhën që Rama flet si lider i një projekti, i cili në totalitetin e vet është gjithsesi një projekt shumëpartiak dhe ndoshta kjo gjë më krijon një lloj mungesë sintonie” tha Gonxhe. Gjatë intervistës, ai ka komentuar edhe vizitën e presidentit turk Erdogan dhe kërkesat e këtij të fundit, duke e cilësuar si një vizitë që i la shije “jo të mirë”

Intervista e plotë video: https://www.youtube.com/watch?v=xDETMVe0nQQ

n.k

Comments

Submitted by D. E (not verified) on

Rama te mesoje nga e folura e Gonxhes. Sot doli nje profil qe nuk e njihnim i tij. I beri nje PR te shkelqyer vetes. Duke pranuar gabimet e duke qene i vertete. Pa lajle lule e pa falcitetin qe na fyen inteligjencen per dite. Rama te mesoje nga Gonxhe. po sidomos Veliaj

Submitted by Rilindje dhe Ri... (not verified) on

D. E, mos kij iluzione:Rama e di Blendi me inde kocke e qime trupi, por as qe ka ndermend ta leshoj karriken, pa siguruar aq para/valute qe i duhen si "pictor" i lire bredharak.
Mos guxoni te fusni Erjonken ne kete mes: veliaj eshte thjesht nje llamarine qe benjehone zhurmave qe vijne prej Rames!
Tjeter Blendi, dhe zero Veliaj...
Berisha eshte tmerrisht i vjeteruar, por zgenjimi prej tij do jete aq i vogel, kur do na duhet ta krahasojme prej ketyre birbove qe tallen me cdo gje.
Ata qe e njohin Ramen, e dine se cfare gallate mendon ai vete, teksa flet gjoja solemnisht per varrimin e Ise Boletinit prane vellait te tij Ise Qemalit ne Vlore...!
Nje lloj sic tallej kur niste mesazhe Hekena Kadarese dhe gjoja i lutej qe Isa te pranonte te behej President i tij dhe i berishes...!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.