Deklarata e ILKDPI-së/ Tom Doshi akuzohet për fshehje të 23 milion eurove, kallëzimin penal për deputetin

Postuar në 15 Maj, 2015 08:57

Tom Doshi akuzohet për mosdeklarim të parave. ILDKPI ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për deputetin Tom Doshi, për fshehje dhe deklarime të rremë të pasurisë. Bëhet fjalë për një shumë, që sipas Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, shkon deri në 23 milion euro. Shkeljet, sipas ILDKP-së janë kryer nga viti 2005 deri në vitin 2014.  “Nga kontrolli për këtë periudhë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro”- thuhet në deklaratën e ILKDPI-së. ILDKPI ka qenë ndër vite në dijeni të këtyre shumave, por asnjëherë nuk i ka bërë publike. “ILDKPKI bën me dije se deputeti Doshi është kontrolluar nga 2005 deri 2013 disa herë, por, edhe pse në kontrollet e kaluara Inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-së i kanë mbajtur ato të fshehura, duke mos i dërguar dosjet në organin e Prokurorisë, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë”- shtohet në njoftim.

Comments

Submitted by mir (not verified) on

<p>cte ha bytha o shoku...... me tera ato para shte duhet deputetlleku, thone.. qe qenit kur i vjen ngordhja ben shurren ne dere te xhamise.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.