Isa Boletini do të rivarroset në Vlorë. Vendimi kundërshtohet: “Nuk e bëjnë dot në Veri të Kosovës”. “Po shkelet amaneti i heroit”

Postuar në 13 Maj, 2015 09:24

Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, ka vendosur sot që rivarrimi i tij të bëhet në Vlorë më 10 qershor, që përkon me datën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mirëpo disa media në Kosovë raportojnë se ky vedim nuk është pritur mirë nga të gjithë.  “Nuk është vendi që eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen në Vlorë, por ata duhet të rivarrosen në Boletin, sepse aty ai e ka kullën dhe është vendlindja e tij”, thotë Kryetari i Qendrës Rajonale të KLMDNj-së në Mitrovicë, Halit Barani, në një bisedë për Veriu.info.  “Rivarrimi është dashur të bëhet me ceremoni, por kjo nuk mund të ndodh pasi që FSK-ja nuk ka leje të shkoj në veri, pra asaj nuk i lejohet ta kaloj lumin Ibër”, shton ai. Po ëkshtu, sipas koha.net, Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, ka thënë se “vendimi për rivarrimin e eshtrave te Isa Boletini në Vlorë është shkelje e amanetit të heroit kombëtar”.

s.z

Comments

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Po ku jeni "O sa mire me qene shqiptar"? As nje ure nuk kaloni dot. Vetem llafe. Keni frike se zemerohet Lista Srpska dhe del nga qeveria?

Po mos u merzisni, na ngelet miqesia e sinqerte me vendet euro-atlantike, partneriteti i shkelqyer, aleanca e fuqishme...Shqiptaret ne gjithe anet e kufijve jane shume tragjikomike. Ali Ahmeti ngelet ne qeveri, gjykata speciale per "krimet" e UCK po ngrihet ne Hollande, sa here ka zgjedhje miliona e miliona euro dalin jashte vendit per tu fshehur, njeriu me dallaveraxhi ne Shqiperi eshte kryetar parlamenti, Shkelzeni bredh me kale sic i ka hije andej nga eshte. Njerezit rrine pa drita se nuk kane para.

Sa keq me qene shqiptar!

Submitted by Leonard (not verified) on

Është një nder që i bëhet të madhit Is që të jetë bashkë me babain e kombit dhe është një gjë e mirë që dhe familja është dakort  sa për ata që hiqen si patriot ka vënde të tjera për të treguar se sa potriot janë

Submitted by Tr (not verified) on

Nqs Isa Boletini do ishte gjalle sot do ju kishte keput nga nje plumb ne b... te gjithe ketyre palaco politikaneve qe bejne show me emrin e tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.