Propozimi i Taulant Ballës për heqjen e nenit 62 në ligjin e mediave, A. Bushati: “Një grusht shteti mediatik...nga një deputet i përdorur”

Postuar në 12 Maj, 2015 16:58

Para disa ditëve, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri një propozim për të hequr nga ligji për mediat audiovizive të nenit 62. Nen që siguron pluralizmin e mediave dhe heq mundësitë e përqendrimit në një dorë të vetme të njësive mediatike të mëdhe. Andi Bushati ka rimarrë këtë temë, duke u përpjekur të gjejë arsyet se çfarë e shtyn një deputet të PS-së, i shquar edhe ai në vite si folës i palodhur në Parlament, si akuzator, apo si vokalist i të drejtave të kësaj shoqërie të shtypur nga Sali Berisha, që të sugjerojë pikërisht, monopolizimin e mediave. Thotë Bushati në “Lapsi.al”: “Së pari pronarët e grupeve më të mëdha mediatike, ata që prezumohen të jenë mbrojtësit e parë të interesit publik, gjenden aktualisht në shkelje flagrante të ligjit. Ata i kanë shkruar aksionet e tyre në emra shokësh të remë, kushërinjsh fallco apo personash krejtësisht anonimë. Kështu ata janë shndërruar sot, në mëyrë klandestine, në padronë perandorish mediatike që i përdorin për interesat e tyre personale. Taulant Balla do t’ua japë edhe me ligj këtë të drejtë.  Arsyeja e dytë është se nëse neni i famshëm 62 nuk shfuqizohet, të njëjtët padronë mediatikë nuk mund të marrin pjesë në pazarin e ri të ndarjes së 5 frekuencave të dixhitalit tokësor, për të cilat po zhvillohet një luftë e vërtetë e nëndheshme.  Këto motive, aspak në mirëbesim, e kanë shtyrë Ballën (i cili me sa duket ka pas tij ndonjë më të fuqishëm, që do të hedhë gurin duke pasur frikë të tregojë dorën) të bëjë këtë propozim skandaloz. Po përse skandaloz? Ai është i tillë, sepse neni që Balla do të amendojë ekziston pothuajse në të gjitha vendet europiane me demokraci ku e ku më të zhvilluar se ne.  Ai është i tillë, sepse kërkon t’u japë edhe pushtet ligjor atyre që janë përgjegjës për shkatërrimin e mjedisit mediatik në këtë vend. Ai është i tillë, sepse rrezikon ta bëjë edhe më të varur, edhe më të kontrolluar informimin e publikut. Ai është i tillë, se në erën e hapjes globale predikon monopolizimin. Si një nga gazetarët që gjatë karrierës së tij e ka pasur rastin të provojë se si veprojnë grupe mediatike me shumë aksionerë dhe se si degjenerojnë ato kur përfundojnë vetëm në një dorë të vetme, jam i bindur se amendamenti Balla është një hap regresiv, klientelist dhe i dëmshëm. Por, përpos kësaj, ai është edhe shoqërisht i rrezikshëm...Ajo i ngjan më shumë një “grushti shteti” mediatik, kur e drejta për informim nuk shihet më si një kundërpushtet në favor të publikut, por si një mall shkëmbimi që u jepet në duar atyre që e kanë përdhosur atë”.     

s.z

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Shume e drejte dhe shume e rrezikishme.&nbsp;</p><p>Kjo eshte ne vazhden edhe te ligjit per &quot;kontrollin&quot; e komenteve dhe medias online. Me pak fjale kemi nje kaste te tere qe po perpiqet te kontrolloj dhe hapesirat e fundit te lirise per te cimentuar komplet pushtetin e saj.&nbsp;</p><p>Ato qe thote Blushi, qe i permend Lubonja e Bushati, qe i ka thene Bojaxhi nen parullen se &quot;parite jane problemi e jo zgjidhja&quot; jane ne fakt te gjitha se bashku e njejta ide. Ne kete vend monopoli i pushtetit politik gjithmone e me te perqendruar ne 3 duar (Rama, Meta, Berisha) po krijon nje situate ku mundesite ekonomike jane gjithmone e me te limituara ne pak duar, pra ne miqte e ketyre politikaneve. E gjithe kjo situate po krijon me shume pabarazi e me pak rritje ne fushen ekonomike, por po fillon te cenoje dhe lirite sociale e politike rende tashme.&nbsp;</p><p>Prandaj eshte me se e nevojshme qe sistemi te kontestohet me vote, ne cdo forme e cdo menyre. Nuk duhet absolutisht te votohen 2 partite e medha qe kane degjeneruar ne feude personale. Ndryshe pastaj hajde te gjithe marrim rrugen per emigracion.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.