Kandidati i PS-së për Tiranën, kërkon mbështetjen e socialistëve të Tiranës. Dhe u drejtohet me një letër të hapur

Postuar në 08 Maj, 2015 08:49

Kandidati i mazhorancës për Tiranën, Erjon Veliaj, ka publikuar sot një letër të hapur për socialistët e Kryeqytetit. “Këto zgjedhje janë jetike për të ardhmen e qytetit tonë. Ne duhet të fitojmë së bashku, që Tirana të marrë drejtimin e duhur...Jam i sigurtë që falë mbështetjes dhe angazhimit tuaj ne do të fitojmë”, shkruan Veliaj. Ngjan disi e pazakontë kjo letër, sa kohë Veliaj është drejtpërdrejt kandidaturë që vjen nga PS dhe jo nga ndonjë parti e koalicionit që drejtohet nga PS. Socialistët e kanë kandidatin në fjalë opsion logjik dhe të panegociueshëm, ndaj mesazhi duket më shumë si një ftesë për angazhim më të madh të strukturave të Tiranës, që drejtohen nga Saimir Tahiri.
s.z

Comments

Submitted by Bard C. (not verified) on

<p>Kerkon mbeshtetjen e socialisteve ngaqe e di qe shume prej tyre as nuk e kane miratuar kandidaturen e tij, as menyren si u perzgjodh, dhe as nuk do te votojne per te. Une jam nje prej tyre...</p>

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Pikerisht!&nbsp;</p><p>Erioni mbase dhe i fiton zgjedhjet, po do jete ne nje pozicion te keq nese merr dukshem me pak vota se Partia dhe nese diferenca shkurtohet. Supozimi se ky eshte figura qe i bashkon socialistet, sic do te tregoj per te qene kryetar i besueshem neser, do merrte nje goditje te forte.&nbsp;</p>

Submitted by Leonard (not verified) on

<p>E po kësaj i thonë për inat të simevjere do vete të fle me mullixhinë e bollë më me këto mentalitete</p>

Submitted by Mendjembyllur (not verified) on

Sepse eshte nje rrote pa aksin e vete, ky Erion Leterhapuri.
Eshte bosh nga brenda, shpirt-thare, qe ende s'e ka kuptuar se njeriu eshte po ai, kudo te ndodhet, edhe ne Shqiperi, edhe ne Amerike, edhe ne Afrike. Dhe nuk ka perse nderron emrin!
Erjonken e ka xhan vetem Edi Rama, as PS dhe, kulmi i habise, as LS-i...!
Si bir ushtarakesh, beson se Letrat e hapura hapin zemrat!
Mos erjonke, ke filluar te perserisesh genjeshtrst bajate. @

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.