Artan Shkreli: Sheshi "Skënderbej" në pedonale, kur Veliaj të jetë në krye të Bashkisë së Tiranës

Sheshi “Skëndërbej” në Tiranë mund të kthehet në një pedonale pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i kryeministrit për territorin, Artan Shkreli. Shkreli i referohet rikthimit të projektit të bërë vite më parë, përpara se qendra e kryeqytetit të merrte pamjen që ka sot. Në një intervistë për “Ora Neës”, këshilltari i kryeministrit u shpreh i bindur se me ardhjen e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, kryeqyteti do të ofrojë një hapësirë për këmbësorët dhe parkingje publike. “Planet e zotit Veliaj janë që të krijohet një hapësirë këmbësore dhe qytetare në qendër të Tiranës. Kërkohet që në këtë unazë të vogël që do të krijohet, dhe që sot është shumë shpejt për të folur, do të jenë të vendosur dhe parkingjet publike. Programi i zotit Veliaj shkon paralel me programin e qeverisë”, u shpreh Shkreli.
Comments
Po çfare do te thote

Po çfare do te thote pedonale?! Ka te beje me PD-ne apo eshte gjermanisht?!

Po na mesojne gjuhe te huaj

Po na mesojne gjuhe te huaj falas, neve, gjindjes se eger shqiptare..

Ke te drejte qe pyet,
Ke te drejte qe pyet, Kaktarakt.
Jane imitues te zhargonit gjoja perendimor por ne thelbin e tyre jane ekstra-lindore.
I degjojme sec thone: Po te fitojme edhe bashkine, do ta rregullojme Tiranen...
E, si i behet, nese fitojne te tjere?! Nuk u jep fonde Qeverria atyre? Dmth nuk jeni per pluralizmin ju?
E mendoni veten te perjetshem keshtu?
Do humbisni edhe zgjedhjet lokale edhe ato te pergjithshmet diten e fundit tuajen?!
Pse e beni te pamundur pavaresine e pushteteve!
Edhe Rama, keshtu u shpreh, dite me pare: kur s'ka perputhje vizionesh mes pushtetit qendror dhe lokal, gjetat nuk do ecin mbare, u shpreh ai.
Marrezi centralizuese socialiste, soc i vjeter.
Mos mendoni se Aleatet West nul i vene re keto?
Fjala "PEDONALE" gjermanisht

Fjala "PEDONALE" gjermanisht ?!?

Pedonale vjen nga fjala latine "pede" qe don te thote italisht "piede" qe shqip tregon pjesen ma te poshtme te kambes ku perfshihet edhe thembra. Pra fjala PEDONALE tregon zonen ku njerzit mund te ecin ne kambe e jo me makina.

Por problemi i shqiptarve asht shume ma prokupant se nji Zone Pedonale ne qender te Tiranes: Rinia e shkrete shqiptare nuk ka pune dhe detyrohet te ike nga kjo "zone pedonle" per te kerkue BUKEN ne vendet e perparueme europiane. Dikush mund te thote se shqiptart kan ma shume miq turqit se europiant, atehere shkoni te pakten ne Turqi ku ju presin me krah hapt

katarakti po tallet, i dashur

katarakti po tallet, i dashur Paul. Eshte kjo ''moda'' shqiptare per tu dukur dikushi duke fole ne gjuhe te huaj edhe pa qene nevoja...

O Tedeschini sa gallate qe je
O Tedeschini sa gallate qe je ;). Me siguri Erdogani e ka fajin.
I zgjidhen hallet e medha te

I zgjidhen hallet e medha te Tiranes, trafikun, parqet, transportin publik, e tani po na japin nje projekt madheshtor per kenaqesine tone...

Add new comment