Qeveria në dispozicion të fushatës së Erjon Veliajt. Një pjesë e ministrave në fjalimin e lamtumirës të ministrit të Mirëqënies Sociale

Fjalimi i lamtumirës së Erion Veliajt ku dhe lajmëroi dorëheqjen nga ministër i Mirëqënies Sociale u ndoq me vëmendje nga stafi i ministrisë por edhe një numër ministrash që me gjasë do të jenë edhe kontributorët e planit të tij për të ndryshuar Tiranën. Një pjesë të konsiderueshme të fjalimit të Veliajt e zunë “elozhet” dhe “lëvdatat” për ministrat e pranishëm në ceremoninë e lamtumirës, Mirela Kumbaro, Lindita Nikolla, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Bledim Çuçi dhe Niko Peleshi. Veliaj tha se me këta ministra do të bashkëpunojë ngushtë, madje Niko Peleshin e mori si shembull që duhet ndjekur në punët e bashkisë. Ceremonia e dorëheqjes nga ministër i Mirëqënies Sociale mund të quhet edhe jozyrtarisht si çelje e fushatës së Veliajt për zgjedhjet lokale, ku me shumë gjasë e gjithë qeveria do të angazhohet për të ndihmuar kandidatin e saj për Tiranën, pasi puna me të duket se do të jetë e lidhur ngushtë pas zgjedhjeve të qershorit.
l.m
Comments
me kete shkrim i ke bere nje

me kete shkrim i ke bere nje propagande te thekur Veliajt. Kujtoja se Muchi ju kishte karikuar si opozitare...

E paska bere dhe nje feste

E paska bere dhe nje feste tjeter me "kursimet e mamit". Pa fund paska kursy kjo mami i ketij, kushedi ca do bej me pensionin e rritur tani...

Shkelje e hapur e ligjit. Fol

Shkelje e hapur e ligjit. Fol BE per ne e ne me keq... LE ta votojme kete kalamanin e "varfer" qe e mban "mami" se gjynah....

Turp i madh se Rama po ben

Turp i madh se Rama po ben pikerisht si Berisha -promovimin e kukullava pa asnje merite ne poste kyqe duke perdorur burimet qeveritare! mbase ky rast eshte dhe me i keq sepse Velija nuk ka as edukim formal as eksperience pune formale.

Te perdoresh qeverine per kukulla qe kane vec aftesi te perserisin cka duan te degjojne donatoret qe japin fonde eshte nje zgjidhje shume problematike qe e ve Ramen ne pozite te veshtire. Persa i perket reformave te Velise e te mjaftisteve te tjere ne poste kyqe si zevendesministri i edukimit duhet pak kohe per te pare qe reformat jane bere ne leter pa konsultim e pa substance.

Konsultimi me eksperte te huaj i jep shume pak substance ligjeve ne Shqiperi. Problemi nuk eshte qe Shqipetaret nuk kane ligje, por qe kane bere shume ligje qe nuk i duhen as dreqit. Veliaj e co jane specialliste te kesaj lloj ekspertize -bej ligje me shpejtesi si ne formula 1 se me thelbin nuk merret njeri. per ti shitur ligjet kollaj -dil ne televizor dhe thuaj qe kemi bere gjera marramendese te pamenduara me pare. pastaj fut dhe ca mbershtetes bllogjesh te Mjaftit per te bertitur Urra nuk ka si Veliaj dhe reformat u bene.

Add new comment