Kryeministri iu përvodh pyetjeve të deputetit, ndaj socialistët i përgjigjen vetë Blushit. Letër e prof.asc. Hysen Binjakut: “Shqipërisë i bën dëm edhe fytyra, edhe pasqyra”

Ben Blushi, deputet dhe anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste bëri 120 pyetje drejtuar një socialisti, ku parashtronte disa probleme të qeverisjes së sotme. Kryeministri i vendit, iu shmang përgjigjeve, duke vënë në punë një gati-batutë se ai “nuk komenton komentatorët”. Sot media të ndryshme flasin se Edi Rama mendon se pas Blushit “vërtitet fantazma e Fatos Nanos”. Për këto arsye socialistët kanë vendosur t’i përgjigjen vetë Blushit. Gazeta “Dita” boton një shkrim të prof. asc Hysen Binjakut, pedagog i Ekonomisë, që e nis letrën me frazën: “Meqenëse deputeti Ben Blushi më ka drejtuar edhe mua (si gjithë të tjerëve) një seri pyetjesh, po përpiqem, nëpërmjet kësaj gazete, të jap përgjigje”. Ja disa përgjigje: “A e di se kemi fëmijët më të paarsimuar në rajon dhe se investojmë më pak se kushdo tjetër për shkollat?
– Po e di dhe, si mësues e pedagog, jam i trishtuar. Në këtë trishtim ke edhe Ti pjesën tënde. Ke qenë edhe Ti Ministër i këtij Arsimi. Ke qenë për shumë vite dhe je, edhe tani që po më pyet, deputet i këtij Parlamenti që ka votuar këtë buxhet për Arsimin”, shkruan Binjaku. Apo më poshtë: “
116- A e kupton atëherë pse flas?
– E kuptoj. Por nuk mjafton vetëm të flasësh pasi ka ndodhur. Ti dhe shumë e shumë të tjerë jeni paguar dhe paguheni për të parandaluar, sepse jo gjithçka ndërtohet për një ditë. Ju aty keni qenë, ndonjë gur, ndofta jo gur themeli, edhe e keni vendosur.
117- (edhe 118) A mendon akoma se është më mirë të mos flas? A beson se dëmtoj më shumë kur hesht apo kur flas?
– As mos e shko nëpër mend të mos flasësh. Ti të paktën flet, kur ka shumë të tjerë që as nuk flasin. Por, fol në kohën e duhur, pa u trashur zullumi dhe mbi të gjitha, jep edhe ndonjë alternativë për zgjidhje.
119- (edhe 120) A e kupton tani kush i bën më shumë dëm Shqipërisë? Fytyra apo pasqyra?
– Të dyja”.
http://www.gazetadita.al/leter-e-nje-socialisti-per-blushin/
s.z
Comments
Me shume deshperim detyrohem

Me shume deshperim detyrohem te them se asgje nuk eshte kuptuar nga problemet qe ngre Blushi.
Pergjigjet qe ka dhene ky Hysen Binjaku jane pergjigje fshatareske qe nuk arrin te kuptoje jeten urbane dhe ne komunitet.
Jane pergjigje te nje fshatari qe me ndihmen e njerezve te fuqishem te sistemit te kaluarte ka arritur ti ktheje shpatullat dhe bythen maleve ku eshte rritur, ka arritur pa asnje merite por me ndihme politike nje lloj mireqenje ne kurriz te te tjereve dhe duke qene “kapadai” mendon se mund te edukoje te rinj dhe te te jape mend per jeten urbane.
PIKERISHT KY ESHTE THELBI I GJERAVE QE NGRE BLUSHI.

Ja, vleresojeni vete injorancen e ketij fshatari ne pergjigjen e pyetjes se pare te Blushit :

A e di se kryetari i partisë ka një mandat unik gjashtëvjeçar, ndërkohë që sipas rregullit mandati duhet të ishte katër vjet?

– Po, e di. Para dy vitesh e ke ngritur këtë çështje, por nuk vazhdove më tej. Pranove, e pasi pranove Ti, pranova edhe Unë. Pritëm dy vjet, po presim edhe dy të tjera, në fund të fundit pa kryetar nuk jemi. Ne jemi mësuar të rrimë edhe pa Kryetar.Por s’ke faj, Ti nuk ishe atëhere kur Ne nuk kishim Kryetar.

Thelbi i gjese eshte se civilizim do te thote ne fund te fundit zbatimi i gjerave te miratuara dhe te shkruara me vullnet te plote dhe jo FJALA DHE VEPRIMET E TE PARIT TE KRAHINES, FISIT APO E KRYETARIT TE GRUPIT TE SHOQERIMIT TE SHOKUT X.

KUPTOHET MENJEHERE QE BLUSHI ESHTE I KULTIVUAR ME BREZA,NDERSA PEGJIGJE SHKRUESI DUHET TE JETE MARRE ME BREZA ME SIGURIMIN ME CDO MJET TE BUKES SE GOJES, QOFTE KJO ESHE MISRI

LALI është kuptuar fare

LALI është kuptuar fare mirë!!

për këtë të jesh i sigurtë!!për të ta vërtetuar këtë shiko sulmet që po i bëhen!!

shiko mos pranimin e ramës për debat!!

ky" mos kuptim"është thjesht për ta denigruar!!

është i njëjti "moskuptim" me shkrimin për janullën!!

atje e kundërshtuan si një shkrim kundër fesë ortodokse dhe kundër shqiptarëve ortodoks,këtë si një përçarje të socialistëve!!

shkrimi i parë ishte kundër "gjeneral greqizimit",i dyti i shte kundër autoritarizmit të ramës,si partiak ashtu dhe shtetëror!!

E shkruajta dhe te Dita, po

E shkruajta dhe te Dita, po nuk ma botuan. Keto jane pergjigje idiote qe permblidhen pak a shume me shprehjen "ca ke qe flet"! P

er cdo pyetje thote e di qe eshte problem, "po ti Blush ca ke bere". Ne mos gaboj une, Blushi po i ngre si probleme dhe po kerkon rrjedhimisht mbeshtetje per ti adresuar. Po nderkohe nuk eshte as kryetar partie e as kryeminister ai dhe kjo ideja qe fajin nuk e ka ai qe ka pushtetin po ai qe flet per problemet eshte thellesisht e denueshme per mua.

Add new comment