Dështim shumëplanësh i ambicjeve të qeverisë në tatime e dogana për 3-mujorin e parë të 2015. Oreksi më i madh nga “takati” për të shëndoshur ekonominë

Ndryshimet që u bënë në Drejtorinë e Doganave me heqjen e Elisa Spiropalit nuk kanë ndryshuar gjë në planin e të ardhurave në tatime e dogana. Madje 3-mujori i parë i 2015-ës rezultoi me 8.6% më pak të ardhura se objektivi ose 50 milionë dollarë më pak, duke vënë qeverinë në pozita të sikletshme përballë ambicjeve të saj për të vjelë frytet e një politike të “suksesshme” tatimore e doganore. Rënien më të madhe kundrejt planit e kanë zërat e Akcizës me – 28.9%, Tatimit për Të ardhurat Personale me -30 %, Taksa Doganore me -13,6%, Taksat Nacionale me -22.8%, Taksa mbi ndërtesat me -21.5%, Taksa mbi Biznesin e Vogël me -96%, Taksat Lokale me -45%. Edhe në raport me vitin e kaluar, Tatimi mbi Vlerën e shtuar ose TVSH dhe disa taksa rezultojnë me rënie. Në një dalje për mediat zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj është munduar të shpjegojë se se ulja e grumbullimit të taksës së TVSH-së ka ardhur edhe si rrjedhojë e uljes së TVSH të mbledhur në importin e “makineri dhe pajisje” për shkak të përjashtimeve që është bërë për këtë taksë në import. E njëjta e dhënë është edhe për uljen e të ardhurave në importet e materialeve të ndërtimit, që sjell një ulje të TVSH-së me 163,694 milionë lekë. Të ardhurat më të ulta në rentën minerare në vlerën e -1,101,653 milionë lekëve, zëvendësministrja i argumentoi si rezultat i uljes së sasisë së naftës bruto të eksportuar me 121,194 ton nga Bankers, si edhe të uljes së çmimit të naftës në bursë. Shifrat tregojnë se qeveria po ecën me një plan të fryrë dhe jorealist, të cilin e prezantoi para shqiptarëve si modelin e rimëkëmbjes së ekonomisë, duke u munduar që këtë radhë fajin ta gjejë të mediat dhe jo tek plani i saj.
l.m
Comments
Keshtu eshte kur ne dogana
<p>Keshtu eshte kur ne dogana emerohen djemte e shokeve dhe vajzat e bukura. Te shemtuarit bejne kerdine.</p>
Ka ndodhur here pas here te
<p>Ka ndodhur here pas here te kete renie ose rritje shume nen plan te te ardhurave. Po kryesisht vijne ne vite te zgjedhjeve te pergjithshme, ku me pak fjale fillojne rendshem favoret per te marre para per fushaten. Po te ndodhe kjo dhe per zgjedhjet lokale?</p>
Add new comment