Hashashi vijon të turbullojë. “Shekulli” zbulon dy qëndrime të kundërta të deputetit socialist Ben Blushi për vlerën ekonomike të kësaj bime

Gazeta “Shekulli” i ka “kurdisur” sot një lojë të zgjuar deputetit socialist Ben Blushi. Në faqen kryesore të gazetës, shihet një opinion me titull: “Ben Blushi pro ideve të Kokëdhimës për ekonominë e kanabisit” dhe ka për autor Ben Blushin. Ja një pasazh: “Holanda sot e ka legalizuar konsumin e marijuanës, por jo kultivimin e saj. Natyrisht, kjo kërkesë ka gjetur një ofertë në treg. Ish-kryeministri grek i parafundit kërkoi publikisht (që përdorimi i cannabis-it të legalizohet dhe të ardhurat që vijnë nga taksimi i tij të hyjnë në buxhet. Po ashtu, disa shtete në ShBA kanë nisur të debatojnë fort nevojën për legalizimin e marijuanës, një ose dy prej të cilave edhe e kanë kryer. Megjithëse për kushtet tona të sotme jam kundër, besoj se kjo tendencë do të përparojë në Evropë, në dekadat e ardhshme. Tregu mund të liberalizohet dhe të zgjerohet si pasojë e heqjes së kufizimeve morale dhe mjekësore që ka sot. Dhe Shqipëria, për mirë ose për keq, ka namin e një punishteje të cilësisë së lartë dhe kujdesit të shkëlqyer artizanal. Shqipëria e ka kthyer në zanat kultivimin e cannabis-it, të cilin pleqtë e mbjellin si sattiva, gratë e përpunojnë si hashash, burrat e shesin si drogë dhe fëmijët e shijojnë si mirëqenie”. “Shekulli” nënvizon se ky pasazh është marrë nga libri i fundit i Blushit, “Hëna e Shqipërisë”, duke shtuar se “tri ditë më parë, deputeti i PS-së, në shkrimin “Fjalimi im në Funeralin e Rilindjes”, i cilësoi si “kanabistë” nismëtarët e legalizimit të kanabisit mjekësor për eksport, duke hedhur poshtë ato që kishte shkruar në libër vetëm një vit më parë dhe duke e konsideruar jo realist lobimin e Kokëdhimës për legalizimin e kanabisit mjekësor”. Mesa duket Kokëdhima i ka dhënë shah Blushit në këtë rast...
s.z
Comments
Nuk besoj dot se mund te

Nuk besoj dot se mund te behet refleksioni politik me mjete letrare...

Ben Blushi ka boshet e tij, (edhe ) ne letersi, por citimi i te shkruarave te tij letrare ne gazeten Shekulli, eshte fals.

Eshte njelloj sikur te kujtohemi se Koço Kokedhima, mahere sekretar i pare i rinise ne Fier (dhe vertete nje natyre per tu respektuar),

qe hodhi ne Gjanice bustin e Enver Hoxhes, dhe me silogjizem te thjesht te themi se Koço Kokedhima eshte I Djathte!

Beni eshte i sakte ne ato qe ka shprehur per Rilindjen,

Ben Blushi e do PS-ne me shume se Edi Rama,

Ben Blushi ka per tu ngjitur ne podin e kryetarit te PSSH-se,

keto jane te verteta.

Ç'moral?! Ai i mungeses

Ç'moral?! Ai i mungeses totale te koherences, i hipokrizise, i zakoneve te vjetra qe vertitin boten rreth egocentrizmit tend?

Nuk ka moral mes te pamoralshmeve, nuk ka drejtesi mes te padrejteve, nuk ka asgje te mire mes egoisteve qe abuzojne me postet e larta ne politike! Asnje politikan ne Shqiperi s'eshte per t'u respektuar, paçka ka disa syresh diçka me te mire se turma, siç eshte Koço Kokedhima. Ky njeri ka me shume vizion per te ardhmen, duke filluar nga çeshtja e Kanabisit per te cilin po lufton per ta liberalizuar nen monopolin shteteror. Çka do te thote se perveçse nje njeri largpames, rezulton te pakten i paperlyer ne trafiqet e lendeve te ashtuquajtura narkotike, te cilat rezultojne nje burim i stermadh fitimi per shume anetare te kastes politike, te te gjithe spektrit politik shqiptar.

Me vjen keq qe shume gazetare i japin nje hapesire te pamerituar Z. Blushi - ketij aparatçiku ne rolin e pavend te Robin Hudit, me se fundi.

Eshte nje njeri pa vizion, jo per shkak se i mungon inteligjenca, por se hunda i eshte zgjatur keqas saqe edhe kur mundohet te shohe pertej saj, e ben ne menyre krejtesisht te shtirur e te pasinqerte. Dhe pasinqeriteti duket qarte ne çdo fjale e çdo veprim.

Edi Rama? Nje zhgenjim total, do te thoja. Iu veteparaqit popullit si shpetimtari i Shqiperise se keqqeverisur nga banda e Berishoviçeve anti-shqiptare, por deri tani nen qeverisjen e tij eshte bere shume pak per te denuar ashper te shkuaren dhe te tashmen e shemtuar (perjashto rastet Doshi - Frroku), duke ndryshuar pak, teper pak realitetin e shemtuar shqiptar.

Ne kete pike nuk e di se kujt personalisht do t'i jepja çelesat e qeverisjes me afat te vendit. Mbase dyshes S. Ngjela - K. Kokedhima, qe edhe pse jo optimale, te pakten duken me te mire se te tjeret qe realisht jane vetem mbeturina. Pikerisht ky eshte problemi i madh shqiptar: 99.99% e politikaneve shqiptare, jane plehera toksike qe po e shkaterrojne Shqiperine nga themelet!

Leonard L.

Add new comment